Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

“Sarasvatiçandra” Sarasi heq dorë nga Kumudi

Sarasi e gjen Kumudin duke fjetur në sallon dhe lexon poezinë e dhimbshme që ka shkruar ajo. Sarasi i thotë se duhet ta kishte pritur. Kumudi i përgjigjet se ka qenë ai që i ka kërkuar të mos e presë. Sarasi i tregon Kumudit të gjithë të vërtetën e asaj që ndodhi, duke shkaktuar ndarjen e tyre dhe për Umeshin, që nuk e lejoi ta pengonte martesën e saj. Kumudi nis të qajë…

Kumudi gjen Kalikën në krevatin e të shoqit
Kumudi ia bën të qartë Sarasit se një aksident nuk mund as të rregullojë dhe as të prishë gjithçka dhe se tani është shumë vonë. Sarasi i lutet të mos dënojë veten me dhimbje për këtë. Ai shpon dorën e tij me stilolaps dhe i thotë se do t’i shkaktojë vetes dhimbje, sa herë që ajo ta bëjë një gjë të tillë me veten e saj. Ajo i mjekon dorën dhe qan ndërsa kupton dhimbjen e tij. Sarasi i tregon për vuajtjet që ka kaluar kur ka mësuar të vërtetën për të atin dhe se e ka ndërprerë marrëdhënien me Kumudin, vetëm e vetëm sepse nuk kishte besim as te vetja dhe sepse donte të shkonte tek e ëma. Kumudi qan dhe largohet. Të nesërmen, Kumudi i lutet Zotit ta bekojë lidhjen e saj me Pramadin, por e sheh këtë të fundit që del nga dhoma e tij dhe, kur shkon atje, gjen në krevatin e tij Kalikën. Kumudit i bie tabakaja nga dora.
Kalika zgjohet nga zhurma dhe shokohet kur sheh Kumudin në derë. Kalika i lutet të mos i tregojë askujt për këtë dhe përpiqet ta bindë se ajo ka qenë që fëmijë në atë shtëpi dhe se Pramadin e sheh si vëlla. Kumudi bën gati valixhet për të ikur dhe ia hedh Kalikës mangalsutrën (varësen e martesës), por ajo ia kthen dhe i thotë se vetëm ajo ka të drejtë ta mbajë atë. Mamaja e Pramadit vjen aty dhe e pyet se pse po ia jep mangalsutrën Kalikës. Kjo e fundit i lutet me sy Kumudit të mos tregojë asgjë dhe Kumudi i thotë vjehrrës se po ia jep që ta pastrojë. Mamaja e Pramadit i lutet edhe një herë që të përpiqet ta ndryshojë Pramadin. Sarasi e shikon këtë të fundit duke flirtuar me Kalikën dhe shokohet. Kalika i tregon Pramadit se Kumudi di gjithçka për ata të dy, gjë që e dëgjon edhe Sarasi… Ky i fundit shkon t’i tregojë Kumudit, por ajo i thotë se di gjithçka. Sarasi zemërohet me reagimin e saj.

Kumudi i kundërvihet Pramadit
Pasi ka dëgjuar zërin e Sarasit në telefonin e shtëpisë së të motrës, Kusumi vendos të shkojë tek ajo për të mësuar se çfarë po ndodh. Kumudi është e shqetësuar për Sarasin, pasi i kujtohen fjalët e tij, se do t’i shkaktojë vetes dhimbje, sa herë që ajo do të heshtë kundër padrejtësive që i bëhen. Ajo takohet me Sarasin dhe i thotë se fati i saj ka qenë Pramadi, pasi propozimi i tij erdhi më parë dhe se, kur ai i tha jo, ajo nuk mund t’i turpëronte më prindërit e saj, ndaj vendosi të martohej menjëherë me Pramadin. Ai e pyet se si është e mundur që një vajzë aq krenare dhe rebele si ajo, pranon gjithë këto vuajtje pa thënë asnjë fjalë, por Kumudi ia bën të qartë se, falë tij, tashmë e ka humbur vetëbesimin. Familja e Vidias e fton Kumudin së bashku me të shoqin të vijnë në një festë që ata do të organizojnë.
Kumudi gëzohet kur mëson për ftesën, por njëkohësisht trembet kur mendon se në familjen e saj mund të mësojnë të vërtetën për bashkëshortin e saj. Palaku i rrëfen Kumudit se është në dijeni të faktit që Pramadi e ka plagosur dhe i lutet që të mos u tregojë prindërve për këtë. Budidani e urdhëron Pramadin të shkojë me Kumudin në shtëpinë e saj, ku do të rrinë dy ditë. Pramadi zemërohet dhe i kërkon Kalikës të zbrazë valixhen e tij. Kumudi e përzë Kalikën nga dhoma dhe Pramadi, i zemëruar, thyen gotën e ngre dorën ta godasë, por Kumudi nuk…(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

“Fate të kryqëzuara” Ozani mëson se i dashuri i së ëmës është Haruni

Next Post

Hante çokollata

Advertisement