Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kirurgjia plastike e pubisit

 

 

Fiksimi pas “kofshëve të hapura” (kur kofshët janë aq të holla, sa nuk bashkohen me njëra-tjetrën edhe kur puqen gjunjtë) ia ka lënë vendin, sidomos në SHBA, kirurgjisë së rimodelimit të pubisit. Në fakt, femrat tani duan të kenë një pubis të sheshtë, as të fryrë, as gropë, që të veshin pantallona apo streçe ngjitur pas trupit, apo të theken në diell në plazh, pa u ndjerë në siklet. Kirurgjia estetike ofron tri zgjidhje për të korrigjuar të ashtuquajturin malin e venusit të femrave që e ndiejnë këtë nevojë: Lipofillingun, liposuksionin dhe liftingun gjenital. Ja, si zhvillohen këto teknika…

Advertisement

 

Lipofillingu

Kjo teknikë u rezervohet grave shumë të holla, ose në moshë, që duan të “fryjnë” pubisin e tyre pa mish. Kirurgu estetik realizon në zonën e pubisit një implant me dhjamë, të marrë nga një zonë tjetër e trupit, me qëllim fryrjen e tij. Kështu, mali i venusit do të duket më i harmonishëm. Ky operacion i kirurgjisë plastike bëhet në kushte ambulatore, domethënë, pa u shtruar në spital; hyn në mëngjes dhe del në darkë. Pacientja mund të rifillojë aktivitetet e saj të zakonshme tri ditë pas ndërhyrjes.

 

Liposuksioni

Kjo ndërhyrje u përket grave në mbipeshë, pasi kjo e fundit shkakton një fryrje në zonën e pubisit. Ky liposuksion funksionon si ai në zonat e tjera të trupit dhe shpesh propozohet si plotësues i një abdomenoplastie, domethënë, i një kirurgjie plastike të barkut për të pasur një bark të sheshtë. Megjithatë, liposuksioni i pubisit mund të bëhet edhe vetëm për ato gra që e dëshirojnë, megjithëse është pak a shumë i rrallë. Ai konsiston në thithjen e indeve dhjamore me ndihmën e një pipete të hollë. Ky operacion teorikisht bëhet me anestezi lokale, por ndodh që të bëhet edhe me anestezi të përgjithshme, sepse bëhet fjalë për një zonë mjaft të ndjeshme ndaj dhimbjeve. Ndërhyrja bëhet në kushte ambulatore dhe, e vetmja gjurmë e dukshme pas zhdukjes së hematomave për shkak të thithjes së dhjamit është një vrajë e hollë prej disa milimetrash. Megjithatë, pacientja duhet të mbajë mbathje korse për një muaj pas operacionit. Kjo ndërhyrje mund të shkaktojë edema (enjtje) në zonën e vulvës, të cilat pengojnë marrëdhëniet seksuale dhe banjat përgjatë afro tri javëve. Rezultati i këtij liposuksioni është përfundimtar; nëse gruaja rishton në peshë, dhjami grumbullohet diku tjetër.

 

Liftingu gjenital

Si pasojë e shtatzanive, një humbjeje ose një shtimi të madh në peshë, apo plakjes, indet e pubisit lëshohen pak nga pak dhe pubisi ka tendencë të “rrëshqasë” drejt vulvës, gjë që shkakton një varje të buzëve të mëdha dhe të vogla. Zgjidhja që propozon në këtë rast kirurgjia estetike është një lifting gjenital, që shpesh shoqërohet me një abdomenoplasti. Shenja e plagës që mbetet është në varësi të shtrirjes së zonës së trajtuar. Kirurgu do të heqë dhjamin e lëkurën që tepron dhe do t’i japë formën e duhur pubisit. Ndërhyrja bëhet me anestezi të përgjithshme dhe pacientja duhet të shtrohet disa ditë në spital.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Zbulohen SMS-të dërguar Ramës pasi përkëdheli një qen endacak

Next Post

Vrava një njeri, shkatërrova jetën time, prisha dasmën e vëllait

Advertisement