Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Më kërcënon një i panjohur. Si të veproj?

– Kam një pyetje për avokatin tuaj sepse jam shumë e shqetësuar. Është dikush që më përndjek me telefonata anonime, më kërcënon, më është bërë si hije. Më ka zënë frika të dal nga shtëpia, sepse ai di çdo lëvizje timen. A ka ndonjë ligj në këto raste? Ai është bërë tashmë makthi im edhe në lagje. Pyeta një jurist, por nuk kishte shumë informacion në lidhje me këto çështje. A mund të denoncohen? Vajza nga Shkodra.
Avokati juaj: – E nderuar vajzë, sipas informacioneve që morëm ne nuk kemi një ligj të mirëfilltë siç e ka bota që parashikon raste të tilla si vepër penale. Megjithatë në Kodin Penal Shqiptar kemi disa nene të caktuara siç është neni 121 (Ndërhyrje të padrejta në jetën private), neni 84 (Kanosja) apo neni 119 (Fyerja), që mund të trajtohen. Këto nene kanë lidhje me ngacmimet e përsëritura dhe kërcënimet e bëra nga një individ ose grup kundër një individi të caktuar. Në rastin konkret, siç po ju ndodh juve, ndjekja e vazhdueshme nga një person, telefonatat anonime, mesazhet kërcënuese, kërcënim me jetën, dërgimi i objekteve të ndryshme. Në varësi të ngacmimit, ligji shqiptar përcakton se te cilat vepra futet rasti. Përgjithësisht këta persona që kryejnë veprime të tilla nuk dallohen në jetën e përditshme dhe zakonisht paraqiten si persona me cilësi të mira dhe inteligjencë, në shumë raste, mbi mesataren.
– Në rastin tuaj konkret, do t’ju këshillonim t’u drejtoheni menjëherë organeve të policisë të cilët mund të parandalojnë një vepër penale dhe mund të ndërtojnë një strategji nëpërmjet përgjuesve për të ndaluar këtë person që ju ndjek tashmë prej kohësh. Në rast të kundërt, kontaktoni me një avokat që ta trajtojë problemin tuaj duke u bazuar në nenet që ju përmendëm më sipër. Por, e përsërisim, kontakti i parë duhet të jetë me policinë e rajonit ku ju banoni, që ta denonconi si rast.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A mund të bëj ushtrime gjatë menstruacioneve?

Next Post

Vërtet shkaktojnë tumor rrezet për tharjen e xhelit të thonjve?

Advertisement