Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Vajzat kerkojne djem…

Kërkoj për lidhje shumë serioze një intelektual 63 vjeç nga jugu ose qendra e Shqipërisë. Të jetë familjar i rregullt pa probleme, korrekt dhe të ketë paraqitje të mirë. Të banojë në Tiranë ose Durrës. Unë jam Drita shumë e rregullt, pa fëmijë, korrekte, serioze, kam paraqitje dhe plotësoj kushtet e një femre të përsosur. Ai që plotëson kërkesat e mësipërme të lërë numër celulari në gazetë. Ju mirëpres. Drita.
Jam nga jugu 28 vjeçe dhe jam e interesuar për një mashkull në Itali, Gjermani ose Greqi të jetë serioz i divorcuar me kushte të mira. Jam e diplomuar serioze. Kërkoj lidhje serioze. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.
Kush është i interesuar të më lërë numër telefoni në gazetë. Jam Djana e divorcuar nga Lushnja. Kërkoj një mashkull serioz për lidhje ose bashkëjetesë, të jetojë jashtë Shqipërisë, të jetë serioz e familjar. Jam 30 vjeçe.
Jam një vajzë e divorcuar, kërkoj një mashkull që jeton jashtë Shqipërisë për qëllime serioze, të më ndihmoj të bëj pashaporten dhe të jetoj me të. Ju pres, por jo mashtrues. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë.
Jam nga Tirana shum e mbajtur tip trendi, e kompletuar ne mardhenje pune dhe ekonomi te mir. Jam per nje lidhje serjoze me nje zotri mosha 55 deri ne 60 vjec te jet i kompletuar te jet ne pun dhe i paraqitshem. Faleminderit.
Jam një vajzë beqare për arsye pretendimesh. Me trup të rregullt dhe shumë familjare nga Durrësi. Jam 50 vjeçe, kërkoj një zotëri deri në moshen 54 vjeç. Të jetë njeri i rregullt në të gjitha drejtimet, larg veseve të këqia dhe familjar. Të jetë i ve akoma më mirë, për lidhje serioze. Pres përgjigje në gazetë. Stop talljet.
Jam një zonjë sapo i kam mbushur 50 vjeçe, jetoj vetëm e divorcuar prej 20 vjetës. Fëmijët janë në Gjermani. Unë kam shtëpinë time po e kam në periferi të Tiranës, vetë jam nga Tirana. Kërkoj një mashkull që të jetë i ve ose i ndarë që edhe ai të ketë shtëpinë e vet në Tiranë ose Durrës. Dua të lidhem për një bashkëjetesë. Nuk jam e pasur, kam një jetë normale sado që kam jetuar 18 vjet në Gjermani. Nëse i intereson njeri le të lërë numrin e tij në gazetë. Jo për tu tallur.
Jam një zonjë nga Durresi kërkoj të njoh një zoteri qe te me ndihmoje nga ana ekonomike ose te mbaj ndonje plake naten. Jam 54 vjeçe.
Përshëndetje jam Majlinda 30 vjeçe nga Fieri e divorcuar me femije. Kërkoj dike per nje lidhje te gjatë ta respektojm njëri-tjetrin ta kem ne krah per gjithcka e të më ndihmoj nga ana ekonomike se kam vuajtur ne jetë. Ai qe e ndjen veten të lërë një numër telefoni në gazetë që të komunikojmë.
Jam Lorela simpatike, inteligjente, kulturë dhe e sjellshme. Kërkoj djalë inteligjent, të thjeshtë, të kulturuar dhe shumë simpatik të jetë mbi 26 vjeç, të jetojë në Evropë ose Tiranë. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.
Jam nje zonjë nga Fieri 45 vjece burri me ka vdekur kam 4 femije i kam ne shkolle nuk kam te ardhura. Kërkoj nje zoteri per lidhje shume sekrete ta kem shok te beses dhe te me ndihmoj nga gjendja finacare. Zoteria te lere numrin e tij ne gazete. Olta.
Dua të njoh një djalë serioz që të jetojë jashtë Shqipërisë. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.
Jam një grua sapo i kam mbushur 50 vjeçe, jetoj vetëm e divorcuar prej 20 vitesh, kërkoj të gjej një mashkull që të bashkëjetoj me të, unë e kam shtëpin time. Po dua që edhe ai të ketë shtëpinë e tij, të jetë dhe ai i ve ose i divorcuar. Kërkoj lidhje serioze jo të talleni. Dua ti kalojmë këto vite që na kanë ngelur. Jam nga Tirana po shtëpinë e kam jashtë Tiranës. Nëse është njeri i interesuar nuk do të zhgënjeheni nga unë. Dua që ai të ketë dhe shtëpinë e tij në Tiranë ose Durrës. Respekte.
Vasilika 35 vjeçe nga Lushnja me dy fëmijë të vegjël. Jam e divorcuar me arsim të mesmë me trup shumë të rregullt me gjatësi 1.70 e gjatë, me peshë 75 kg. me paraqitje me noten 9. Kërkoj një lidhje për martesë me një zotëri deri në moshen 75 vjeç të jetë me pashaportë në Shengen ose në Amerikë. Jam e gatshme të krijoj fëmijë me atë. Të interesuarit të lënë numër celulari në gazetë.
Jam një zonjë nga Shqipëria e mesme me moshen 60 vjeçe, pensioniste e vetmuar. Kërkoj një person të mirë të sjellshëm, me edukatë e jo mashtrues, më tepër se një shok, për të kaluar këto pak vite që na kanë ngelë. Personi që do të jetë dakort me këto kritere të lërë numrin në gazetë. Faleminderit.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (27) View Comments (27)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Njoftime nga Greqia

Next Post

Vajza kerkojne djem...

Advertisement