Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Një këngë për... “Autochtonus"
Edi Rama: Kur është 1 Prill, unë them të vërtetën!
Po jetoj e kërcënuar nga kunata

Edi Rama: Kur është 1 Prill, unë them të vërtetën!

Të parin e qeverisë, zotin Rama, e gjeta në zyrë dje. Teksa ngjisja shkallët e Kryeministrisë, nuk pashë asnjë roje me kallash. Ky fakt më kënaqi pa masë. Trokita në derë.

Edi Rama: – Hyr Kaso, hyr! Mirë je?
– Mirë, zoti Rama, vetëm se jam pak i hutuar…
– Unë jam i hutuar për vete, Kaso. Mirë unë që kam arsye të hutohem, po ti përse je i hutuar?
– Po ja, zoti Rama… trokita në derë dhe ju, pa më parë fare se kush isha, thatë “Hyr Kaso!”. Nga e dinit që isha unë?!
– Për këtë je hutuar ti, Kaso?! Unë mendova se përse. Po më tha Fate Velaj se po vjen Kaso Kosa.
– Fatja ju tha për mua?! Po ai, nga më pa?
– Nga dritarja e zyrës së tij, Kaso. Këtë punë bën Fatja. Shikon tërë ditën në dritare, kush hyn e kush del në Kryeministri. Del në dritare se gjasme pikturon.
– Gjasme? Unë e di që është piktor…
– Ç’piktor leshi, është?! Fatja, nuk ka fat të jetë piktor.
– Në mos piktor, kritik arti është ama!
– Kritik arti?! E, o Kaso, që më bën për të qeshur në këtë ditë pikëlluese. Po Fates çdo pikturë që t’i tregoj, thotë “Kjo është mrekulli!”.
– Mbase e bën sepse ju ka shef…
– Po, ndaj e bën se më ka shef, por unë nuk i tregoj pikturat e mia, i tregoj pikturat e kalamaqëve të kopshteve. Sa ia tregoj Fates këto piktura, atij i bie vilani.
– Si i siguroni pikturat nga fëmijët e kopshteve, zoti Rama?
– Aman o Kaso, zor i madh për ta kuptuar… Erioni m’i sjell!
– Erion Veliaj?
– Jo po Erion Braçe! Po Veliaj pra, kush tjetër? Ai kur shkon nëpër kopshtet e fëmijëve, gjëja e parë që merr janë pikturat. Ato m’i sjell mua dhe unë i shes. Sa të lodhem unë të bëj piktura vetë, më mirë i marr të gatshme.
– Shisni pikturat e fëmijëve?! Po ky qenka lajm i thënë eksluzivisht për mua! Këtë as Kol Ballës dhe as Blendi Fevzos, s’ua keni thënë.
– Ty, Kaso, ne politikanët t’i tregojmë të gjitha.
– Mos po më gënjeni meqë është 1 Prilli?
– Jo, Kaso, ç’është ai llaf që thua?! Pak ditë kemi ne politikanët të gënjejmë, po do gënjejmë edhe në 1 Prill?!…
– Sa shkon një pikturë e fëmijëve?
– Po t’i shkruaj emrin tim poshtë pikturës, pra, sikur e kam bërë unë, shkon te 300 mijët.
– 300 mijë lekë një pikturë fëmijësh, zoti Rama?
– 300 mijë euro, o aguridhe!
– 300 mimimi-mijë euro?! Se mu mor edhe goja…
– Po sigurisht Kaso, bile zihen për t’i blerë. Gjithë anëtarët e Dhomës së Biznesmenëve kanë blerë nga këto piktura. Plus atyre, i blejnë edhe servilët e Partisë.
– Keni shumë të tillë?
– Erioni i pari, Kaso.
– Erion Veliaj domethënë…
– Pse, njeh ndonjë servil tjetër ti Kaso, me emrin Erion?
– Po më habisni zoti Rama. Sot në 1 prill jeni më i vërtetë se çdo ditë tjetër.
– Po të thashë pra, Kaso. Kemi ditët e tjera për të gënjyer ne politikanët. Një ditë duhet të themi të vërtetën.
– Po vetë ju, pikturoni?
– Sigurisht që pikturoj Kaso. Pikturimi është pasioni im gjatë punës. Këto ditë për shembull, kam pikturuar Beni Blushin.
– Për ta shitur?
– Jo, jo, për ta varur në mur. E kam varur aty lart fare, se ma kërkoi Erioni! “Ta qëlloj atë maskarain sa herë hyj në zyrën tuaj, shef”, më tha.
– E ka qëlluar?
– Sigurisht Kaso që e qëllon. Por, po të tregoj një sekret. Njëherë ktheva kokën unë nga ana tjetër e s’po shikoja. Lali Eri bëri sikur e qëlloi Blushin, por në fakt, e puthi.
– Mos! Edhe këtë e paska bërë?
– Kështu e ka politika Kaso. Qëllo e puth. E di unë pse e puth lali Eri atë Blushin…
– Përse, zoti Rama?
– Se lali Eri, o Kaso, do që të ma zërë vendin që tani!
– Kaq shpejt? Po ai as një metër rrugë s’ka shtruar akoma në Tiranë! Ju vërtet ia zutë vendin Fatosit, por me thënë të drejtën, bëtë ca gjëra për Tiranën dhe fituat pikë.
– Është servil, mashtrues dhe karrierist lali Eri, o Kaso. Sot është 1 prilli dhe unë i them gjërat siç janë…
– Po këtë kovë mbi tavolinë, ç’e keni zoti Rama? Apo ju ikën uji edhe juve këtu në Kryeministri dhe merrni masat…
– Kam futur ca ngjala, Kaso. Merri po deshe, se më mbetën këtu. I mblodha t’i haja dje së bashku me Ilirin, me rastin e përvjetorit të aleancës sonë, por s’erdhi. Më duket se do ma dredhë. Do hajë ngjala me Berishën ai, besoj…
– Jo mo nuk e besoj. S’ka përse e bën.
– Ku ka besë në politikë Kaso xhani. “Gjithçka mund të ndodhë. Jetojmë në Tironë”…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Një këngë për... “Autochtonus"

Next Post

Po jetoj e kërcënuar nga kunata

Advertisement