Dua Lipa ka mbajtur mbrëmë në Tiranë koncertin e saj e parë live në Shqipëri. Në faqen e saj në Twittet ajo shprehet se ka qënë një natë magjike.
“Me të vërtetë magjike, faleminderit shumë” ka shkruar Lipa sot në Twitter për koncertin e mbrëmshëm, shoqëruar me flamurin me shqiponjë dhe një trëndafil në postim.
Dua ka kënduar këngët nga albumi i ri që pritet të dalë në shkurt si dhe hitet e saj që e bënë të famshme ndër shqiptarë.