Flitet per qytetari, por ka ende fishkëllima…
Ka performanca fasadash, por jo brendi mendimi…
Ka raporte fiktive, por jo konkretizime reale…
Ka histori ne kohë, por s’ka aktualitet vleror…
Ka klasë udhëheqësie, por s’ka elitë që ndërton…
Flitet për kushtetutë, por nuk ka zbatueshmëri…
Ka institucione, por nuk ka shërbime…
Ka terminologji, por nuk ka botëkuptim…
Ka resurse, por nuk ka zhvillim…
Ka nepotizëm, por nuk ka demokraci…
Flitet per evropianizim, por nuk ka INTEGRIM…
Flitet per emancipim, por ka ende paragjykime…
Flitet per ura, por ngrihen ende mure…
Ka tradita, por nuk ka bashkëpunim…
Flitet per kulturë, por nuk ka produkt…
Flitet per bashkëjetesë, por ka ende diskriminim…
Ka programe, por nuk ka meritokraci…
Ka pushtet, por nuk ka shpërndarje…
Ka një flamur, por ka ende target grupe…
Ka shqiptari, por ka ende ndasi komunitetesh…
Flitet per komb, por nuk ka qelizë…
Ka njerëz, por nuk ka sy…
Flitet për konsesus, por ka ende demagogji…
Ka pluralizëm, por nuk ka model…
Ka gjuhë televizive, por ka ende anakronizëm…
Ka zë publik, por ka ende politizime…
Ka misione, por nuk ka vizione…
Ka te fortë qe merren ende me te dobëtin…
Ka ëndrra, por nuk ka inspirim…
Ka komercializem, por nuk ka talente…
Legjitimojmë striptizmin, por ka ende racizëm…
Ka analiza, por të mbyt ende formaliteti…
Flasim për progres, por mbjellim regres…
Flitet per inteligjencë, por ka ende patologjira…
Flitet per sy evropian, por ka ende këneta-provinciale…
Ka LIRI ne letër, por ka ende bunkerizime mendësie…
Vrapojmë drejt BE-së, por me kokën nga komunizmi…
Flasim per një trup dhe vrasim ende gjymtyrët…
Evropa na aprovon, ne ende privojmë njeri-tjetrin…
Flitet per INTEGRIM, por qeshet me të dobëtin…
Filtet per identitet, por s’ka Dinjitet njerëzor…
Flitet per shtresë të integruar, por nuk flitet për mjetet si u bënë…
Vrapojmë drejt Evropës, ndërkohë që e copëtojmë trupin ende në bashkësira: lab, egjiptian, çam, malok, vllah, laluc, kaur, rom etj. A thua se jemi gati për në BE? A thua se kemi prekur integrimin me këtë mendësi? A thua se kemi prodhuar produkt emancipimi? A thua se tryeza evropiane diversitetin do ta miratojë si të ndarë? A thua se… A thua se… A thua se…??? Konkluzion: Kostumi i INTEGRIMIT nuk është shije apo pasion, por kërkon: qytetari, sistem demokratik, shance të barabarta, konkurrencë meritokraci, shëndet publik rreth diversitetit njerëzor. Opinionet, mund t’i kemi PERSONALE, kurse FAKTET e vërtetësisë janë gjithmonë PUBLIKE. A jemi një shoqëri gati për vallen e BE-së? Faktet e bashkëjetesës si qytetari tregojnë se kostumi i integrimit nuk mund te vishet nga një trup që ende në shumë sipërfaqe te tij është i zhubrosur. Mund të vendosim çdo lloj vlerësimi për konturet shqiptare, por do t’i ngjasojë një tualeti qe do të bjerë shumë lehtë nga dielli apo shiu i parë që do trokasë në portret. Në Shqipërinë e sotme: Qenia njerëzore etiketohet në thasë patatesh : « Këto janë Kukësi, kurse këto Korçe… Kjo pal zien shpejt e tjetra ca më vonë… ». Paradoks intelektual… Ironi qytetare… Mutacion demokracie… Le të kontribojmë vërtet si një trup optimal për një Shqipëri Evropiane. Nga Ervis Meço, Sekretar i Pergjithshëm i Partise për Evropianizim dhe Integrim (PEI).