Pasi mëson se Gylserenit i ka vdekur i ati, Xhansuja niset ta kalojë natën me të. Dilara përpiqet ta ndalojë, por Xhihani gëzohet me sjelljen e së bijës dhe e dërgon të ngushëllojë Gylserenin. Të nesërmen, ndërsa ikën, Xhansuja i kërkon Gylserenit ta kalojnë fundjavën bashkë, por ajo nuk i premton… Jëlldërëmi arrin të gjejë adresën e Sollmazit dhe shkon atje në kërkim të Alperit. Sollmazi i thotë se nuk e di ku është ky i fundit, por ia jep adresën sapo Jëlldërëmi i përgatit një çek…
Ozani del me Hazallin në mbrëmje dhe nuk i pëlqen që Xhansuja është e shqetësuar për Gylserenin, ndërsa ajo jo. Ata ulen në një kafe, ku Hazallin nis ta ngacmojë një djalë. Ozani i del në mbrojtje asaj dhe rrihet me djalin. Megjithëse e trembur, Hazalli ndihet shumë mirë që tashmë e ka një vëlla që e mbron dhe ia shpreh këtë Ozanit.
Jëlldërëmi arrin ta gjejë Alperin i cili habitet se kush e ka bërë këtë denoncim. Ai i thotë se nuk do ta kishte denoncuar kurrë Rahmiun, pasi ai e ka kërcënuar me inçizimet e kamerave. Alperi shkon në polici dhe deklaron se Rahmiu thjesht e ka ndihmuar me levën për të rregulluar makinën dhe se nuk ka qenë ai që e ka qëlluar. Deklarata e Alperit e nxjerr Rahmiun nga burgu.
Osmani përpiqet ta mashtrojë Kerimanin duke bërë sikur po blejnë një shtëpi, që t’i marrë 20000 euro asaj, por nuk ia del dot. Sapo del nga zyra që Osmani ia prezanton si zyrë imobiliare, Kerimanin e kapin dy burra të veshur si policë. Ata e marrin atë me vete në makinë dhe nën presionin e tyre, Kerimani është e detyruar t’ua japë të gjitha paratë. Kur dalin nga shtëpia e Kerimanit, ata qeshin dhe Osmani e kupton se nuk janë policë dhe se e kanë mashtruar Kerimanin. Dy burrat janë të punësuar nga Xhandani dhe ia çojnë paratë asaj. Xhandani i fut në llogari me emrin e Ozkanit dhe i çon atij librezën bankare, duke e lënë pa fjalë e shumë të lumtur. Xhandani e urdhëron të mos e prekë atë depozitë.
Dilara e fton Xhansunë për drekë, i hap zemrën asaj dhe i kërkon që ta ndihmojë të riafrohet me Xhihanin e të jenë sërish një familje së bashku. Gylsereni i tregon Derjas se ka vendosur të largohet nga Stambolli dhe të vendoset në Izmir, ku do ta ndihmojë një ish-shoqe e saj. Me gjithë përpjekjet e Derjas për t’ia kthyer mendjen, ajo tashmë e ka vendosur dhe i thotë se nuk mund të qëndrojë në një qytet ku çdo ditë mund të përballet me njeriun që do dhe me të cilin nuk do të bashkohet dot kurrë.
Shejda i tregon Xhansusë se është hapur një faqe interneti ku shajnë të gjitha vajzat e shkollës, por mbi të gjitha, Xhansunë. Për çudi, në të shkruhet mbi çdo temë që bisedohet në shtëpinë Gyrpënar.
Derja i tregon Xhihanit se Gylsereni ka vendosur të ikë. Ai shkon në shtëpinë e saj dhe i dhuron unazën e familjes, që e ëma ia kishte lënë me porosinë që t’ia jepte gruas që dashuronte. Xhihani i thotë Gylserenit se për sa kohë ajo do ta mbajë atë unazë, ai do të besojë se për ta do të ketë ende shpresë.
Në Stamboll vjen Nuraji, ish-e dashura që ka patur Ozkani në Gjermani. Ajo është shtatzënë dhe shkon në fillim në dyqanin e Gylserenit për të ngrënë dhe pastaj në shtëpinë e Ozkanit. Kerimani, që e mëson nga Osmani se lekët duhet t’ia kenë marrë njerëzit e Xhandanit, i kërkon llogari Ozkanit për këtë. Por këtë e fundit, e pret një surprizë tjetër e hidhur: Në shtëpinë e Kerimanit (Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)