1. Sipas një studimi të bërë me burrat dhe gratë amerikane të moshës 15-44 vjeç, çiftet që fillojnë të jetojnë bashkë para martesës janë më të prirur për t’u divorcuar.
2. Niveli i divorceve në Indi është më i ulët krahasuar me vendet e tjera aziatike.
3. Sipas Zyrës së Regjistrimeve amerikane, martesat e para që përfundojnë në divorc kanë një jetëgjatësi mesatare prej tetë vjetësh.
4. Njerëzit që martohen për herë të dytë, kanë më pak gjasa të divorcohen, për shkak të eksperiencës që kanë fituar nga dështimi i martesës së parë.
5. Filipinet janë vendi i vetëm në botë ku divorcet janë ilegale (përveç Vatikanit, sigurisht).
6. Në tempullin japonez Mantokuxhi, gratë e martuara që nuk janë të lumtura, mund t’i shkruajnë dëshirat e tyre në një letër dhe pastaj t’i hedhin në tualet. Tani, tempulli është kthyer në muze.
7. Sipas një studimi anglez, 50% e të divorcuarve pendohen për vendimin e marrë.
8. Në vitin 2012, një nuse indiane kërkoi divorcin pasi i shoqi mori të ëmën me vete në muajin e mjaltit.
9. Sipas një studimi të universitetit të Albertës, fëmijët, prindërit e të cilëve janë të divorcuar, kishin më shumë gjasë të linin shkollën.
10. Në SHBA, një gruaje i duhen mesatarisht 3.1 vjet që të martohet pas një divorci. Burrat, nga ana tjetër, kanë nevojë për më shumë kohë dhe rimartohen pas 3.3 vjetësh.
11. Martesat ku gratë janë dy ose më shumë vjet më të mëdha se burrat e tyre, kanë 53% më shumë shanse të përfundojnë në divorc, sesa ato ku burrat janë tre ose më shumë vjet më të mëdhenj, ose një vit më të vegjël se gratë e tyre.
12. Sipas disa studimeve, burrat kanë tetë herë më shumë gjasë për të bërë vetëvrasje pas një divorci, sesa gratë. Gjasat për të vuajtur nga depresioni apo infarktet, te burrat, janë gjithashtu dyfish më të larta.
13. Në SHBA, dy të tretat e divorceve kërkohen nga gratë.
14. Studimet tregojnë se, nëse një nga partnerët pi duhan, gjasa për divorc është 75-91% më e lartë.
15. Në vitin 2011, një burrë italian 99 vjeçar, u divorcua nga gruaja e tij 96 vjeçare pas 60 vjetësh martesë, kur zbuloi se ajo kishte pasur një lidhje në vitin 1940.
16. Çiftet që bëjnë një dasmë të bujshme, janë më të brishtë ndaj divorcit.
17. Çiftet me fëmijë, kanë më pak gjasa të divorcohen. Megjithatë, gjasat për divorc shtohen në rastin e binjakëve apo trinjakëve.
18. Një studim tregoi se kërcimtarët dhe koreografët kanë nivelin më të lartë të divorceve (43.5%). Në vend të dytë ishin banakierët, me 38.4%, të ndjekur nga afër nga terapistët e masazhit (38.2%).
19. Sipas të njëjtit studim, agronomët, tregtarët, inxhinierët bërthamorë, okulistët dhe klerikët kishin nivelin më të ulët të divorceve.
20. Çiftet që grinden për çështje parash, kanë më shumë gjasa të divorcohen.
21. Një studim i publikuar në gazetën “Marrëdhëniet familjare” tregoi se martesat kanë më pak gjasa të përfundojnë në divorc ndërmjet partnerëve me nivel më të lartë arsimimi. Megjithatë, nga studimi doli se “gratë afroamerikane nuk gëzojnë të njëjtat përfitime nga arsimimi sesa gratë e tjera në martesën e tyre”, tha profesori i universitetit Raxhers, që bëri studimin.
22. Sipas një studimi të universitetit të Ohajos, burrat kanë më shumë gjasë të shtojnë në peshë pas divorcit.
23. Një studim në Suedi zbuloi se njerëzit që kalonin më shumë se 45 minuta në një mjet transporti për të vajtur në punë, kishin më shumë gjasa të divorcoheshin.
Advertisement