U firmos dhe marrëveshja me FBI-në
Ajo që pritej, ndodhi: në Shqipëri do fillojë hetimi i krimit. “Heronjtë e Demokracise” sot po i shoh të lodhur. Hajdutë që morën në dorë një popull të varfër dhe e plaçkiten, e gjakosën , e dëbuan nga vendi dhe atdheu i tyre, dhe i lanë shqiptarët pa atdhe … por tani iu erdhi fundi. Dy “pishtaret e mëdhenj të demokracisë”, Berisha dhe Meta, erdhën më në fund te pika ku duhet të dorëzojnë gjëne e vjedhur. Pallatet dhe paratë, por dhe të përgjigjen për vrasjet, abuzimin me Rrugën e Kombit, blerjen e votave, varfërimin e shqiptarëve.
Këtu fillon frika e tyre reale. Por, a do të bashkohen dot, si shenjë e fundit e dëshpërimit të tyre? E pamundur. Kundër Amerikës? Jo. Çfarë do të bëjnë?
Po t’i drejtojë karakteri infantil që kanë, do vijojnë të bëhen qesharake me gënjeshtra. Por, i obsedon figura e FBI- së: çfarë do t’i thotë Saliu bandës së tij: që Rama ka Blerë FBI- në.?
Gjithçka është në fund. Siç duket edhe shqiptarët e mbetur pa atdhe, të varfër nga vjedhësit, dhe pa shpresë, do të shohin një ditë të bardhë. Që do të punojnë edhe ata me ndershmëri për të jetuar me dinjitet në atdheun e tyre që kurrë nuk e kanë pasur të vetin në 100 vjet.
Koha po thërret për ata që kanë veshë të dëgjojnë. …dhe për ata që presin t’u ngjallet shpresa e vdekur qëkuri. Gjuha abuzuese e vjedhësve të pushtetshëm do shuhet gjatë proceseve për drejtësi. Kurse arroganca e gjyqtarëve të blerë që i kanë sjellë vuajtje të zgjatur shqiptarëve, sigurisht që do të shkrije shumë shpejt si kripa në ujë.
Koha erdhi me në fund në ndihmë të shqiptarëve, kudo ku jane: në diasporë apo në atdhe; në Kosovë apo kudo përreth kufirit të Shqipërisë.
Të presim dhe pak…
Advertisement