Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Alergjia varet nga periudha e lindjes
Vendet me nivel më të lartë obeziteti në botë
Petulla me mollë

Vendet me nivel më të lartë obeziteti në botë

Pas vdekjes së trishtueshme të burrit më të rëndë në botë, Andres Moreno, i cili kishte arritur peshën 444 kilogramë, le t’i hedhim një sy njërit prej problemeve më të mëdha të botës moderne, shtimit të nivelit të obezitetit. Sipas të dhënave të fundit të OBSH-së, le të shohim popujt më të shëndoshë të botës së sotme, duke filluar nga ata me më pak probleme. Vendet janë rreshtuar duke u bazuar te përqindja e të rriturve me IMT mbi 30. Shifrat normale të IMT-së janë 18.5-25.

28. Egjipti: Jeta sedentare dhe shtimi i restoranteve të tipit fast food, si edhe ëmbëlsirat e lira kanë çuar 28.9% të popullsisë së vendit në obezitet.
27. Zelanda e Re: 29.2% e popullsisë së vendit ka një IMT që i kalon të 30-tat. Shifrat janë shtuar që prej vitit 2010, ku shifrat arrinin në 26.5%. Në rastin e Zelandës së Re, shkaku duket të jetë varfëria, si edhe cilësia e keqe e ushqimit të gatshëm, që është më i lirë sesa frutat dhe perimet. Organizmat e ndryshme që merren me çështjet e shëndetit në vend, kanë kërkuar rritjen e taksave të pijeve freskuese dhe kufizimin e reklamave për fast food-et.
26. Turqia: Megjithëse Turqia nuk ka ndryshuar pozicion në radhitje që prej vitit 2010, nivelet e obezitetit janë shtuar nga 27% në 29,5%. Megjithëse kanë mundësi të përdorin ushqimet e dietës së famshme mesdhetare, një në tre turq është obez dhe vendin e parë e mbajnë gratë.
26. Andora: Andora, vendi i vogël mes Spanjës dhe Francës, mban të njëjtin pozicion si Turqia. Megjithëse popullsia e saj mezi arrin në 79 mijë njerëz, niveli i obezitetit është në një nivel të rrezikshëm, me 29.5%, shifër që është rritur nga viti 2010.
25. Jordania: Edhe banorët e këtij vendi arab janë “rënduar” dhe 30.5% e banorëve janë obezë me një IMT që kalon 30. Sipas studimeve, shumica e grave obeze jetojnë në zonat urbane dhe blejnë në qendrat e qyteteve. Më shumë gjasë për të qenë obezë kanë njerëzit që pinë duhan dhe që kanë të ardhura të ulëta.
24. Oman: Megjithëse Omani gjendet në një pozicion më të mirë, sasia totale e obezëve është shtuar nga 28.4% në vitin 2010, në 30.9%, në vitin 2014. Ashtu si në Jordani, më shumë gjasë për të qenë obezë kanë njerëzit që jetojnë në qytet. Sipas një studimi, mungesa e sportit dhe zakonet e këqija në të ushqyer janë përgjegjëse për këtë gjendje.
23. Antigua dhe Barbuda: Një nga vendet karaibe më të pasura ka nivelin më të lartë të obezitetit me 30.9% të popullsisë. Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë së OKB-së tha se stili urban i jetesës dhe shtimi i të ardhurave, së bashku me dietën e gabuar, përbëjnë shkakun e këtij fenomeni.
22. Trinidad dhe Tobago: Obeziteti në vend ka arritur shifrën 31.1%, duke u ngjitur 4 pozicione më lart që prej vitit 2010. Arsyeja, edhe këtu, janë fast food-et.
21. Barbados: Edhe ky ishull piktoresk në Karaibe lufton kundër obezitetit. Shifrat janë arritur në 31.3%, në krahasim me 28.2% në 2010. Hetimet e OBSH-së zbuluan se Barbadosi ka edhe një shtim të rasteve të kancerit për shkak të obezitetit.
20. Libani: Autoritetet e Libanit vazhdojnë të luftojnë obezitetin, i cili ka arritur në shifrat 31.9%, ndërkohë që në vitin 2010, ishte 28.4%. Studimet kanë treguar se shkaktarë janë niveli i ulët i edukimit, bashkë me zakonet e këqija të të ngrënit.
19: Libia: Nga 6 milionë banorë që ka Libia, 33.1% janë obezë. Sipas studimeve, shkaku kryesor është ushqimi, i cili bazohet kryesisht tek orizi dhe gruri, si buka e makaronat dhe nuk përfshin shumë fruta dhe perime, por edhe jeta sedentare.
18. SHBA: Megjithëse shumë prisnin që SHBA-ja të zinte vendin e parë, në SHBA, vetëm 33.7% e njerëzve janë obezë, megjithëse këtu nuk përfshihen ata që janë mbipeshë (IMT 25-30). Obeziteti ka pasur rritje nga 2010-a dhe arsyeja kryesore është industria e ushqimeve të gatshme, ku në 20 vitet e fundit racionet janë shumëfishuar dhe që mbetet zgjidhje më ekonomike sesa ushqimet e shëndetshme.
