Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kida: Aty ku ndodh krimi…

Kujtojmë që Mc Kresha ishte partneri i saj i parë në këngë, me bashkëpunimin “Rikthejm na”, derisa Kida vendosi të rikthehej këtë herë me Ermal Fejzullahun në bashkëpunimin që numëron brenda një jave, mbi 3 milion klikime. Ajo renditet ndër emrat e këngëtareve më të klikuara kohëve të fundit dhe me të drejtë, sepse i ka të gjitha ato që kërkon tregu sot: Pamjen tërheqëse, vokalin, qëndrimin dhe çfarë është më e rëndësishme, ka shumë stil. Dikush do të thoshte që është një femër e nxehtë, por le të flasim me gjuhën e saj në duetin më të fundit “Mi amore” (Dashuria ime) dhe të themi se, Kida është thjesht, “amore” (dashuri)!

Mia Buci: – Kida, të të pyes fillimisht, si i ke marrëdhëniet me policët e qarkullimit rrugor? Të bëjnë tolerime?
Kida: – S’kam asnjë përvojë të keqe me policët, shumë mirë jemi. (Buzëqesh)
– …dhe vijmë te “Mi Amore”, bashkëpunimi me Ermal Fejzullahun, që ishte një surprizë e këndshme për publikun. Mendon se qëlluat në shenjë?
– E kanë pritur shumë mirë deri tani dhe kemi marrë shumë lëvdata.
– Pasi pyeta Ermalin se si ishte të bashkëpunoje me Kidën, nuk mund të rri pa ta bërë edhe ty këtë pyetje… Çfarë të veçante kishte bashkëpunimi me Ermalin?
– Ermali është shumë funn (ka humor), aq funn saqë nganjëherë xhirimet zgjasnin shumë më shumë. (Qesh)
– Si është të menaxhosh Kidën? Cilat janë kushtet e fshehura që ti do patjetër të të plotësohen?
– Kida s’ka kërkesa të shumta. Mund të them që jam shumë e thjeshtë dhe aspak e komplikuar. (Buzëqesh)
– Në pamje të parë, e parë nga të tjerët, një këngëtare duket se nuk bën aspak një jetë monotone apo të mërzitshme, për shkak të angazhimeve të shumta. Çfarë mund të kthehet në monotone për një këngëtare?
– Hëm, ndoshta me ndejt pa koncerte do të ishte shumë monotone dhe unë s’dua ta përjetoj atë monotoni.
– Përveç koncerteve, çfarë të pëlqen t’i shijosh tjetër Tiranës?
– Frutat e detit në disa restorante i bëjnë shumë të mira.
– Di që ti, edhe rrepon. Ke mjaft material në studio që nuk i ke publikuar? Po pret për momentin e duhur apo i druhesh reagimit të publikut?
– Po, kjo është e vërtetë, edhe unë rrepoj. (Buzëqesh) Jo, nuk kam frikë, por kur të jetë vendosur, edhe atë e bëj. S’e kam problem!
– Je me mendimin se ëndrrat e mëdha realizohen me hapa të vegjël?
– Step by step (hap pas hapi) është rruga më e sigurt.
– Dielli dhe deti… çfarë ndjesie të japin?
– Më kujtojnë se erdhi koha e pushimeve. (Buzëqesh)
– Më mirë shprehesh përballë një gote vere apo përballë detit?
– Përballë detit!
– Bën pjesë tek personat që rimendohen disa herë përpara se të marrin një vendim apo je e prerë?
– Po, ndonjëherë kërkoj ndihmë dhe mendohem.
– Diçka për të cilën nuk e ke patur të lehtë të vendosësh?
– Hëm… nuk po më kujtohet ndonjë gjë.
– Çfarë bën kur nuk je me humor të mirë?
– Dëgjoj muzikë.
– Nëse do të ishe një zile alarmi çfarë tingulli do të doje të kishe?
– Tingullin e valëve të detit. (Buzëqesh)
– Cili është krimi yt dhe cili, partneri yt në krim?
– Akullorja dhe shoqja ime e ngushtë (qesh), aty ndodh krimi!
– Cila gjykon se ka qenë pika jote e fortë për të patur sukses?
– Vetëbesimi.
– Muzika të jep sukses, famë, të ardhura, fansa dhe më tepër vëmendje… Çfarë të merr?
– Ndoshta privatësinë.
– Ku qëndron magjia e muzikës për ty?
– Te puna e Zzap & Chriss! Ata e kuptojnë botën time.
– Kanë qenë ndonjëherë problem apo të kanë shqetësuar bërrylat që ekzistojnë mes kolegëve?
– Nuk kam asnjë problem me askënd dhe nuk më ka rastisur që dikujt t’i tregoj bërrylat!
– Je e aftë të përballosh çdo lloj sfide që mund të të dalë përpara?
– Askush s’është, por me ndihmën e familjes, po!
– Çfarë e ke patur të vështirë te njerëzit me të cilët ke bashkëpunuar deri tani?
– S’kam pas vështirësi fare.
– Një vajze të bukur si ti, sigurisht që nuk i kanë munguar ofertat, por cila është oferta të cilës i ke thënë “jo” dhe cila është ajo që e pret e që nuk do ta refuzoje?
– Nuk jam marrë me këtë gjë fare, por do t’i vijë koha edhe asaj… (Qesh)
– Nëse të pyes në je singëll dhe më thua po, nuk do ta besoja…
– Singëll, singëll jam… (Buzëqesh)
– Mezi e pret apo i druhesh momentit kur të dashurohesh me dikë?
– Edhe kësaj do t’i vijë koha… (Qesh)
– Cili është koncepti yt për dashurinë?
– Të duash dhe të të dojë.
– Nëse një mashkull të zhgënjen, e fal?
– Varet nga zhgënjimi!
– Çfarë ngjyre mendon se ka shpirti yt?
– Të bardhë! (Buzëqesh)
– Të gjithë ne ruajmë një mori me kujtime të bukura nga e kaluara… Ti, cilat do të veçoje?
– Takimi me njerëzit që ma bënë ëndrrën realitet.
– Më thuaj dy personat më të rëndësishëm në jetën tënde…
– Mami dhe babi!
– Nëse do të bëje një tatuazh, çfarë do të bëje dhe në cilin vend të trupit?
– Kam në kurriz një tatuazh që tregon pak se si jam unë.
– Çfarë rrjedhe ndjek një ditë e jotja, kur nuk ke koncert?
– Punë në studio!
– Pas çdo arritjeje, kë ndjen nevojën të marrësh të parin në telefon?
– Jo, s’kam nevoja të tilla. I’m cool (jam shumë mirë)! (Buzëqesh)
– Kënga që të pëlqen ta dëgjosh me zë të lartë aktualisht?
– “Talk” nga Rihana.
– Kida, Enca dhe Era Istrefi janë këngëtaret e reja me më stil, ndërkohë që Era tanimë po njeh edhe sukses ndërkombëtar. Është ky një ndër synimet e tua?
– Suksese kolegeve të mia! Të gjitha e kemi synimin ndërkombëtar! (Buzëqesh)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Djemte kerkojne vajza...

Next Post

Pse pasaportat kanë katër ngjyra bazë?

Advertisement