Në rrjetin e saj social facebook, këngëtarja ka postuar disa foto, në të cilat ndodhet familjarisht në Madrid. Arsyeja që Sabina ka udhëtuar drej Spanjës, është martesa e vajzës së hallës së saj Dariela, e cila jeton prej vitesh në Madrid. Sabina, është shoqëruar nga bashkëshorti Enea, mamaja dhe vëllai i saj. E veshur me një fustan D&G, ngjyrë të kuqe, këngëtarja duket si një princeshë në një oborr mbretëror. Edhe pse ka kohë që këngëtarja po i mungon ekranit me një klip të ri, ajo është në përgatitje për një rikthim të denjë për karrierën e saj me shumë këngë e klipe. Shpresojmë për më të mirën.
Sabina Dana, në Madrid për…!

