Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Mjekët më kanë thënë të heq tiroiden

 

– Jam Elona, 32 vjeçe, nga Tirana. Prej tre vjetësh vuaj nga sëmundja e tiroides. Doktorët më thonë se është sëmundja e Bazedovit dhe më kanë rekomanduar të marr një mjekim përfundimtar me jod radioaktiv ose me operacion. Problemi është se unë kam një fëmijë të vogël 1 vjeç, ndaj i kam shtyrë këto procedura, por gjendja ime vazhdon të jetë jo e mirë. Çfarë më sugjeroni ju momentalisht?

Dr. Dashamir Gjergji endokrinolog-diabetolog: – E nderuar Elona, duke ju falënderuar për pyetjen tuaj interesante, doja t’ju vija në pah faktin se sëmundja e Bazedovit është një sëmundje jo e rrallë e gjëndrës tiroide, në bazë të së cilës qëndron vetëshkatërrimi i gjëndrës tiroide nga sistemi imunitar i personit që e mbart sëmundjen. Kjo njihet ndryshe si sëmundje autoimune, pra, sëmundje që vjen nga probleme të mbrojtjes imunitare. Duke vazhduar sqarimin për këtë sëmundje, ju informoj se herët a vonë ajo çon në prishje të funksionit të gjëndrës tiroide që me pak fjalë, do të thotë se tiroidja kalon në një gjendje tjetër prodhimtarie dhe kryesisht, në shtim të prodhimit të hormoneve të saj ose siç quhet në gjuhën mjekësore, hipertireozë. Meqenëse është sëmundje që prek moshat e reja, edhe kujdesi duhet të jetë më i madh, në aspektin që duhet të ndërhyhet shpejt me barna, në mënyrë që të mos kemi rëndim të kësaj sëmundjeje dhe shfaqjen e disa komplikacioneve të saj. Nuk po ndalem te shenjat klinike të sëmundjes, por duke i dhënë shpjegim pjesës së dytë të pyetjes tuaj, pra, nëse do ishte më mirë të bombardohej me jod apo të operohet, do të thoja që vendimmarrja i takon mjekut që ju ndjek. Gjykimi rreth terapisë përfundimtare do të varej nga shumë faktorë, nga gjendja e përgjithshme, nga dëmtimet e syve dhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese apo jo.

Advertisement

– Parimisht, kjo sëmundje nuk preferohet të bombardohet me jod radioaktiv për shkak se marrja e jodit mund të çojë në rëndim të problemeve të syve dhe kjo do të sillte për pasojë një sëmundje të dytë më të rëndë se e para. Njëkohësisht trajtimi me jod radioaktiv do të sillte shkatërrim përfundimtar të tiroides për arsye se tiroidja e sëmurë me këtë sëmundje “mezi pret” të thithë çdo lloj jodi që vjen nga jashtë, qoftë ky “i mirë apo i keq”. Personalisht, ndërhyrjen kirurgjikale do ta konsideroja një zgjidhje më racionale të rastit tuaj. Gjithsesi, nëse do të kisha një panoramë më të qartë të analizave dhe të ekzaminimeve të tjera, do ta kisha më të lehtë për të vlerësuar gjendjen tuaj funksionale të tiroides në këtë moment. Vetëm kur të sigurohemi që tiroidja është me funksion normal (sigurisht që ju po mjekoheni me barna për të normalizuar funksionin e shtuar) vetëm atëherë mund të vazhdoni më tej për zgjidhjen përfundimtare në heqjen totale të gjëndrës tiroide. Të shkuara.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A rregullohet zëri i ngjirur?

Next Post

Zbulime të reja për sëmundjen e Parkinsonit

Advertisement