Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
5 arsyet pse një grua e fal tradhtinë
Andrea Vesho: Do të jem një baba i shkëlqyer!
Me të dashurin

Andrea Vesho: Do të jem një baba i shkëlqyer!

te trejat brenda

andrea i ri

12717370_962969690454789_8401523730026884243_n

Advertisement

ose kete ne kopertineKa sjellë albumin e parë për publikun, ashtu siç premtoi edhe kur e intervistuam në intervistën e tij të parë për gazetën tonë. “Vetëm ty dhe Zotin” titullohet albumi i këngëtarit Andrea Vesho, i cili ka përmbledhur 8 këngë të shoqëruara me klipe, të cilat janë të mbushura me ngjyra, dritë dhe mjaft ekzotike. Andrea ka edhe një tjetër ngjarje të rëndësishme në jetën e tij, për të cilën duket shumë i entuziazmuar; do të bëhet baba për herë të parë. Urime Andrea dhe sa më shumë suksese!

Fabjola Kuburi: – Andrea, vjen përsëri fuqishëm, këtë herë jo vetëm me klipe, por me një album!
Andrea Vesho: – “Vetëm ty dhe Zotin” është albumi im i parë me 8 këngë dhe 8 klipe. Jam munduar të sjell disa elemente në një album: dashuri, patriotizëm, përkushtim. Ky album ka një ndërthurrje motivesh e zhanresh që te tradicionalja, patriotikja e deri te turbo-folku modern. Janë këto këngë “Mos harroni Shqipërinë”, “Vetëm ty dhe Zotin”,”Dashuri e parë”, “Dhe të martuarit kanë shpirt”, “Gjak shqiptari”, “Pranvera”, “Single lady” dhe “Do t’ia marrim këngës shtruar”.
– Ku e ke pasur gjithë këtë energji dhe zell për muzikën?
– E gjej te dashuria ime për atë që di të bëj më mirë, të këndoj. Muzika, tashmë është bërë pjesë e pandashme e jetës sime, kështu që e barazoj me vetë jetën.
– Brenda një kohe të shkurtër, ke arritur të jesh i pranishëm me klipe, por edhe nëpër evente të ndryshme muzikore në Shqipëri dhe jashtë saj. Si e menaxhon kohën?
– Nëse do, gjithçka bëhet e mundur. Ka të bëjë shumë me vullnetin dhe pasionin që i jep asaj që dëshiron.
– Na trego pak çfarë komentesh ke marrë për këngët e reja?
– Ka pasur një fluks të madh komentesh pozitive dhe u jam mirënjohës të gjithë atyre që nuk kanë munguar me vlerësimet dhe urimet e tyre. Ka pasur edhe kritika, sigurisht, të cilat i kam pritur mirë sepse kritika të shëndosh në profesion dhe është frytdhënëse.
– Këto klipe kanë shumë ngjyra, janë shumë ekzotikë. Mos janë edhe këto elemente që i kanë bërë klipet të bien kaq shumë në sy?
– Ngjyrat janë gjithnjë tregues i pozitivitetit dhe janë shumë të pëlqyera nga të gjithë. Më thuaj një njeri që nuk i do ngjyrat, lulet, pozitivitetin! (Buzëqesh)
– Çfarë kanë këto klipe që asnjë këngëtar tjetër nuk i ka sjellë më parë?
– Ka larmi, ka ndjeshmëri, ka patriotizëm, ka mirësi, ka gjithçka për të cilën shpirti ka nevojë.
– I keni kënduar dhe i këndoni dashurisë, kështu që vajzat kanë të drejtë t’ju admirojnë… Si silleni me fanset tuaja?
– Vajzat kanë të drejtë të këndojnë këngët e mia sepse unë i këndoj dashurisë dhe dashuria është temë universale. Pastaj, përsa i përket anës sentimetale, unë jam i martuar dhe shumë i dashuruar. Ky është një motiv më shumë për t’i kënduar dashurisë, apo jo?!
– Ekziston dikush që e meriton melodinë ose ndoshta të gjithë këngët tuaja?
– Është familja ime, është bashkëshortja ime dhe publiku im.
– Një nga këngët e albumit tënd titullohet “Pranvera” dhe mua më pëlqen shumë. Duket si dedikim për një person të veçantë…
– Ah, më dole në shteg! Kjo këngë i është kushtuar Pranverës sime, e cila ka qenë një mbështetje shumë e madhe në karrierën time, e kam këshilluesen time më të mirë.
– Kam marrë vesh se shumë shpejt do të bëhesh baba…
