(vidhni ca ide, për të pasur rezultate në dobësim)
Në librin e ri “VVork Rules: Insights from inside Google” (Rregulla pune: Vështrime nga brenda Google-it), zëvendëspresidenti i saj, Lazlo Bok, shpjegon se teknikat që përdor shoqëria e tij ishin të mjaftueshme që ai vetë të humbiste 15 kilogramë në 2 vjet.
Si filloi eksperimenti? U vendos të provoheshin tre mënyra ndërhyrjeje: 1. Dhënie informacionesh për zgjedhjet më të mira në ushqime; 2. Kufizim zgjedhjesh me ushqime të shëndetshme; 3. Nxitje e fshehtë, pa kufizuar mundësitë e zgjedhjes së ushqimeve. Nga të tria, zgjedhja e fundit ishte më rezultative, thekson autori i librit. Çfarë bënë ata konkretisht dhe si ranë në peshë?
1. Fshih snak-et (zemër) që shëndoshin dhe nxirr ato të shëndetshmet
Qëllimi ishte të qëndrohej poshtë 200 kalorive për një snak. Eksperimenti nisi në zyrat e Google-it, në Kolorado, ku zemrat e ëmbla që u ofroheshin punonjësve vendoseshin në ambalazhe jo të tejdukshme, ndërsa të shëndetshmet, si frutat, në kuti të tejdukshme. Për pasojë, sasia e përgjithshme e kalorive që merreshin nga sheqernat ra në masën 30%, ndërkohë që ajo e yndyrnave ra me 40%, për shkak se punonjësit zgjodhën zemrat e dukshme, si drithërat dhe frutat.
2. Shërbe me pjata më të vogla
Ideja vazhdoi në kafenetë e ndërmarrjes, ku u futën në punë pjata të reja me një diamtër 22 cm, që zëvendësuan pjatat me diametër 30 cm. Paralelisht, në tavolina u vunë postera dhe karta me rezultatet e studimit, sipas të cilave përshkruhej se duke konsumuar më pak kalori e duke ngrënë në pjata më të vogla, mund të ndihesh i ngopur. Kështu, 35% e punonjësve provuan pjatat e reja dhe brenda një jave (3500 vakte), konsumi i përgjithshëm i ushqimit u pakësua me 5%.
Advertisement