– Para dy netësh kam parë në ëndërr të dashurin tim sikur ishte ulur në tokë, kurse unë isha shtrirë po aty dhe kokën e kisha vënë te këmbët e tij. Pastaj iu luta të më thoshte që më donte vërtet. Kur u ngrit, mu duk i vogël në moshë, më i vogël se unë. Ai po më shikonte në mënyrë të çuditshme. Unë i thashë: “Kam nevojë ta di, ndaj më thuaj, të lutem”. Pres një shpjegim nga ana juaj. Faleminderit.
– Ëndrra juaj parashikon pak debate mes jush, por ato do të zgjidhen shumë shpejt. Mund të bëni ndonjë debat që mund t’ju mërzisë për momentin, por do ta harroni lehtë. Kjo ka më shumë lidhje me të dashurin tuaj, i cili për shkak të debatit do të ndihet pak inferior ndaj jush dhe kjo do ta lëndojë pak. Megjithatë, kini kujdes edhe me pyetjet që mund t’i drejtoni; mos e bëni të ndihet pa vlerë para jush.
Advertisement