Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Vajzat kerkojne djem…

Jam Dallëndyshja 53 vjeçe kërkoj në jetë një mik të mirë dhe besnike pa interes. Mua do më ketë në krah. Dua një mik të përsosur nga të gjitha drejtimet, mos të jetë nga ato që nxjerrin emrin çdo ditë në gazetë, por të jetë serioz dhe real. Respekte, pres përgjigje në gazetë.
Pershendetje jam një vajzë nga Elbasani 32 vjeçe shkruaj per lidhje serioze. Jam vajzë e qetë dhe e dashur per familjen caloj pak pa histori dashurie. I interesuari te jetë nga Elbasani ose Tirana.
Kerkoj nje lidhje shume sekrete larg alkolit e urrej genjeshtren te jete me karekteristikat e mira si jam dhe vete e mire. Jam e vujtur burri im nuk mendon as nuk do tja di gjithë jeten e tij vetem alkol pin. Prandaj kushdo qoftë njeri i mire te mendoj per mua te me ndihmoj nga ana ekonomike. Une nuk u zhgenjej kurse une jam totalisht e zhgënjyer nga burri im. Jam e pastër në shpirt e ëmbël, kur flas kam paraqitje të mirë dhe jam pak e shëndoshë. Zotëria të lërë numër telefoni në gazetë. Ana Fier.
Jam Djana kërkoj të njoh një mashkull serioz jashtë Shqipërisë për bashkëjetesë, jam 30 vjeçe. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë.
Jam me banim prej shumë vitesh në Tiranë dhe origjine nga jugu, shumë e rregullt dhe e kompletuar në çdo drejtim, beqare nga pretendimet. Jam e interesuar vetëm për një lidhje serioze me nje person qe te jetë: simpatik, me trup të rregullt, me arsim të lartë, i sinqerte, korrekt, familjar, larg duhanit, alkolit dhe bixhozit, i respektueshëm dhe i perkushtuar ndaj meje, mosha 45-52 vjeç. I interesuari të lërë numer telefoni vetem ne gazete. Per sqarime më të hollesishme ja leme takimit.
Jam Alba nga jugu 26 vjeçe e interesuar për një mashkull në Itali, Gjermani apo Greqi, të jetë serioz i divorcuar me kushte të mira. Jam e diplomuar serioze, kërkoj një person për lidhje të më marrë jashtë Shqipërisë. Pres pergjigje ne gazete nga te interesuarit.
Jam Besa nga Shkodra, kam një biznes të vogël, dua të njoh një mashkull mbi 45 vjeçe të dijë të ruaj sekretin. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë. Faleminderit.
Kërkoj për lidhje shumë serioze një intelektual 63 vjeç nga jugu ose qendra e Shqipërisë. Të jetë familjar i rregullt pa probleme, korrekt dhe të ketë paraqitje të mirë. Të banojë në Tiranë ose Durrës. Unë jam Drita shumë e rregullt, pa fëmijë, korrekte, serioze, kam paraqitje dhe plotësoj kushtet e një femre të përsosur. Ai që plotëson kërkesat e mësipërme të lërë numër celulari në gazetë. Ju mirëpres. Drita.
Jam nga jugu 28 vjeçe dhe jam e interesuar për një mashkull në Itali, Gjermani ose Greqi të jetë serioz i divorcuar me kushte të mira. Jam e diplomuar serioze. Kërkoj lidhje serioze. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.
Jam një vajzë e divorcuar, kërkoj një mashkull që jeton jashtë Shqipërisë për qëllime serioze, të më ndihmoj të bëj pashaporten dhe të jetoj me të. Ju pres, por jo mashtrues. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë.
Jam nga Tirana shum e mbajtur tip trendi, e kompletuar ne mardhenje pune dhe ekonomi te mir. Jam per nje lidhje serjoze me nje zotri mosha 55 deri ne 60 vjec te jet i kompletuar te jet ne pun dhe i paraqitshem. Faleminderit.
Jam një vajzë beqare për arsye pretendimesh. Me trup të rregullt dhe shumë familjare nga Durrësi. Jam 50 vjeçe, kërkoj një zotëri deri në moshen 54 vjeç. Të jetë njeri i rregullt në të gjitha drejtimet, larg veseve të këqia dhe familjar. Të jetë i ve akoma më mirë, për lidhje serioze. Pres përgjigje në gazetë. Stop talljet.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (72) View Comments (72)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Njoftime nga Shqipëria...

Next Post

Djemte kerkojne vajza...

Advertisement