Njerëzit mund t’i ndajmë në dy kategori: Të mbyllur, të cilët përqendrohen te vetja e te mendimet e tyre dhe të hapur, që përqendrohen te të tjerët. Megjithatë, ka njerëz që janë edhe pak kështu, edhe pak ashtu. Për të mbyllurit në vetvete më shumë ka rëndësi se çfarë ndodh brenda mendjes së tyre dhe në përgjithësi, këta janë njerëz të qetë, që i pëlqejnë të tjerët, por nuk duan të shkojnë nëpër festa çdo natë. Këta njerëz janë shpesh edhe të ndrojtur. Ndërsa njerëzit e hapur, të hedhur, kanë dëshirë të shkojnë në festa. Ata u kushtojnë më shumë vëmendje gjërave që ndodhin rreth e rrotull, sesa atyre që kanë në kokën e tyre. Ata mezi presin t’u përgjigjen telefonatave dhe u pëlqen të jenë në qendër të një grupi të madh shoqëror. Ata preferojnë më shumë veprimin sesa meditimin, të rrezikojnë, sesa të qëndrojnë në një vend. Nëse do t’i krahasonim me bateri, të mbyllurit në vetvete rikarikohen vetë, ndërsa të hapurit, rikarikohen nga njerëzit e tjerë…
- Në botë ka më shumë njerëz të mbyllur apo të hapur?
- Më shumë të mbyllur.
- Më shumë të hapur.
- Edhe kështu, edhe ashtu njësoj.
- Quhesh i mbyllur në vetvete, kur:
- Je i qetë dhe nuk flet.
- Mendon për gjërat para se të veprosh.
- Preferon të rrish vetëm.
- Studimet kanë të treguar se njerëzit jo të ndrojtur, krahasuar me të ndrojturit:
- Flasin me zë më të lartë.
- Janë më impulsivë.
- Janë më të shëndetshëm.
- Edhe kafshët mund të jenë të ndrojtura, ose të pandrojtura:
- E vërtetë
- Gënjeshtër
- Cila frazë për të ndrojturit është e pavërtetë?
- Ata kanë një sistem imunitar më të dobët.
- Ata nuk janë aq të lumtur sa të pandrojturit.
- Ata arrijnë rezultate më të ulëta në testet e inteligjencës (QI).
- Gjaku qarkullon ndryshe në trurin e një të ndrojturi, në krahasim me trurin e të pandrojturit:
- E vërtetë
- Gënjeshtër
- Të gjithë njerëzit futen në një kategori, në atë të të ndrojturve, apo të të pandrojturve:
- E vërtetë
- Gënjeshtër
- Të ndrojturit veprojnë si të tillë edhe kur janë në internet (dhe në rrjetet shoqërore):
- E vërtetë
- Gënjeshtër
- Në një dhomë me muzikë, cili e ka më të vështirë të përqendrohet në punën e tij?
- I ndrojturi
- I pandrojturi
- Njerëzit kanë tendencë të qëndrojnë në të njëjtin vend të shkallës së ndrojes gjithë jetën e tyre:
- E vërtetë
- Gënjeshtër
- Ka njerëz që janë 100% të ndrojtur, apo anasjelltas:
- E vërtetë
- Gënjeshtër
Përgjigjet
- Përgjigjja e saktë është c-ja.
Për çdo person të ndrojtur që do të takoni, ka një tjetër të pandrojtur dhe anasjelltas! Sipas një studimi amerikan të Qendrës për Aplikime të Tipit Psikologjik, afro 45-53 për qind e njerëzve në SHBA janë të pandrojtur dhe 47-55 për qind janë të ndrojtur.
- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Njerëzit e mbyllur në vetvete nuk duan gjithmonë të rrinë vetëm. Ky tip personaliteti ka të bëjë më shumë me mënyrën se si i përpunon gjërat, sesa me të qenit tip i hapur. Këta veprojnë duke u bazuar tek idetë, kujtimet dhe mendimet e tyre personale. Njerëzit e pandrojtur, nga ana tjetër, veprojnë më mirë kur flasin për idetë e tyre me njerëz të tjerë.
- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Të pandrojturve u pëlqen reagimi i të tjerëve, ata motivohen nga lavdërimet. Kështu, ata marrin më shpejt vendime dhe veprojnë më shpejt se të ndrojturit, për të marrë rezultatin që dëshirojnë.
- Përgjigjja e saktë është a-ja.
Disa kafshë kanë tipe personaliteti ashtu si edhe njerëzit. Studiuesit që studiuan një grup peshkaqenësh vunë re se ata që rrinin veçmas (të ndrojturit), qëndruan kështu edhe kur i çuan në një vend tjetër. Peshkaqenët që ishin në grup (të hedhurit) kishin tendencë t’i përballonin situatat e ndryshme së bashku. Nëse sërfistët hasin ndonjë peshkaqen në det, ata duhet të shpresojnë se është ndonjë i ndrojtur.
- Përgjigjja e saktë është c-ja.
Nëse ju jeni njeri i ndrojtur, ka gjasa të keni rezultate më të larta në një test inteligjence sesa shoku juaj i pandrojtur. Por, përpara se të lavdëroheni se jeni më të zgjuar, kini parasysh se studimet thonë që kjo ka të bëjë më shumë me mënyrën se si e bëni testin, sesa me zgjuarsinë tuaj.
- Përgjigjja e saktë është a-ja.
Të ndrojturit përdorin disa pjesë të trurit të tyre më shpesh sesa të pandrojturit, kështu gjaku shkon më shumë në këto zona. Të ndrojturit kanë më shumë fluks gjaku në pjesën ballore, pjesa e trurit që ka lidhje me kujtimet, me zgjidhjen e problemeve dhe me planifikimin. Të pandrojturit kanë më shumë gjak në zonat e trurit që kanë lidhje me drejtimin e automjetit, dëgjimin dhe shikimin.
- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Personaliteti ynë nuk është i prerë me thikë. Psikologët e masin ndrojtjen me një shkallë dhe, ju mund të jeni më pak i ndrojtur se një i ndrojtur tjetër, për shembull. Disa njerëz bien në mes të shkallës dhe shfaqin shenja të të dyja tipeve të personalitetit. Psikologët këta njerëz i quajnë ambivertë, ose: edhe i ndrojtur, edhe i pandrojtur (introvert-i ndrojtur, extrovert-i pandrojtur).
- Përgjigjja e saktë është a-ja.
Të ndrojturit preferojnë të flasin me një njeri dhe jo me një grup të madh. Ata gjithashtu kanë tendencë t’i mbajnë për vete gjërat, sesa t’i diskutojnë me të tjerët. Studimet kanë treguar se e njëjta gjë ndodh kur të ndrojturit ndërveprojnë në rrjetet shoqërore. Ata kanë tendencë të kenë një grup më të vogël shokësh sesa të pandrojturit.
- Përgjigjja e saktë është a-ja.
Kërkon të kesh një shok studimi të rezervuar? Shko në bibiliotekë. Të ndrojturve u pëlqen më shumë t’i përpunojnë gjërat nga brenda dhe hutimet e jashtme i pengojnë për këtë. Zhurmat në sfond ua vështirëson përqendrimin në punë. Nga ana tjetër, të pandrojturit përqendrohen më mirë kur ka rrotull muzikë ose zhurma të tjera.
- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Karl Jung, psikiatri që shpiku termat e ndrojtjes dhe të pandrojtjes, besonte se çdokush prej nesh ka një tip të vetëm, të vërtetë, por ai gjithashtu mendonte se mund të duhet kohë për të përcaktuar se çfarë tipi jeni. Kështu, megjithëse ju nuk keni gjasa të kaloni nga njëri ekstrem në tjetrin, mund të jeni në vende të ndryshme të shkallës, në varësi të stazhit të jetës dhe të mjedisit ku ndodheni kur të jeni duke bërë testin e personalitetit.
- Përgjigjja e saktë është b-ja.
“Nuk ka njerëz që janë të ndrojtur të pastër, ose të pandrojtur të pastër. Njerëz të tillë do të ishin në spitalin e të çmendurve”, ka thënë vetë Jungu.