Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kam varësi ndaj një njohjeje në Facebook.

Jam një djalë 35 vjeçar beqar që kohët e fundit jam njohur në facebook me një vajzë të martuar. Flasim çdo ditë në Facebook, jemi takuar 2 herë fshehtas në darkë. Unë ndihem i dashuruar me të dhe dua që ta harroj sepse nuk më përket mua por nuk mundem të rri pa folur me të dhe e mendoj çdo ditë. Nuk e di ç’po më ndodh që nuk mund të dal dot nga kjo situatë, ju lutem më thoni një sugjerim se si të veproj.

Nga kjo situatë dilet duke qëndruar shtrirë dhe duke parë tavanin. Hahha. Si shtrirë, çështë kjo shtrirë? Ti shkruan jam një djalë 35 vjeçar por nuk mundem . Unë po të them serjozisht se supozoj ca njerëz ose një njeri që mbledh midhje në një det të tërhequr, me batica dhe zbatica të larta. Jo si det tek ne, pasi në botë ka dete që zbresin ose lartësohen deri në 7-8 metra. Supozoje nëse po vjen batica dhe njeriut i ngencin këmbët në llucë, në arrdhjen e ujit do të mbesë aty e do të mbytet. Pra ai duhet patjetër menjëherë të shtrihet me qëllim që forca e rëndesës të mos jetë vetëm te këmbët dhe uji që vjen ta marrë që ta ngrejë lart, për ta notuar e vajtur drejt bregut. Edhe ti vepro tani me emergjencë sa nuk ka ardhur dallga, e sa nuk janë zhytur këmbët në llucë deri në gju.

Pse ore nuk paska ndonjë vajzë tjetër për ty, vetëm ajo qenka, e martuara? Ajo mund të ketë problemet e saj me burrin, ose mund të jetë një donzhuane, mund të jetë e bukur por e paqëndrueshme në ndjenja e dashuri, ose të jetë ndonjë e papunë që luan me ty, ose ndonjë kurthaxhie ose zhvatëse. Pse pak gra ka të tilla? Cilido variant edhe ai më pak i pabukuri për ty është sigurisht i keq, ndoshta shumë i keq dhe shumë larg mendimeve të tua të shumta për të gjetur miken e jetës, një vajzë beqare për jetën. Pse pak vajza beqare ka?

Advertisement

Unë nuk do ta paragjykoja atë po të ishte fjala vjen, ndonjë e divorcuar, por në këto kushte ti po kalon një gardh e sikur po futesh në një përrallë të huaj e të panjohur ku “pronari” ndoshta po të vëzhgon dhe nuk i dihet… Merre vetë me mend se çfarë mund të bëje ti po të diktoje që dikush tjetër po të prek familjen. Ti vire një herë veten në profilin e tjetrit. Ndoshta ajo grua mund të ketë shumë probleme me burrin e saj se kush ti tregon të gjitha. Po pse atëherë ajo të të përdorë ty si një gomë rezervë sa për të kaluar lumin… E ka thënë bukur Napoleoni në një libër për femrat, “mos fut në krevat një femër që ka më shumë halle se sa ti”. Mua më pëlqen letra jote te fraza “dua ta harroj sepse nuk më përket mua por nuk mundem. Kjo po, dhe e kuptoj se halli yt është jo i pakët sa që ka marrë inciativën dhe mundimin për të më shkruar.

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista” të kësaj jave. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ngjyrat që duhet të përdoren në dhomën e fëmijëve

Next Post

Everything You Need to Know About the Yeezy Season 4 Show

Advertisement