Të jesh një model në Shqipëri është tepër e vështire, mos të themi se fjala “model” është më shumë pseudonim se një profesion…. Në Shqipëri nuk njohim asnjë model të mirëfilltë, që e ushtron këtë si profesion.
Një nga arsyet është se ata janë të paragjykuar për shumë e shumë motive që zanafillën e kanë nga organizatorët e eventeve për meshkuj të cilët kanë abuzuar me meshkujt ose më saktë i kanë provokuar dhe “shitur” në forma të ndryshme. Disa “agjenci modelingu” i mashtrojnë duke u thënë “regjistrohu tek ne me kaq lek dhe do reklamohesh”. Më vonë i nxjerrin në shume reklama, spote etj. dhe u thonë se s’mund të marrin lekë pasi janë fillestarë dhe këtë e bëjnë shumë agjenci që veprojnë në Shqipëri, emrat e të cilave, edhe pse janë të njohur, nuk do t’i përmend për arsye etike. Shfrytëzimi bëhet në mënyrat më të paimagjinueshme… Këto asgjenci dhe persona drejtues janë denoncuar dhe në redaksinë e “Touch Fashion”, si edhe në polici etj.
E duke parë këtë të shkuar të hidhur të gjithë janë të tërhequr pak nga pak nga kjo fushë. Njohim disa djem të bukur në kryeqytet të cilët kanë marrë pjesë në shumë reklama, spote dhe evente të ndryshme për meshkuj në fushën e modës, dhe të gjithë ata janë cilësuar si model “elite” të kryqytetit shqiptar. Por kur i pyet se ku punoni, ata i gjen PR club-esh ose janë larguar në emigracion. Kur i pyet “Pse nuk jeni aktiv në media dhe nëse ata janë model?,” përgjigjja e tyre është: “Nuk jemi model, ne e bëjmë për pasion dhe na ofrojnë në reklama etj., por nuk jemi model dhe as që jemi në agjenci mode…”
Shumë të tjerë janë larguar nga Shqipëria dhe për të nisur këtë karrierë përtej kufijve tanë. Ka shumë modelë shqiptarë që kanë tashmë një karrierë të suksesshme jashtë kufijve shqiptar pasi nuk kanë mundur të çajnë këtu për shkak të mënyrës së funksionimit të këtyre agjencive dhe mënyrës se si trajtohen.
Modelët në Shqipëri paguhen shumë pak mos të them 50 mijë lekë të vjetra ose e bëjnë këtë punë pa lekë vetëm për të mbajtur gjallë pasionin për “modelingun”. Në këtë mënyrë ata zgjedhin të bëjnë punë të tjera. Përgjithësisht ata punojnë PR për të tërhequr klientelën me ndjekësit e tyre.
Arsyeja tjetër është se nuk ka modë për meshkuj në Shqipëri. Duke parë karakterin dhe mentalitetin e një mashkulli shqiptar është shumë e vështirë që të ecet përpara në këtë fushë ku vlerësohet e bukura, dhe çka është për tu cekur është që shqiptarët kopjojnë duke dashur të bëjnë modelët shqiptarë si modelët italian. Mirëpo kjo është e pamundur pasi shqiptarët janë komplet ndryshe nga italianët dhe duhet të kenë modën e tyre dhe të transmetojnë modelin karakteristik shqiptarë.
Eshtë për të ardhur keq që në Shqipëri janë pak krijues mode për meshkuj dhe ata që janë kur bëjnë spote, marrin miqtë e tyre që janë të bukur dhe kaq. Për ta nuk ka rëndësi në qoftë se di të japë mesazhin me veshjen që ka apo jo, ato thjesht bëjnë foto, por s’mund të themi që dinë të prezantojnë produktin e tyre me fytyra dhe djem që nuk kanë eksperiencë si model që të dinë të sjellin shije dhe produkt në pozat e tyre.
Nuk mund të sjellim ndryshim të këtij metaliteti të paktën për sa kohë që meshkut druhen të quhen model apo të pozojnë lirshëm para aparatit fotografik, e realisht nuk është faji tyre, por i atyre që u përpoqën që në fillimet e bumit të kësaj industrie keqpërdorën këtë term dhe e shfrytëzuan për keq.
Mendoj që do kemi një fushatë për ndërgjegjësimit dhe të krijimit të imazhit të modelit shqiptar. Kjo do jetë nisma ime së shpejti pasi nuk dua që modelët shqiptarë të jenë PR club-esh, por të jenë vërtetë model dhe të jenë krenar për aq kohë sa ata janë të tillë dhe mund të mbajnë mbi supe fjalë të tillë dhe emërtim të tillë. Ju them të gjithëve që unë s’kam punuar kurrë më parë me model meshkuj, por njoh të tillë pa fund dhe e kuptoj realitetin e tyre që në fakt nuk është i tillë për ta, por për pjesën tjetër që këtë profesion e kanë keqkuptuar apo kanë marrë inate për disa arsye banale që dëgjohen kafeneve.
Advertisement