Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Më është bërë jeta ferr

– I nderuar doktor, do ta shpjegoj gjendjen time shpirtërore që po kaloj prej tre vjetësh. Isha në punë dhe dola nga puna që të shkoja në një dyqan. Duke ecur rrugës, fillova të kisha humbje ekuilibri. Edhe pse në ato momente i thashë vetes se “unë dhimbje nuk kam”, sepse nuk kisha dhimbje, nga frika u ula se thashë se do vdisja, më dridhej trupi. Qëndrova për pesë minuta dhe u çova në këmbë duke u dridhur përsëri se kisha frikë mos më lëshonte zemra. Atëherë shkova te një mjek dhe bëra të gjitha analizat, që më dolën mirë. Bëra edhe rezonancë të kokës, ekg të zemrës dhe të gjitha shumë mirë, por unë në çdo moment mendoja se do të vdisja dhe më zuri paniku. Shkova te neuropsikiatri dhe bëra terapi 2 vjet e 9 muaj. Ndihem mirë, por përsëri kam frikë se kam ndonjë sëmundje dhe më është bërë jeta ferr. Nuk mundem të kënaq as familjen, as veten. Ju lutem, doktor Agroni, çfarë më këshilloni, se jam vërtet në hall?
Dr. Agron Islamaj, neurolog: – Sipas të dhënave tuaja, megjithëse jo të plota, sepse ju nuk më thoni moshën, seksin, ose shkaqet që mund të keni pasur kohë më parë (si traumë psikike) kalimi i ndonjë sëmundjeje etj.); unë mendoj se ju vuani nga një “çrregullim nervor” apo siç e quajmë ne mjekët “neurozë e ankthit”. Në këto raste, prishet raporti nxitje/frenim në sistemin nervor e për pasojë kemi një shkëputje të ngacmimit, që shkon në koren e trurit. Ky shqetësim ndodh në subjektet me sistem nervor të ndjeshëm e kryesisht te seksi femër. Si shkaqe mund të jenë:
a. Kalimi i një situate stresante.
b. Një goditje (traume) psiqike, ose fizike e konflikt në punë, në familje, shoqëri, ose një goditje në kokë etj.)
c. Kalimi i ndonjë sëmundjeje si për shembull një episod me temperaturë të lartë, ose anemi, ose sëmundje e enëve të gjakut, të trurit etj. Po kështu, sëmundjet e tiroides, ose periudha të caktuara siç është adoleshenca, apo menopauza te gratë, ose andropauza te meshkujt. Operacionet që përfundojnë me histerektomi (heqje të mitres te gratë), ose probleme të tjera që lidhen me hormonet. Po kështu, përdorimi pa kriter i kontraceptivëve te gratë, ose përdorimi i duhanit, alkoolit ose pijeve nxitëse të sistemit nervor etj. Si dukuri klinike, krahas krizave me errësim të vetëdijes për disa sekonda, ose minuta, ky shqetësim shoqërohet edhe me dhimbje rënduese të kokës, mospërqendrim, ankth, nervozizëm, prishje të gjumit, ose oreksit, ose çrregullohet edhe puna e zemrës, frymëmarrjes, tretja etj. Në këto raste, ashtu siç ka ndodhur edhe me ju, të gjitha analizat dalin mirë, sepse kemi vetëm ndryshime biokimike, si pasojë e prishjes së raportit nxitje/frenim në sistermin nervor.
– Përsa i përket mjekimit me barna, në radhë të parë ka rëndësi zbulimi i shkakut dhe shmangia e tij (faktor psikologjik, sëmundje të ndryshme të kaluara, ose të pranishme etj.). Së dyti, rëndësi kanë kombinimi i raportit punë/pushim. Së treti, regjimi ushqimor siç është shmangia e ushqimeve nxitse të sistemit nervor (S.N.) siç është kafja, duhani, përdorimi i pijeve nxitëse të SN, si për shembull çaji i malit, ai i evropës, koka kolës, Red Bullit etj. Së katërti, por jo më pak të rëndësishme janë shëtitjet në ajër të pastër e ambientet e gjelbërim dhe të qeta, ose marrja me not, klima malore ose ½ malore, por jo ekspozimi në diell etj. Vetëm atëherë ne mund t’u drejtohemi barnave që do të synojnë rregullimin e raportit nxitje/frenim, si dhe të pasojave të tjera, siç janë ankthi, pagjumësia, mospërqendrimii, ose prishja e funksionit të organeve të tilla si zemër, mushkëri, tretje ose problemet hormonale. Pa ditur se çfarë barnash keni përdorur unë mendoj se një kombinim i mirë i mjekimit me këshillat që ju thashë ju do të ktheheni në normalitet. Së fundi, konsulta, krahas mjekut specialist neuropsikiatër, është mirë edhe biseda me një psikolog, që të zbulojë e të shmangë shkaqet që ju kanë sjellë këto shqetësime, do të ishte një domosdoshmëri për ju sepse do të shpejtonit procesin e shërimit tuaj.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A korrigjohet numri i syve të mi?

Next Post

Më janë ngritur yndyrnat nga tiroidja?

Advertisement