17: Arabia Saudite: Ekonomia përparon e po kështu, edhe niveli i obezitetit. Ndikimi i mënyrës perëndimore të të ngrënit është arsyeja pse 34.7% e popullsisë janë obezë, në krahasim me 32% të vitit 2010. Gjithashtu, edhe pakësimi i aktivitetit fizik.
16. Bahrein: Problemi ka marrë përmasa të tilla, sa Ministria e Shëndetësisë në vend është detyruar të hapë klinika dobësimi në përpjekje për të ulur obezitetin. Sipas të dhënave, 35.1% e popullsisë janë obezë.
15. Vanuatu: Sipas OBSH-së, arsyeja e nivelit të lartë të obezitetit në këtë ishull të jugut të Paqësorit janë ndryshimi në të ushqyer, për shkak të importit të ushqimeve të gatshme. Ky nivel prek shifrat 35.3%.
14. Bahamas: Obeziteti në Bahamas është rritur me 3 pikë që nga viti 2010 dhe ka arritur tani në shifrat 36.2%. Sipas studimeve, më shumë rrezikojnë gratë me pak të ardhura.
13. Fixhi: Megjithëse niveli i obezitetit sipas OBSH-së është në shifrat 36.4%, numri mund të jetë më i lartë. Megjithëse Fixhi ka rreth e rrotull 10 vendet me nivel më të lartë obeziteti, ai gjendet aty nga mesi për shkak të kombësive të ndryshme dhe mënyrave të ndryshme të të ngrënit.
12. Mikronezia: Mikronezia përbëhet nga afro 600 ishuj dhe numri i obezëve është shtuar që prej vitit 2010, duke arritur në 37.2%. Si për shumë vende në listë, shkaktarë janë urbanizimi dhe ndikimi i mënyrës perëndimore së të ngrënit.
12: Emiratet e Bashkuara Arabe: Ekonomia në zhvillim, përparimi i teknologjisë dhe klima që nuk është e favorshme për sport në vendet e hapura përbëjnë arsyet kryesore për shtimin e nivelit të obezitetit në EBA. Shifrat janë 37.2%, ndërkohë që Organizata Botërore e Diabetit thotë se 19% e njerëzve (afro 800 000) vuajnë nga diabeti dhe numri pritet të shtohet në 1.8 milionë në vitet që vijnë.
11. Kuvajt: Falë sasisë së lartë të naftës, ky vend i vogël është një nga më të pasurit në botë, por lulëzimi i ekonomisë ka çuar edhe në shtimin e obezitetit në shifrat 39.7%. Shkaktarë janë klima e ashpër e restorantet me ushqime të gatshme.
10. Tuvalu: Ky vend i Paqësorit përbëhet nga 9 ishuj dhe ka vetëm 9800 banorë. Shifrat e obezitetit arrijnë në 40,3%. Banorët e këtij vendi të vogël kanë një metabolizëm të ngadalshëm, për shkak të periudhave të gjata të urisë që kanë kaluar dikur.
9. Kiribati: Ushqimi i shëndetshëm me peshk dhe perime është zëvendësuar tashmë me ushqimet e importuara dhe 40.6% e banorëve janë obezë.
8. Katar: Ky vend i vogël, por i pasur i Lindjes së Mesme ka një shifër në rritje të obezitetit që arrin në 42.3%. Një arsye janë restorantet me ushqime të gatshme.
7. Ishujt Marshall: Obeziteti në këtë vend ishullor ka ardhur në rritje dhe tani ai ka kapur shifrën 42.8%. Një numër i madh i popullsisë vuan edhe nga diabeti.
6. Niue: Këta ishuj ndodhin afro 1500 km larg Zelandës së re dhe kanë një popullsi prej 1000 vetësh. Prej tyre, 42.3% janë obezë dhe kjo shkaktohet nga ushqimi i keq, mungesa e fizkulturës dhe mungesa e shërbimeve shëndetësore.
5. Tonga: Ishuj të tjerë në Paqësor. 43.3% janë obezë, ndërkohë që 40% janë diabetikë. Megjithëse ushqimi tradicional i ishullit përbëhet nga perimet, arrat dhe peshqit, shumë vetë ushqehen më ushqimin e importuar nga Zelanda e Re. Studimet tregojnë se shumë banorë konsumojnë deri në një kilogram mish në vakt, kur në 100 gramë mish ka 40 gramë dhjamë.
4. Samoa: Ashtu si në Tonga, edhe në Samoa importohet mish i cilësisë së keqe dhe për pasojë, 43.4% e popullsisë janë obezë.
3. Nauru: Vendi i tretë për nga obeziteti është ishulli mikroskopik i Naurusë, me 10 mijë banorë, nga të cilët 45.6% janë obezë. Arsyeja edhe një herë gjendet tek ushqimet e përpunuara dhe ato të preferuara të banorëve janë tashmë pula e skuqur dhe koka-kola.
2. Palau: Edhe Palau gjendet në Paqësor dhe 47.6% e banorëve janë obezë. Banorët preferojnë më shumë ushqimet e skuqura sesa të freskëta.
1. Ishujt Kuk: Vendin e parë e zënë këtë ishuj në Paqësor, ku gjysma e popullsisë, 50.8% janë obezë. Ndikimi nga kolonizatorët perëndimorë, nga të cilët banorët mësuan ta skuqnin peshkun, ndërkohë që më parë e hanin të gjallë, së bashku me ushqimet e importuara të përpunuara, kanë shtuar në mënyrë dramatike obezitetin.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Alergjia varet nga periudha e lindjes

Next Post

Petulla me mollë

Advertisement