Ka një jetë në skenë dhe është pjesë e botës së artit që në vogëli. Një nga emrat më të mirë në muzikën shqiptare, Vitore Rusha sjell klipin e saj të ri, në bashkëpunim me kompaninë Sëart, me tekst të Gjovalin Dushajt dhe muzikë të Behar Nelit. Përveç kësaj, ajo ka gati edhe një baladë, të cilën ka menduar ta sjëllë pak më vonë dhe zgjedhja e saj nuk ka si të jetë pa vend. “Kuvendon Marta me gra” është një nga këngët që personifikojnë shumë mirë Vitoren, si një këngë me nota humori por që ka ngelur e ngulitur në kujtesën e publikut. Bashkëpunimet, kanë qenë një pikë kyçe në karrierën e saj, ku ka sjellë realizime me emra si Nikollë Nikprelaj, vëllezërit Lleshi, Altin Sulku e shumë të tjerë, bashkëpunime që kanë lënë gjurmë në muzikë.
Fabjola Kuburi:- Çfarë ka bërë Vitore Rusha, jashtë asaj që reflekton ekrani, na trego diçka për vitet e tua në skenë?
– Unë kam shumë vite në skënë, jam rritur me muzikën, e dua deri në detajin e saj më të vogël. Kam marrë pjesë në aq shumë festivale të muzikës popullore, jo vetëm në Pukë por edhe festivale të RTSH, në Ansamblin Shtetëror, në Anketa muzikore që organizoheshin atëherë dhe në Festivalet e Pranverës.
– Ti je e martuar dhe ke dy vajza, bashkëshorti nuk është pengesë nuk ka qenë pengesë për karrierën tënde?
– Jo, përkundrazi, familja ime, bashkëshorti dhe vajzat e mija, më kanë mbështetur gjithmonë dhe shumë për të ecur në botën e muzikës. Muzika, ka qenë dhe mbetet dashuria ime e përjetshme.
– Në përgjithësi, këngët ngjajnë me njëra-tjetrën, klipet po ashtu. Çfarë beson se ke bërë ndryshe ne këngët, diçka që nuk e kanë bërë të tjerët ?
– Klipet e mija, këngët e mija, janë të mbushura me ngjyra, janë solare dhe të japin ndjesi pozitive dhe dëshirë për ti kënduar dhe kërcyer.
– Këngët që ke më përzemër, nga këngët e tua?
– Si këngë kam shumë përzemër këngën “Kuvendon Marta me gra” sepse ka nota humoristike edhe bashkëpunimi me vëllezërit Lleshi ka qenë shumë i këndshëm dhe produktiv. Pastaj kam bashkëpunuar me Nikollë Nikprelaj, me Altin Sulkun, të gjitha këto këngë janë këngë shumë të bukura dhe publiku i pëlqen. Pastaj, klipet kanë ardhur në përmirësim vit pas viti dhe teknologjia ka bërë që të sjellin fjalën e fundit në realizimin e tyre.
– Kënga e re do jetë një bashkëpunim apo e sjell vetë?
– Jo, kënga e re nuk është bashkëpunim, por e kam sjellë vetë, me tekst Gjovalin Dushaj e ka bërë tekstin, e ka bërë duke pasur parasysh që këndoj këngë lirike, muzika Behar Neli dhe me klip tek Sëart.
– Me kë mendon se ke një ngjashmëri në stil, në interpretim? Apo nuk do të kesh ngjashmëri me askënd?
-Faktikisht, që kur kam qenë e vogël dhe kam nisur të këndojë, kam dashur të kem një stil timin, të jem vetvetja dhe kështu kam dashur të prezantohem gjithmonë. Nuk kam ngjashmëri as në zë as në stil, me askënd.
– Koncertet, besoj i ke të panumërta apo jo?
– Kam pasur që në fillimet e mija, ku për herë të parë kam qenë në Mal të zi me koncert me Ansamblin Puka, më pas në Zvicër dhe që atëherë kam pasur një lumë koncertesh dhe vazhdoj ti kem kudo ku ka shqiptarë dhe e duan muzikën shqiptare, jo vetëm brenda kufijve shqiptarë por edhe jashtë tyre, kryesisht jashtë tyre. Unë nuk rresht së vlerësuari dhe falënderuari, publikun tim që kudo ku kam qenë kam marrë shumë duartrokitje, vlerësimë dhe kam marrë shumë ndjesi të mira prej tyre.
– Do të doje të ndryshoje diçka në pamjen tënde ?
– Asgjë. Thjesht, do doja të ndalojë pak koha,se po ikën pak si shpejt.(Qesh)
– Po në karakterin tënd, çfarë nuk të pëlqen?
– Nxehem shpejt por ama edhe fal shumë shpejt.
– Në thelb, ti bën muzikë për veten apo për të tjerët ?
– Unë bëj për vete se dua kaq shumë muzikën, por edhe për të tjerët sepse shikoj sa shumë kënaqen ata që dëshojnë dhe pëlqejnë muzikën time dhe është kënaqësi e jashtëzakonshme.
– Për çfarë mendon më shumë, një këngëtare si Vitore Rusha?
– Për gjithçka, për familjën, për muzikën, për gjithçka që më rrethon
– Thjesht duke të parë në klipet e tua, ti më jep përshtypjen e një femre të guximshme dhe të fortë. Çfarë tjetër të karakterizon?
– Jam shumë e përkushtuar ndaj familjes, jam dhe një amvisë shumë e mirë.
– Çfarë tjetër duhet të dimë për ty?
– Që jam shumë e dhënë pas kozmetikës dhe estetikës.(Buzëqesh)
– Pas disa vitesh në skenë, zakonisht personazhet e njohur vendosin të hapin një biznes të tyrin. I joti do lidhet me estetikë-kozmetikën besoj?
– Po, ja e the tamam të hap një estetikë-kozmetikë timen. Mendoj se do ia dilja, shumë mirë.
– Thonë që jeta e këngëtarëve është më shumë qejf. Është e tillë dhe jeta jote? Si është ajo?
– Është jetë e bukur por ka edhe shumë lodhje.
– Të ardhmes çfarë do t’i kërkoje ?
– Të jemi mirë më shëndet
– Më bëj një mbyllje të bukur të kësaj interviste…!
– Ju ruajtë Zoti të gjithëve kudo që jeni!
Advertisement