Jemi në gusht dhe temperaturat ende thërrasin; det, diell, pushime. Vip-i i rradhës që na flet për to është Gea, një nga belinat simpatike të “Fiks fare”. E imagjinoni sa koka bën Gea të kthehen vetëm me një ecje gjatë bregut? Jemi të sigurtë se do ta ketw po aq vëmëndjen tuaj edhe gjatë kësaj interviste.

Mia Buci: – Si  ditë vere që është, çfarë kishte të veçantë dita sot?

Gea Braha: – Si çdo ditë vere , është e mbushur me plot pozitivitet, diell, energji;  me pak fjalë, pret me padurim ta shijosh. (Buzëqesh)

  • Sa herë që mendon për verën, çfarë të vjen menjëherë ndër mend?
  • Duke qenë se është stina më e preferuar për mua, rrethohem me optimizëm sa herë mendoj për të . Qetësia që të ofron, bregdeti i parezistueshëm, udhëtime, gjithçka që e karakterizon është perfekte!
  • Muzika, apo pushimet janë droga më e mirë?
  • . Do të thoja një kombinim mes të dyjave do të ishte i parezistueshëm .
  • Pushime në hotel me 5 yje, në një “guest house” (shtëpi pritjeje) apo në kamping?
  • Secila do te kishte bukurinw e saj , sepse janw tw ndryshme nga njera tjetra.
  • Cili është destinacioni i kësaj vere? Cila është kohëzgjatja?
  • Këtë verë , bashkë me familjen kemi përzgjedhur jugun si destinacion . Pushimet zgjatën rreth dy javë.
  • Preferon detin, apo malin?
  • Jam e apasionuar pas detit.
  • Çfarë mban mend nga pushimet si fëmijë me familjen?
  • Çdo vit ka qenë njëri më i bukur se tjetri, rrethuar nga njerëzit më të dashur, duke përjetuar eksperienca të reja . Mund të them se në atë kohë mami im ka “vuajtur” shumë , në përpjekje për të më nxjerrë nga deti. (Qesh)

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista” të kësaj jave. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here