Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Më puthi, e qëllova…

– Në ëndërr pashë një djalë që e njoh. Ai më kapi nga dora, më afroi te dyert dhe më puthi. Më dha puthjen e parë dhe unë e shijova. Edhe ai më tha se e shijoi dhe unë ula kokën. Unë ika, por ai erdhi pas meje dhe mua më dolën lotët. Pastaj ai më kapi nga dora, më pyeti pse po qaja dhe më fshiu lotët. Më pas shkova në shëtitore dhe kur po kthehesha në shtëpi, ai më kapi dorën e më prekte në trup rreth barkut. I thashë 2-3 herë “mos më prek”, por ai nuk ndaloi dhe unë i dhashë një shuplakë. Ai uli kokën dhe mbante njërën dorë në faqe. Unë ia kapa dorën dhe ia largova. I thashë: “më fal, nuk desha” dhe ia lëshova dorën. U drejtova përsëri për në shtëpi, por ai më kapi për krahu dhe më përqafoi duke më shtrënguar aq shumë, sa u habita. Ju lutem, më thoni, çfarë kuptimi ka?
– Një ëndërr e tillë tregon që ju keni ndjenja për këtë djalë, por në të njëjtën kohë keni shumë frikë nga ai dhe nga vetë ndjenjat që keni për të. Dëshironi të keni një lidhje me të, të putheni e të përqafoheni, pra, keni nevoja fiziologjike, ama keni frikë t’i thoni me zë apo edhe ta pranoni me veten tuaj këtë gjë. Puthjet e gjestet e afërsisë që keni parë në ëndërr tregojnë dëshirën për të patur lidhje dashurie me këtë djalë. Puthja dhe përqafimi nga ana e djalit tregojnë që do të ketë ngjarje të reja pozitive dhe ka shumë mundësi, në këtë drejtim, pra, në drejtimin e dashurisë. Kjo është një ëndërr që ju paralajmëron për ngjarje pozitive në jetën tuaj.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Në kalë të bardhë

Next Post

Krimbat në gjoks

Advertisement