Rahmiu më kot përpiqet të lidhet me Xhansunë e Ozanin, pasi ata tashmë nuk duan të flasin me të. Dilara i kërkon Xhihanit t’i japë një mundësi që të shpëtojnë martesën e tyre, por ai ia bën të qartë se po qëndron në atë shtëpi vetëm për hir të Xhansusë dhe se, sapo gjyqi të përfundojë, ai do të ikë prej andej. Hazalli vendos të mos shkojë në shkollë, pasi të gjithë e tallin tani që nuk jeton më në vilë…
Xhansuja shkon ta takojë Rahmiun, për të mësuar se çfarë po i fshehin të gjithë dhe pse Dilara e largoi nga shtëpia. Ai i tregon për mesazhin që shkroi Hazalli dhe i premton se do të shkojë t’i kërkojë falje Gylserenit për gjithçka që ka bërë kundër saj. Osmani shkon në shtëpinë e Kerimanit, e kalon videon e Ozkanit në celularin e tij dhe e fshin nga celulari i saj.
Në zemërim e sipër, Ozkani i tregon Xhansusë se ka qenë Hazalli ajo që e ka vënë zjarrin në stallën e kuajve. Xhansuja tronditet nga ky lajm që nuk ia tregoi askush më parë. Xhihani përpiqet ta qetësojë, duke i thënë se ajo ka probleme psikologjike dhe i kërkon që ta falë Hazallin. Xhihani i kërkon llogari Gylserenit që nuk i ka treguar se Hazalli nuk shkon në shkollë. Ozkani merr shpërblimin nga spitali, jo aq sa ai priste, por 1 milion e 200 mijë, nga të cilat pjesa më e madhe i takon Xhandanit. Hazalli vazhdon të shoqërohet me shokun e saj motorrist. Punonjësit socialë shkojnë për vizitë në shtëpinë e Xhihanit.
Osmani i tregon Kerimanit se Ozkani i ka marrë paratë e dëmshpërblimit dhe i jep adresën e tij. Kerimani shkon në shtëpinë e tij pikërisht kur aty janë punonjësit e shërbimit social, por Ozkani arrin ta fshehë në dhomë, duke i premtuar se do t’ia japë pjesën e saj të parave. Kur punonjësit ikin, ai shikon se Kerimani ia ka vjedhur paratë dhe ka ikur. Ai i shkon në shtëpi, por ajo i ka marrë me vete paratë dhe nuk është aty.
Xhansuja vazhdon të komunikojë me Rahmiun dhe t’i tregojë atij për gjithë çfarë ndodh. I nxitur nga Xhansuja, ai shkon te Gylsereni për t’i kërkuar të , por nuk e gjen në dyqan. Kur del, ai shikon Hazallin me të dashurin e saj, duke ikur me motorr, në udhëtimin që ata kanë përgatitur së bashku. Hazalli e thyen kartën e saj të telefonit që askush të mos lidhet dot me të. Gylsereni i bie telefonit dhe shqetësohet që askush nuk përgjigjet. Ajo i telefonon Xhihanit, por Dilara, e acaruar me të, ia hedh telefonin në det, pa e hapur ende. Rahmiu shkon te Gylsereni për t’i kërkuar falje dhe mëson se Hazalli ishte vonuar. Atëhere Rahmiu i tregon se e ka parë Hazallin me një djalë me motorr, gjë që e shqetëson pa masë Gylserenin, e cila vë re se ajo i ka marrë me vete rrobat e saj. Rahmiu e këshillon t’i telefonojë Xhihanit, por Emineja i thotë se ai ka dalë. Rahmiu mundohet të qetësojë Gylserenin dhe i premton asaj se do ta gjejë ai Hazallin dhe do ta sjellë në shtëpi. Rahmiu i telefonon Suatit, i tregon targën e motorrit dhe i kërkon të gjejë Hazallin.
Shoku i saj e ka çuar Hazallin në një shtëpi ku është edhe një çift tjetër. Ai i thotë shokut të tij se nuk ka asgjë serioze me Hazallin, por se ky për të është një investim. Suati i tregon Rahmiut në telefon se e ka gjetur numrin e telefonit të djalit me të cilit ka ikur Hazalli dhe se po e gjurmojnë se ku është. Ai ia bën të qartë se ky është një kriminel i arrestuar disa herë për lëndë narkotike, alkool dhe krime. Rahmiu nuk i tregon Gylserenit për këtë, në mënyrë që të mos e shqetësojë. Gylsereni i telefonon Xhihanit, por nuk lidhet dot me të. Ajo thotë se duhet të lajmërojë Dilarën, por Dilara nuk ia hap telefonin.
Teoja vendos të regjistrojë me kamera marrëdhënien e tij me Hazallin, ta kthejë të nesërmen në Stamboll e t’i bëjë presion familjes së saj që t’i dërgojë para. Suati i tregon Rahmiut se ku ndodhet Hazalli, por ai nuk i tregon Gylserenit, vetëm i thotë se do të shkojë në polici. Kështu, ai niset vetë me taksi për në shtëpinë ku po mbahet Hazalli. Rahmiu i kërkon Hazallit të vijë me të dhe i thotë se ai djalë është një kriminel, por ajo nuk pranon. Ata të dy nisin t’i qëllojnë njëri-tjetrit dhe Teoja përplas kokën pas oxhakut dhe…
(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)