Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Çifte që flenë në dhoma të ndryshme… Çfarë fshihet pas kësaj mode të re?

Kur dëgjojmë se dy partnerët e një çifti flenë në dhoma veç e veç, menjëherë mendojmë se lidhja ka probleme, se jeta e tyre seksuale “ka shteruar” dhe se divorci po shfaqet në horizont. Sa e vërtetë është kjo? Kur njëri nga partnerët fle në divan, ose në dhomën e miqve, mund të thuhet se çifti nuk shkon mirë, por kjo nuk vlen gjithmonë. Sipas një mode të re, gjithnjë e më shumë çifte zgjedhin të flenë në dhoma gjumi të ndryshme, por për një arsye krejt të ndryshme: Duan thjesht të flenë rehat (26% e amerikanëve thonë se flenë më mirë vetëm) dhe kjo nuk do të thotë se nuk janë më të dashuruar me njëri-tjetrin.

Të dua, por…
Arsyet se pse partnerët e një çifti të lumtur zgjedhin të flenë në dhoma të ndara, edhe pas një seksi të mirë:
1. Njëri nga partnerët do të flejë duke parë televizor, ndërsa tjetrin nuk e zë gjumi kur ekrani është i ndezur.
2. Njëri nga partnerët ka apne gjumi, apo gërhet, duke zgjuar edhe “shokun e dhomës” me zhurmën e tij, në orë jo të zakonta (në 2 të natës, për shembull).
3. Dy partnerët kanë orare të ndryshme pune dhe/ose preferenca të ndryshme në gjumë. Për shembull, një muzikant mund të luajë kitarë dhe të kompozojë deri në orët e vona, ndërsa partnerja e tij zgjohet në orën gjashtë të mëngjesit për të vajtur në punë dhe duhet të shkojë për të fjetur në orën 9 të darkës.
4. Njërit i pëlqen të flejë në një mjedis të freskët, me dritaret hapur, ndërsa tjetri preferon të flejë në një dhomë të ngrohtë, të jetë i/e mbuluar mirë dhe i veshur me pizhama të trasha.
5. Njëri preferon një dyshek të butë, ndërsa tjetri duhet të flejë në dyshek të fortë. Madhësia e dyshekut është gjithashtu një problem më vete.
6. Njëri vuan nga pagjumësia dhe i pëlqen të lexojë derisa ta zërë gjumi, por kjo mund të shqetësojë partnerin tjetër. Kjo vlen sidomos për çiftet e moshuara, sepse me kalimin e moshës, gjumi bëhet më “i ndjeshëm”.
Nëse një çift nuk i zgjidh problemet e mësipërme, ka gjasa që të lindin pakënaqësitë, nervoziteti, zemërimi dhe zënkat. Përkundrazi, kur gjendet një mënyrë me të cilën që të dy partnerët do të bëjnë gjumë të mjaftueshëm dhe cilësor, jo vetëm që do të jenë më të qetë dhe produktivë, por mund të përmirësohet edhe jeta e tyre seksuale.

Gjeni të “mesmen e artë”
Nuk ka asnjë dyshim se gjumi i mirë është i domosdoshëm për shëndetin tonë fizik dhe për mirëqenien emocionale. Kur mënyrat e tjera, si terapitë për gërhitjen, tapat e veshëve dhe maskat e gjumit nuk japin rezultat, shpesh zgjidhja është të flesh në dhoma të ndara. Shumë njerëz ndalojnë për një përqafim në krevatin e partnerit para se të shkojnë në dhomën e tyre të flenë gjumë, ose e vizitojnë tjetrin në mëngjes. Është e rëndësishme të kujtoni se nevoja për afërsi fizike është po aq e rëndësishme për lumturinë e çiftit sa edhe nevoja për një gjumë të mirë në darkë. Për këtë arsye, para se të shkoni në krevatin tuaj, kaloni nga krevati i partnerit dhe… ku i dihet ç‘ndodh.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Nertila Kapaj, sjell "Grand Hollywood" ne Tirane

Next Post

Ermal Fejzullahu: Jam penduar që kam abuzuar me...

Advertisement