Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Nuk po e heq dot erën e gojës

– Kam një pyetje për stomatologen ose infeksionisten. Mishrat e dhëmbëve i kam me infeksion dhe më vijnë erë shumë të keqe. Pavarësisht se i laj pas çdo vakti, mbas pesë minutave më mbajnë përsëri erë të keqe. Kam përdorur spiramicina që më kanë bërë efekt vetëm gjatë kohës që i përdorja, por pasi i mbaroja, era fillonte përsëri. Pres një përgjigje nga ju. Faleminderit nga Megi.
Anisa Nasto, stomatologe: – Sëmundjet e mishrave të dhëmbëve janë shumë të vështira për t’u mjekuar, jo se nuk kemi mjetet e duhura, por sepse kërkojnë një përkushtim shumë të madh nga ana e pacientit. Është e domosdoshme të bëhet pastrim gurëzash i thellë dhe shumë i shpeshtë me kontrolle fillimisht çdo muaj sa të qetësohet situata dhe më pas, çdo 3 muaj.
– Ju duhet higjienë maksimale, siç e kam thënë edhe më parë, në numrat e kaluar të gazetës. Nevojitet vazhdimisht përdorimi i fijes interdentare, shpëlarës goje me klorexedine dhe eleminimi i çdo mbushjeje ose ure që mund të acarojë mishrat. Në qoftë se nuk zbatohen këto këshilla, gingiviti, që është shenja e parë, kalon në paradontozë me xhepa të thellë dhe bie erë të keqe nga goja. Për pasojë, sjell dhe lëvizshmërinë e dhëmbëve dhe më pas, humbjen e tyre. Ndaj duhet kujdes i veçantë dhe një kontroll me imtësi te mjeku stomatolog sa më shpejt të jetë e mundur.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Nuk dua ta filloj insulinën!

Next Post

Çfarë të bëj për lëkurë delikate?

Advertisement