Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Test: Çfarë dini për lëngjet e trupit tonë?

1. Djersa nuk ka erë.
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër

2. Sa pështymë prodhon goja jonë në ditë?
a. Gjysmë kilogrami
b. 1-2 kilogramë
c. 2.5-3.5 kilogramë

3. Nuk është mirë të pish urinë.
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër

Advertisement

4. Cila pjesë e trupit tonë e prodhon vrerin?
a. Mëlçia
b. Veshkat
c. Fshikëza e urinës

5. Vetëm hunda prodhon mukozë.
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër

6. Sa për qind e spermës përbëhet nga spermatozoidet?
a. Më pak se 1%.
b. Më pak se 10%.
c. Më pak se 20%.

7. Nënat e reja prodhojnë nga gjiri një lëng të trashë para qumështit të vërtetë.
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër

8. Kur qan, lotët mund të dalin edhe nga hundët.
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër

9. Lëngu që kemi në vesh, na ndihmon të ruajmë ekuilibrin.
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër

10. Kur urina ka ngjyrë të zbehtë, trupi ynë ka lëngje me tepricë, që duhen nxjerrë.
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër

11. Sekrecionet e mbajnë vaginën të pastër.
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër

12. Sa litra lëngje nxjerrim nga trupi çdo ditë?
a. 1.5 litra
b. 2.5 litra
c. 3.5 litra

13. Kur fillojnë simptomat e para të dehidratimit?
a. Pas 1-2 ditësh pa ujë.
b. Pas 2-3 ditësh pa ujë.
c. Pas 3-4 ditësh pa ujë.

Përgjigjet
1. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Djersa në vetvete nuk mban erë, janë bakteret e trupit tonë që e zbërthejnë atë dhe krijojnë erën e keqe. Djersitja shërben për të freskuar trupin. Emocionet gjithashtu ndikojnë në gjëndrat e djersës, ndaj djersitemi kur jemi nervozë.
2. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Pse goja jonë prodhon kaq shumë pështymë gjatë ditës? Pështyma, e cila kryesisht përbëhet nga uji, shërben për tretjen e ushqimeve dhe lehtëson gëlltitjen e tyre, si edhe mban gojën tonë të pastër.
3. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Urina është e përbërë kryesisht prej ujit dhe është sterile kur del nga trupi ynë, por ju mund të merrni ndonjë infeksion nëse jeni të sëmurë dhe pini urinën tuaj. Përveç kësaj, ajo mund të ketë edhe gjëra të tjera brenda, si alkool të patretur. Nëse do ta provonit urinën, ajo do t’ju dukej e kripur. Para disa shekujsh, doktorët provonin urinën e njerëzve që dyshohej që ishin diabetikë dhe kontrollonin mos ajo ishte e ëmbël.
4. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Vreri duket si diçka e keqe. Ai është i ngjitshëm, i trashë, me ngjyrë të verdhë ose si jeshile, por ai na ndihmon të tresim ushqimet dhe të heqim qafe mbeturinat. Është mëlçia ajo që prodhon vrerin dhe ndërmjet vakteve, ai ruhet në tëmth.
5. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Mukozë janë qurrat që nxjerrim nga hunda kur ajo bllokohet. Por, ky nuk është lloji i vetëm i mukozës që prodhon trupi ynë. Në fakt, mukozë prodhon edhe goja, mushkëritë, zorrët dhe stomaku. Roli i saj është të mbrojë shtresat e lëkurës që prodhojnë mukozë, duke i mbajtur ato të lagura.
6. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Vetëm një përqindje e vogël e spermës përbëhet nga “notarët e vegjël”. Ja pse sperma duket dhe ka shije të njëllojtë edhe te burrat që kanë bërë vazektomi. Sperma ka në përbërjen e saj edhe ujë, sheqer, acide, proteina dhe zink.
7. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Ky lëng i trashë, që quhet edhe kulloshtër, prodhohet në gjinj disa ditë pas lindjes së fëmijës. Ai është i trashë, si i verdhë e i lëngshëm dhe plot me substanca ushqyese për ta mbajtur beben të shëndetshëm. Pas tij vjen qumështi i vërtetë, i cili duket si qumësht i skremuar.
8. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Lotët mbushin sytë, rrëshqasin nëpër fytyrë dhe dalin edhe nga hundët. Lotët dalin nga gjëndrat që ndodhen nën qepallat e sipërme dhe disa prej tyre zbrazen nga tubat e vegjël që ndodhen mes syve dhe hundës. Nëse ne qajmë shumë, ata tuba nuk mund t’i zbrazin gjithë lotët, ndaj disa rrëshqasin në fytyrë dhe disa dalin nga hundët.
9. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Veshi i brendshëm ka një rol të rëndësishëm për trupin. Në të ndodhet një si qeskë e vogël, e mbushur me lëng. Ky lëng duhet të jetë në sasinë e duhur, në mënyrë që ne të lëvizim dhe të ruajmë ekuilibrin. Nganjëherë, ai grumbullohet në vesh dhe në këto raste, mund të kemi marrje mendsh.
10. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Ngjyra e verdhë e hapur tregon se urina ka një sasi të mjaftueshme të ujit dhe ne jemi të hidratuar mirë. Nëse urina ka ngjyrë të errët, kjo do të thotë se trupit i mungojnë lëngjet. Në këto raste, është mirë të pini ujë, me përjashtim të rasteve kur doktori ju ka thënë të pakësoni lëngjet.
11. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Sekrecionet vaginale kryejnë disa detyra në trup. Ato e mbajnë vaginën të pastër e të lagësht dhe ndihmojnë në parandalimin e infeksioneve. Ato duhet të jenë të tejdukshme e të bardha, ose ngjyrë qumështi dhe nuk duhet të shkaktojnë kruarje dhe djegie. Sekrecionet që shkaktojnë probleme janë jeshile, ose të verdha, kanë erë të keqe, ose duken si qumësht i prerë, apo qelb dhe në këto raste, bëhet fjalë për infeksion dhe duhet shkuar te doktori. Sekrecionet vaginale te një vajzë, zakonisht, fillojnë 6 muaj-1 vit para se asaj t’i fillojnë periodat.
12. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Ne nxjerrim nga trupi afro 2.5 litra lëngje në ditë, nga të cilat 1.5 litra janë urinë dhe një litër tjetër e nxjerrim nëpërmjet frymëmarrjes, djersitjes dhe jashtëqitjes.
13. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Pas 1-2 ditësh pa lëngje, njeriu ndërpret urinimin, ka vështirësi në gëlltitje, vuan nga spazma të muskujve dhe në shumicën e rasteve, ka të përziera. Gjithashtu, mungesa e ujit ndikon në tru, duke shkaktuar marrje mendsh, reagim më të ngadaltë dhe ulje të aftësisë për të ndjerë dhimbje. Në fakt, kur je i dehidratuar, indet e trurit tkurren. Pas 3-5 ditësh pa ujë, trupi fillon të ndërpresë punën e organeve, duke filluar nga lëkura, e cila merr një ngjyrë si të kaltër e deri te truri.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Pyetje-përgjigje për seksin…

Next Post

Kika: Vazhdoj ta dua shpirtin tim, Fatjonin!

Advertisement