Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Ermal Fejzullahu: Jam penduar që kam abuzuar me…

Ermali është nga ata personazhe që çdo intervistë e kthen në bisedë tepër të sinqertë dhe të ngrohtë. Kjo, sepse ai është vetvetja, ndaj publiku e ka dashur dhe vazhdon ta dojë shumë. Edhe pse ndodhet për disa ditë pushimi te miku i tij në Zvicër, teksa shijon atë gotën e verës, Ermali na përgjigjet edhe në këtë intervistë.
Për ta zbuluar më shumë se kaq, si edhe mjaft detaje nga bashkëpunimi i tij i fundit me Kidën në këngën “Mi Amore” që u kthye menjëherë në hitin e momentit, lexoni më poshtë…

Mia Buci: – Ermal, më përshkruaj të lutem ambientin ku ndodhesh dhe gjithçka që të rrethon momentalisht…
Ermal Fejzullahu: – Momentalisht, jam në Zvicër, në Grenshen. Ndodhem në shtëpinë e mikut tim Dritonit, i rrethuar nga familja e tij dhe duke pirë nga një gotë verë. (Buzëqesh)
– Cila është rutina jote zakonisht?
– Këto ditët e fundit e kam ndryshuar rutinën. Kudo që të ndodhem; si në Kosovë ashtu edhe jashtë vendit, sapo zgjohem, bëj vrap. Pastaj, dita fillon me takime pune, në studio dhe kur jam i lirë, rri me fëmijët. Përndryshe, bëhem gati dhe shkoj për të kënduar në vendet ku jam i ftuar.
– “Mi amore” të sjell në një bashkëpunim me Kidën. Çfarë e bën të veçantë vetë Kidën dhe bashkëpunimin me të?
– Ka qenë një bashkëpunim interesant! Kida është këngëtare e re në moshë mirëpo mjaft e suksesshme. Për vetë faktin që ka qenë bashkëpunim i “çuditshëm” për publikun, e kam ditur se do të kishte sukses.
– Pse e titulluat këngën kështu?
– Titulli “Mi Amore” është vënë për shkak se kjo ishte pjesa që mbahej mend më tepër nga njerëzit. Për të mos e komplikuar, e kemi lënë këtë titull.
– Je i kënaqur me të gjitha zgjedhjet që ke bërë deri tani? Çfarë do të kishe dashur ta kishe bërë ndryshe?
– E vetmja gjë që do të kisha dashur ta ndryshoj në jetë, është abuzimi që kam bërë me ushqimin. Për të gjitha të tjerat, e falënderoj Zotin.
– Thonë se fëmijët e përmirësojnë martesën dhe e komplikojnë divorcin…
– Fëmijët janë gjëja më e shenjtë në shtëpinë tonë. Divorci nuk ka qenë temë në shtëpinë time dhe nuk besoj se do të jetë ndonjëherë, duke pasur parasysh marrëdhëniet e mira dhe të shëndosha që kemi.
– Bashkëshortja jote, Ariana, është një fashioniste e vërtetë, ndërkohë që ti je më i thjeshtë në këtë drejtim. Apo nuk janë punë burrash këto të modës?
– (Qesh) Po, sigurisht, femrat janë më të apasionuara pas garderobës. Mua më pëlqejnë gjërat më të thjeshta. Gjithmonë kam konflikt me Arianën për garderobën se ajo ka dëshirë që unë të vishem ndryshe. Në klipin e fundit kam bërë si ka thënë ajo dhe më kanë komplimentuar më tepër.
– Çfarë të relakson?
– Relaksi më i mirë është kur jam pranë fëmijëve të mi.
– Çfarë do të të pëlqente të bëje në një ditë me shi?
– Të them të drejtën, vetëm fle. (Qesh)
– Gjesti më romantik që Ariana ka patur kënaqësinë të shijojë prej teje?
– Të të them të drejtën, nuk jam tip romantik. Kemi tre fëmijë të vegjël dhe duhet të jemi gjithmonë të organizuar. Megjithatë, ndonjëherë, ndonjë dy ditësh, ikim në vendet që na pëlqejnë më tepër. (Buzëqesh)
– Pasi folëm për dashurinë, le të flasim për paratë… Do të bëje një këngë për to?
– Më duket një gjest shumë i ulët të bësh këngë për paratë.
– Si janë raportet e tua me paranë dhe kursimin?
– Punoj shumë, jetojmë mirë. Jam ekonomist, nuk shpenzoj shumë në garderobë dhe kam dëshirë të investoj për të ardhmen e fëmijëve, për shkollimin e tyre…
