“Fate të kryqëzuara”
Xhihani dhe Rahmiu burgosen për vrasje
Nuraji është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe mjekët thonë se është shumë e vështirë që ajo të dalë nga koma. Ozkani mbetet në spital bashkë me beben e tij, pasi Kerimani tashmë është në paraburgim, e akuzuar për vjedhje. Gylsereni e merr Hazallin me vete në shtëpinë e saj dhe tregohet shumë e ftohtë me të, pas atyre që kanë ndodhur…
Dilara heq dorë nga Hazalli
Dilara i tregon Xhihanit për mashtrimin e Hazallit dhe për gjithçka që ka ndodhur, shumë e zhgënjyer nga ajo. Ajo bile hedh dyshime edhe mbi faktin se kur ra në ujë, ka qenë një mashtrim nga ana e saj. Dilara i thotë se e gjithë kjo që ka ndodhur ka qenë një plan i Hazallit me Gylserenin. Xhihani mundohet ta bëjë të kuptojë se ajo është ende fëmijë, por Dilara ia thotë shprehimisht se ajo ka vetëm një vajzë dhe kjo është Xhansuja.
Hazalli vazhdon t’i telefonojë më kot Dilarës, pasi ajo nuk ia hap telefonin. Xhihani shkon tek ajo dhe i thotë se ka bërë një gabim shumë të madh ndaj të gjithëve, megjithatë, ai tregohet më i butë me Hazallin dhe i thotë asaj se është vajza e tyre dhe se gjithmonë e tillë do të jetë. Më vonë, Xhihani i telefonon Ozkanit për ta pyetur nëse ka nevojë për ndonjë gjë, tani që e ka gruan sëmurë. Kerimani del nga burgu dhe shkon pranë të vëllait…
Xhansuja shkon të takojë Gylserenin dhe ia bën të qartë se nuk ka për t’ia falur kurrë Hazallit këtë që i ka bërë. Një punonjës i Xhihanit i shet Harunit informacione të kompanisë. Shefja e Gylserenit e sheh atë që vjen në punë me makinë me Xhihanin dhe nis të bëjë thashetheme në lidhje me faktin që Xhihani është i martuar. E zemëruar me të, Gylsereni e lë punën.
Arrestohen Rahmiu, Xhihani dhe Hazalli
Dilara i hapet për gjithçka Xhandanit, e cila nga ana e saj ia transmeton Harunit të gjitha të rejat. Rahmiu vazhdon të futet në borxh te Haruni, duke luajtur kumar. Dilara vazhdon të shoqërohet e të flasë në telefon me Harunin dhe dalëngadalë po bie në dashuri me të. Nga ana tjetër, edhe Xhandani ka rënë kokë e këmbë në dashuri me Harunin. Në kompaninë e Xhihanit vazhdon kontrolli tatimor që e ka bllokuar të gjithë punën e tij.
Përveç komës së Nurajit, Ozkani ka rënë në një hall tjetër, pasi i duhet të lirojë shtëpinë, që do t’ia konfiskojnë për shkak të borxheve që ka patur. Ozani vazhdon të jetojë në shtëpinë e shokut të tij dhe të vazhdojë punën, me gjithë këmbënguljen e Dilarës për t’u thyer në shtëpi dhe për ta lënë atë punë. Xhansuja i kërkon Xhihanit ta ndihmojë Ozkanin që të mos i konfiskojnë shtëpinë dhe Xhihani ia premton se do ta bëjë këtë. Xhihani i kërkon ndihmë Dilarës, meqenëse llogaritë e tij janë të bllokuara, pa i thënë se për çfarë i duhen ato para.
Por gjithçka do të ndërpritet në mes kur Rahmiun, Xhihanin dhe Hazallin do t’i arrestojnë me…(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)