Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Krijimet tuaja…

Xhelozi mes muajve të vitit

Nuk e di ku të ngeli hatri
i shkurtri muaj shkurt,
që na ike dje me bubullima e stuhi?
Ti, ndoshta nuk doje të vinte pranvera,
por ajo sot erdhi
gjithsesi!
Dhe erdhi si nuse e bukur vellobardhë
me diell e aromë lulesh,
si kurrë më parë.
I shkurtri muaj shkurt,
mos na mbaj mëri që e presim marsin
me lule sipër derës!
Ai është muaji i parë i vitit,
ai është lajmëtari i pranverës! Fejzi Murati

Motrës sime për 40 vjetorin e lindjes…

Advertisement

Nëse Zoti e tha që larg të jemi
Atë e kam frikë, ndaj do ta dëgjoj
por kurrë s’e kam quajtur që larg ty të kam
Me ty kam fol në heshtje edhe pse s’të shikoj.
Të kujtoj të vogël, me ata flokë të verdhë
Sa herë jemi grindur s’mundem t’i numëroj
por sa do të doja që koha prapë të kthehet
Si dikur të vogla nga pas të të gjëmoj.
Nga lojërat e dikurshme dhe fëmijëria
Fustanet që mbanim të dyja njësoj
Motra është vetja, është jeta, çfarë tjetër
Është pasqyra ime, ku veten shikoj.
Për Sonilën, edhe 100 motra ime dashur. Aurora CM

Duke pritur

Duke pritur ardhjen tënde
Mbeta jetim vetëm në pritje
A do më falësh për vonesën?
Për sytë e murrosur në rrugë
Për gishtat e përthyer orë e çast
Për pulsimet e zemrës,
Për ofshamat e shpirtit
Dhe zjarrin e ndezur
Brenda qenies tënde

Duke të kërkuar faljen e pashprehur
Në pritjen tënde
Ardhja ime tinëzisht ishte fshehur. Thodhori Cerro

Privilegj?!

Ç’m’u desh t’i hipja atij vagoni
E të ndeshem me një botë
Ju lutem njerëz, më ndihmoni
Të them atë që s’shkruaj dot!

Të them atë që s’shkruaj dot
Një makth, shpirtit gjatë e gjerë
Në një vagon hyra më kot
E pashë aty një botë të tërë!…

Njerëz të lodhur, me thasë ngarkuar
Në sytë e tyre shkruante “uri”
Ndër ‘ta dalloje të moshuar
Për fat të keq, edhe fëmijë…

Një foshnje thithte të nënës gji
Ç’faj të ketë, ku ka gabuar
Ne dimë të themi, “eh, fat-zi”
S’ke ç’i bën e ka të shkruar!

Por në ç’deftera vuloset fati
Në ç’duar akull edhe në ç’bojë
Njerëz të ngjashëm midis tyre
Në emërtim veç janë njësoj!

Ç’mu desh t’i hipja atij vagoni
Mes të mjerëve, me barkun bosh
Nuk e di në më kuptoni
Është e vështirë që ta shpjegosh!

Një gjë, ju lutem, të më thoni
Privilegj është të jetosh?! Bledi Ylli

Nëse dhemb!

Mbylli sytë, le të jenë lagur
Hyrë pa droje në kujtime
Mbaj dritaren pak të hapur
nëse dhemb mungesa ime!

Nëse dhemb mungesa ime
E godet në shpirt e zemër
Hyr pa frikë në meditime
Dhe më thirr… Më thirr në emër!

Dhe më thirr… Më thirr në emër
Ose shkruamë emrin, varg
Mbamë në gjoks nga ana “zemër”
Do ta ndiej unë që nga larg!

Mbylli sytë. Rri larg kësaj bote
Shko në ëndrrash, udhëtime
Aty ku unë, jam zemra jote
Aty ku ti, je zemra ime… Bledi Ylli

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Armend Sherifi: Kur bukuria është në nivelin e duhur...

Next Post

Pse qajmë?

Advertisement