Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ju pickojnë mushkonjat? Fajin e kanë gjenet!

Nëse ju pickojnë mushkonjat, shkaktare mund të jenë gjenet. Në një studim të Shkollës Londineze të Higjienës dhe të Mjekësisë Tropikale janë marrë në studim binjakët, për të kuptuar faktin nëse tërheqja ose jo e mushkonjave ka lidhje me gjenet. Studimi është publikuar në një revistë shkencore me titullin “Trashëgimia e tërheqjes së mushkonjave”. Karakteristika e tërheqjes së mushkonjave është pra e trashëguar? Sipas ekspertëve, bëhet fjalë sidomos për erën e lëshuar nga trupi ynë, që mund të rezultojë joshëse ose jo për këto insekte. Pikërisht era e trupit kontrollohet nga gjenet.
Argumenti është shumë joshës, sepse për shumë kohë, si shkencëtarët, ashtu edhe njerëzit e zakonshëm e kanë pyetur veten pse mushkonjat pickonin disa njerëz dhe jo disa të tjerë. Studimet e mëparshme kishin treguar si viktima të përzgjedhura nga mushkonjat ata që vishnin rroba me ngjyrë të errët, gratë shtatzëna, ata që pinin birrë gjatë mbrëmjeve të verës dhe ata që lëshonin një erë të caktuar nga trupi nëpërmjet lëkurës.
Tani, studimi i ri tregon se era e trupit, e përcaktuar në momentin e lindjes sonë, krijon një situatë përparësie ose jo përsa i përket pickimit të mushkonjave. Studiuesit janë përqendruar te çështjet gjenetike të cilat mund t’i mbrojnë ose t’i vënë në rrezik njerëzit përsa i përket pickimit të mushkonjave, i cili, siç e dimë, përhap shumë sëmundje, që nga malarja, ethet e verdha dhe së fundmi, edhe virusin e Zikës. Njohja e këtyre mekanizmave gjenetike që mund t’i joshë apo t’i largojë mushkonjat, mund t’i ndihmojë shkencëtarët të gjejnë strategji të reja për të mbrojtur popullsitë më në rrezik nga sëmundje vdekjeprurëse të transmetuara nga insektet. Përveç kësaj, objektivi është të pengohet shpërndarja e sëmundjeve tropikale.
Në studimin e vogël pilot, studiuesit kanë marrë në studim binjakët për të kuptuar më mirë faktorët dhe mekanizmat gjenetikë. Ata kanë mbledhur të dhëna nga 18 çifte binjakësh identikë dhe 19 binjakë joidentikë. Mushkonjat kishin tendencë të tërhiqeshin në mënyrë të njëjtë, sidomos nga binjakët identikë, një e dhënë që ka forcuar tezën e gjenetikës. Megjithatë, nevojiten studime të mëtejshme për të dalë në përfundimin se fajtorë për tërheqjen e mushkonjave janë gjenet tona.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Nuk po e jetoj dot jetën time...

Next Post

Pyetje-përgjigje për seksin…

Advertisement