– Po, jam në pritje të lindjes së një djali, do bëhem baba për herë të parë dhe të them të vërtetën, jam shumë i emocionuar sepse qenka vërtet një ndjesi e veçantë. I kemi zgjedhur edhe emrin, do ta quajmë Kreshnik, për nder të vëllait tim që nuk jeton më. Ai ka qenë foshnje një vjeç kur ka rënë në greminë në një aksident në Qafë të Vishës në Himarë, bashkë me prindërit e mi dhe xhaxhain. Në aksident mbeti i vdekur xhaxhai bashkë me vëllain tim të vogël. Emrin e xhaxhait që vdiq e mora unë, ndërsa emrin e foshnjës dua t’ia vë djalit, për të kujtuar vëllain. Është një dhimbje e madhe që e kanë përjetuar prindërit e mi dhe që unë dua t’ua lehtësoj sadopak me lindjen e djalit tim.
– Mendon se do të jesh një baba i mirë?
– Mendoj se do të jem një baba i shkëlqyer.
– Çfarë je në gjendje të bësh me një mikrofon në dorë dhe me një publik përpara?
– Kam përshtypjen që i kam dhënë provat se çfarë mund të bëj me një mikrofon para një publiku, të ndez zemrat e tyre dhe të paktën për aq kohë sa këndoj për ta, të ndihen mirë.
– Me çfarë do të doje ta sfidoje veten artistikisht e profesionalisht?
– Sfida më e çmuar është kur je aty ku do dhe i tregon botës që ia arrite.
– Je mërzitur ndonjëherë duke kënduar?
– Jo, zakonisht kam pasur të bëj me një publik të dashur dhe shumë të mirë. Kam marrë vlerësime, duartrokitje, lule, por mërzi asnjëherë.
– Si nis ideja e një kënge e më pas, e një klipi për ty?
– Jam gjithnjë shumë i matur në këngët që realizoj sepse kërkoj gjithmonë cilësi dhe vlerë. Muzika popullore ka vlera që nuk duhen shpërdoruar; duhen dashur dhe kënduar me shpirt.
– Ka ndonjë person me të cilin nuk ke patur mundësinë të punosh, por që do të doje të punoje?
– Të punosh me artistë të ndryshëm që kanë emër në artin shqiptar është fat, por edhe aftësi personale. Kam vite në skenë dhe jam munduar me shpirt që me cilindo që më ka takuar situata dhe puna të bashkëpunoj, të jem korrekt.
– Një këngë që nuk është për shijen tënde…
– Nuk ka këngë të shëmtuar, nuk mund të mendohet një këngë si e tillë.
– Si e konsideron veten Andrea në muzikë?
– Jam vetvetja para atyre që e duan muzikën, bëhem njësh me publikun kur jam në skenë apo qoftë edhe kur këndoj në ambiente familjare.
– Kënga më me vlerë shpirtërore që ke realizuar deri më tani?
– Të gjitha janë të bukura, nuk mund të bëj dallime. I dua shumë të gjitha këngët e mia.
– Muzika është vetëm për veshin apo edhe për sytë?
– Nëse në muzikë nuk ka vesh, s’ka as sy e nëse syri është i bukur, veshi mbushet. Gjithçka është e lidhur, bukuria dhe muzika gërshetohen, por muzika është thellë-thellë talenti dhe zëri.
– Në ç’pikë do të doje të përmirësoheshe akoma?
– Në çdo pikë. Njeriu është gjithmonë në kërkim për më të mirën.
– Si e shikon veten Andrea, sot?
– Kam një familje të mrekullueshme, po pres të bëhem baba i një djali, kam një bashkëshorte të jashtëzakonshme dhe kam një profesion të cilin e dua pa fund. Çfarë mund të dojë njeriu më shumë se kaq?!
– Një kujtim i ëmbël fëmijërie…
– Eh, kam aq kujtime nga fëmijëria sa do të më duheshin ditë të tëra t’jua tregoja. Fëmijëria është ajo periudhë e jetës që sa herë që kujtohet, të sjell nostalgji e njeriu ka nevojë për nostalgji.
– Në fund, nëse të them “faleminderit Andrea”, çfarë më thua?
– Ju më thoni faleminderit dhe unë ju them: faleminderit juve për këtë intervistë kaq të bukur. Ju uroj gjithçka të mirë të gjithëve dhe Zoti ju bekoftë vetëm me mirësi dhe lumturi.

Blerta

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

5 arsyet pse një grua e fal tradhtinë

Next Post

Me të dashurin

Advertisement