– Blerja e fundit, cila ka qenë?
– Blerja e fundit? Një çokollatë, që e bleva dje. (Qesh)
– Për çfarë të ka vlejtur paraja në jetë?
– Paranë është mirë ta kesh mirëpo asnjëherë nuk kam dëshirë që paraja të më bëjë për vete. Shëndetin nuk e blen paraja, shëndeti është primar. Edhe harmoninë familjare, po ashtu, nuk e blen dot me para.
– Cila ka qenë këshilla më e mirë e mamasë dhe cila, ajo që të ka dhënë babi?
– Çdo sukses në jetë, çdo gjë pozitive që kam mundur ta bëj, është meritë e prindërve të mi. Ata më kanë rritur më së miri dhe u kam borxh tërë jetën.
– Ëndrra që të ka mbetur pa realizuar…
– Të gjithë kemi ëndrra, por unë jam i kënaqur me jetën. Ëndrra ime është që fëmijët e mi të shkollohen në Harvard.
– Nëse dikush të lëndon, merr hak?
– Nuk i dua padrejtësitë. Hak jo, por nuk ua harroj njerëzve asnjëherë, as të mirën, as të keqen!
– Nëse të bie telefoni, kush shpreson të jetë?
– Ndonjëri prej fëmijëve, sepse ma bëjnë ditën më të bukur. (Buzëqesh)
– Nëse troket dera, kë dëshiron të shohësh kur ta hapësh?
– Gëzohem kur vijnë familjarët dhe njerëzit që i dua.
– Një lajm që do të të bënte vërtet të lumtur në këto momente?
– Nëse dikush do të më thoshte që më ka gjetur një ilaç për udhëtimin me avion, duke qenë se e kam fobi. E kam fjalën për ndonjë ilaç që të vë në gjumë direkt. (Buzëqesh)
– Të gjithë e kanë një gjë që dinë ta bëjnë më mirë se të tjerët. Ti, ku e mendon veten si më të mirin?
– Nuk mendoj që të gjithë e bëjnë një punë më së miri. Mendoj se gjithmonë mund të bëjmë një punë edhe më mirë. Unë kam dëshirë të dal triumfues në çdo garë.
– Çfarë vlerëson te një mik dhe çfarë, te një armik?
– Te miku i mirë vlerësoj çdo gjë pozitive. Armiq, nuk kam! Ndoshta dikush më ka mua, por jo haptazi.
– Pse është krijuar idea sikur Ermali është i turpshëm përpara kamerave?
– (Qesh) Të gjithë ma thonë. Në fakt, në jetën reale jam shumë më ndryshe. Jam më i hapur, shumë energjik dhe me humor, kurse përpara kamerave ndihem më i shtangur!
– Një moment kur e ke parë veten ngushtë…
– Ka shumë momente! Më kujtohet njëherë në Durrës; kam ikur për të kënduar, salla ishte plot dhe organizatori nuk e kishte sjellë fare foninë dhe orkestrën! Aty u ndieva shumë keq!
– Cila është gjëja së cilës i trembesh më shumë në jetë?
– I trembem shumë të ardhmes së fëmijëve! Dëshiroj që të edukohen dhe të arsimohen.
– Nëse fëmijët do të të thoshin: “Bab, dua të futem në shou bizz”, çfarë do t’u thoje?
– Nuk do të kisha pasur dëshirë të futeshin në shou biz sepse nuk është jetë me rregull, je gjithmonë larg dhe në rrugë. Mirëpo, asnjëherë nuk do t’u imponohesha.
– Ne të gjithë rritemi e maturohemi me kohën që kalon… Ty, çfarë të ka mësuar jeta së fundmi?
– Jeta është shumë e bukur për ata që dinë ta jetojnë.
– U bënë kohë që nuk dëgjojmë për Bulzën dhe shumë nga ata që e njihnin gjatë kohës që ajo ishte studente në Tiranë, pyesin se ku është…
– Bulza është martuar me Vetonin dhe kanë një vajzë të mrekullueshme, Stinën. Aktualisht, po jetojnë në Amerikë.
– Ermal, po të të pyesja se çfarë duhet për të qenë i lumtur, si do të më përgjigjeshe?
– Për të qenë i lumtur, mendoj se duhet të kesh harmoni në familje.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Çifte që flenë në dhoma të ndryshme... Çfarë fshihet pas kësaj mode të re?

Next Post

Pse qajmë?

Advertisement