Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ertila Koka: Më të mirë sesa deti nuk ka

Ertila Koka, sapo ka sjellë në treg këngën e saj më të re “You only” në bashkëpunim me Tony T, një bashkëpunim të veçantë, i cili duket se është pëlqyer shumë nga publiku. Ajo premton se do sjellë të tjera bashkëpunime, po kaq të bukura, pse jo edhe më shumë, por deri atëherë, ta njohim pak më ndryshe Ertilën!

Ertila ndryshe!
Fabjola Kuburi:- Ertila, si ka ardhur kjo verë për ty?
Ertila Koka:- Kjo verë ka ardhur si gjithmonë me një projekt të ri, por këtë herë akoma më të veçantë. Besoj do shkojë bukur.
– Çfarë mezi prisje të bëje këtë verë?
– Mezi prisja të nxirrja videon e re.
– Ti dhe Tony T, si u gjetët?
-Unë dhe Tony, jemi takuar në një nga klubet ku do performonim të dy. Vendosim të sjellim një duet të dy dhe ia arritëm ta realizonim, edhe pse bashkëpunimi në distancë kërkon kohën kohën e duhur, arriti që dueti të vijë në verë. Falënderoj dhe Valdrin Ahmetin (menaxherin që kam bashkëpunuar disa muaj) që ka ndihmuar që dueti të realizohet duke qenë se të dy jetojnë në Gjermani dhe komunikimi mes tyre ka qenë më i thjeshtë.
– A mund të na tregosh diçka më shumë rreth bashkëpunëtorëve të tu dhe sa je e kënaqur me këtë projekt?
-Jam goxha e kënaqur me bashkëpunëtorët e mi, këtë herë me Studio 2D, De Vox dhe Gramoz Kozeli, që është bashkëpunimi i parë për mua me ta. De Vox, ka realizuar muzikën dhe orkestrimin e “You Only” me Tony T. Melodinë kemi punuar unë dhe Gramoz Kozeli dhe Tony, që ka sjellë pjesën e tij bashkë me tekstin. Rozana Radi ka punuar për tekstin në shqip dhë për tekstin në anglisht kam punuar vetë. Ndërsa me videon ka punuar “Provideo”.
– E ke më të vështirë punën këtë periudhë për shkak të vapës?
– Vapa ndikon në koncerte, më shumë gjatë performancës, por gjithsesi verën e dua shumë edhe pse vapa ndonjëherë arrin kulmin.
– Kënga jote më e suksesshme, cila mendon se është?
-Të gjitha këngët janë pëlqyer nga publiku edhe i këndojnë me mua nëpër koncerte por me klikime është më shumë kënga ‘Beb’.
– E ke dëgjuar të luhet diku në plazhe?
– Po, i kam dëgjuar dhe është bukur kur je me pushime dhe dëgjon dhe këngët e tua.
– Mënyra jote më e mirë për t’u freskuar në ditët e nxehta ?
– Mënyrë më të mirë sesa deti nuk ka, kështu që pres dhe unë me padurim të filloj pushimet.
– Vendi ku ke ëndërr të shkosh për pushime?
– Ëndërr kam disa vende dhe më pëlqen shumë të vizitoj Meksikën dhe Indinë, të vizitoj Taxhmahalin. Besoj, do t’i realizoj së shpejti.
– Ato më të bukurat që mban mend?
– Një ndër më të bukurat, ka qenë udhëtimi nëpër gjithë Siçilinë. Kam kaluar ditë të bukura me pamje fantasike dhe ushqim të shijshëm italian dhe me vera italiane të mrekullueshme.

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista” të kësaj jave. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Berisha: “Partizani ekip i fortë, por…”

Next Post

Majlinda Kelmendi: Premtimi që kishim bërë me Tomas Bachut!

Advertisement