Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Pse pasaportat kanë katër ngjyra bazë?
Gjenden dy binjakë me baballarë të ndryshëm
Qofte me kunguj

Gjenden dy binjakë me baballarë të ndryshëm

Në Vietnam është identifikuar një rast shumë i rrallë i binjakëve me baballarë të ndryshëm. Këtë e ka konfirmuar një profesor në laboratorin e testimit të ADN-së, në Hanoi. Binjakët e lindur nga një çift vietnamez, emrat e të cilëve nuk u bënë të ditur, u analizuan sepse dy binjakët kishin një pamje shumë të ndryshme nga njëri-tjetri. “Qendra jonë e analizave gjenetike dhe e laboratorit të teknologjisë ka testuar dhe gjetur një çift binjakësh me dy baballarë”, tha Dinh Luong, president i Shoqatës Gjenetike të Vietnamit, për agjencinë e shtypit AFP. “Kjo gjë është e rrallë jo vetëm për Vietnamin, por edhe për botën”, tha ai, duke shpjeguar se dy fëmijët kishin baballarë të ndryshëm, por të njëjtën nënë. Kjo ndodh kur dy vezë të së njëjtës nënë pllenohen nga sperma e dy burrave të ndryshëm gjatë akteve të veçanta seksuale brenda së njëjtës periudhë ovulimi. Sipas gazetës publike “Tuoi Tre”, burri vietnamez e kërkoi analizën gjenetike për të vërtetuar nëse ai ishte babai biologjik i të dy binjakëve të gruas së tij. Të afërmit e burrit e kishin shtyrë atë të bënte analizën, sepse një nga bebet ngjante krejt ndryshe prej tij dhe prej fëmijës tjetër. Rezultatet treguan se ai ishte babai i njërit prej binjakëve, ndërsa gruaja e tij ishte mamaja biologjike e të dy fëmijëve. Sipas të dhënave, binjakët ishin të të njëjtit seks, të lindur në të njëjtën ditë, me dy orë diferencë nga njëri-tjetri. Sipas shkrimit, binjakët janë tani dy vjeç dhe njëri ka flokë të dendur, me onde, ndërsa tjetri ka flokë të hollë dhe të drejtë. Një rast tjetër i rrallë i binjakëve me dy baballarë u raportua në SHBA vitin e kaluar, kur gjyqi vendosi se burri duhet të paguante vetëm për mbajtjen e njërës prej vajzave binjake, pasi analizat e ADN-së provuan se ai nuk ishte babai i të dyjave.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Pse pasaportat kanë katër ngjyra bazë?

Next Post

Qofte me kunguj

Advertisement