Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Elvis Roshi: “Isha “dru” kur deklarova dorëheqjen”
Edi Rama u shkruan kryebashkiakëve: “Po të mbaja mend të gjitha dashnoret e mia, tani do isha duke numëruar…”
Enxhi Vlashi, rikthehet suksesshem, me nje duet

Edi Rama u shkruan kryebashkiakëve: “Po të mbaja mend të gjitha dashnoret e mia, tani do isha duke numëruar…”

Endri jam, shefi. Po të dërgoj këtë mesazh për t’ua dërguar të gjithë kryetarëve të bashkisë që janë përfshirë në skandale kohët e fundit. Pasi të të kthejnë përgjigje, më shkruaj.

Të dashur kryebashkiakë!

E kuptoj që kanë bërë shumë padrejtësi me ju kohët e fundit dhe për këtë gjë duhet vënë drejtësia në vend. Për Shukriun shpresoj që gjenden prova të mjaftueshme për të vërtetuar që e kanë dehur, e kanë shpënë në hotel dhe më pas e kanë përdhunuar. Madje, si provë, le të tregojë ato të çjerrat që i ka shkaktuar ajo çupa që e filmoi.
Ndërsa për Elvis Rroshin duhet te gjenden shkaktarët e humbjes së kujtesës. Po ashtu kemi menduar që të gjejmë vajzën e përdhunuar nga Elvis Rroshi dhe ta padisim që ka ndikuar për humbjen e kujtesës të tij.
Ndërsa ju të tjerët, nëse keni keni bërë burg dhe nuk ju kujtohet pse, mos u trembni: Ky është shembulli i një pafajësie e cila duhet të vërtetohet me kalimin e kohës.

Advertisement

Gjithë këto abuzime që po bëhen mbi ju do paguhen një ditë dhe ne si qeveri po merremi me këtë gjë. Kemi hapur adresa fallco për të rregulluar sa më shpejt reputacionin tuaj mediatik. Tani do të na duhet vetëm pak punë për të vënë gjërat në vijë…

T’ju them të drejtën, nuk e kam kuptuar akoma pse Rroshi dha dorëheqjen, sepse ai nuk është se harroi byrekun në furrë dhe iu dogj, që ta bënte çështjen kaq serioze. Ai thjesht ka harruar që ka përdhunuar njërën. Po të mbaja mend të gjitha dashnoret e mia, unë tani do isha duke numëruar dhe jo duke shkruar këtë email”.

Ne si qeveri kemi investuar në një tender për të blerë çaj rozmarine dhe për ta shpërndarë në të gjitha bashkitë për të mos rrezikuar humbjen e kujtesës. Ja na la me barrë ndonjë kryebashkiak ndonjë vajzë që ka qejf filmimet, si do t’ia bëjmë hallit?

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Elvis Roshi: “Isha “dru” kur deklarova dorëheqjen”

Next Post

Enxhi Vlashi, rikthehet suksesshem, me nje duet

Advertisement