– Çfarë do të thotë të shikosh në ëndërr një akrep me ngjyrë toke që më vinte vërdallë? Dikush më tha të bëja kujdes sepse po të më kapte thumbi i tij, do të vdisja. Akrepin e pashë te shtëpia ime dhe sapo iu afrova derës që të dilja jashtë, ai më pickoi dhe unë vdiqa. Nga sikleti, u zgjova.
– Akrepi që keni parë në ëndërr parashikon një situatë të dhimbshme ose që do të lëndoheni nga dikush në jetën reale. Akrepi përfaqëson edhe ndjenjat shkatërruese, vërejtjet thumbuese, fjalët e hidhura dhe mendimet negative të drejtuara nga ju. Por, duke qenë se në fund të ëndrrës ju vdisni, kjo është pozitive sepse tregon rilindje. Ju do të arrini të largoni negativitetin apo lëndimet që keni pësuar dhe do t’i lini vend diçkaje të re në jetën tuaj.
Advertisement