Anmoli vendos të rinisë një jetë të re me Ragnin dhe i shpreh asaj dashurinë. Ai del nga dhoma për të marrë dhuratën që ka përgatitur për Ragnin, por e pret një surprizë e madhe; në shtëpinë Raxhvanxh vjen e dashura e tij e dikurshme, Shivani. Ajo gëzohet shumë që e shikon Anmolin, por nuk ndodh e njëjta gjë me këtë të fundit. Kur vjen Ragni, ajo mëson se Shivani është e dashura e Shlokut dhe se njihet që më parë me Anmolin. Ragni e fton në shtëpi dhe përgatit një dhomë për të. Shloku është shumë i gëzuar që ka ardhur Shivani, ndërsa Anmoli kujton momentin kur është ndarë me këtë vajzë. Pas vdekjes së familjes së tij, ai i kërkoi asaj të qëndrojë me të, por ajo e kishte vendosur të pranonte një ofertë për të punuar si modele në Londër. Anmoli, pas kësaj, vendos të ndahet prej saj dhe i jepet pijes…
Anmoli i thotë Shivanit se dashuron Ragnin
Shivani mëson se Anmoli është martuar me një grua të ve, por ajo mendon se Anmoli e do ende dhe vendos që ta rifitojë. Ajo tërbohet kur e dëgjon Vasundrën t’i kërkojë Ragnit që të përgatisë gatimin e preferuar të Anmolit. Vasundra lumturohet kur shikon që Ragni dhe Anmoli kanë nisur të afrohen me njëri-tjetrin. Anmoli këmbëngul që Shivani të martohet me Shlokun, por ajo refuzon. Kjo e fundit e fton atë për drekë dhe Anmoli, i shqetësuar për reagimin e saj nëse ai do të refuzojë, pranon të hanë drekë bashkë. Shloku nis punën e tij me Alekun, fillimisht duke i kërkuar që ta pranojë vdekjen e Sadnës. Ai i kërkon Alekut të kujtojë momentet e fundit të jetës së saj dhe ky i fundit, ndërsa i kujton, dëshpërohet e nis të qajë… Ragni vishet bukur, me sarin që i kërkoi Anmoli dhe vendos të shkojë ta shoqërojë atë për drekë.
Shivani ndihet keq ndërsa pret Anmolin në restorant dhe e sheh atë të vijë bashkë me Ragnin. Ata të tre ulen të hanë drekë së bashku dhe Anmoli ia bën të ditur Shivanit në të gjitha mënyrat se tashmë ai është i dashuruar me Ragnin. Pa mundur ta besojë dot, ajo i shkon pas në zyrë dhe i thotë se lidhja e tyre nuk ka përfunduar kurrë. Atëhere Anmoli ia bën të qartë se të dy kanë partnerët e tyre respektivë dhe se ai është i dashuruar me gruan e tij, ndaj ajo duhet të heqë dorë sa më parë nga kjo këmbëngulje. Kur Anmoli ikën, Shivani i premton vetes së saj se do të bëjë të pamundurën “për t’ia hapur sytë Anmolit, i cili prej shtatë vjetësh po jeton një jetë të gënjeshtërt”. Vasundra dhe Koshalia vendosin t’i bindin Ragnin e Anmolin që të marrin pjesë në një konkurs kërcimi për çifte. Për këtë, ata kërkojnë ndihmën e fëmijëve, por megjithatë, Ragni nuk pranon dhe Anmoli është i vendosur për të pranuar çdo vendim që do të marrë ajo. Sakshi i kërkon Ragnit t’i japë leje të largohet nga shtëpia, por Ragni i thotë se ajo nuk duhet ta mendojë këtë, derisa të jetë vetë Ragni që t’ia thotë. Nga ana tjetër, Sakshi shokohet kur përballet me Tarunin në spital. Ai i kërkon të falur, por ajo tregohet shumë e ashpër me të dhe i kërkon të mos i dalë më përpara.
Shivani i tregon Ragnit për jetën e mëparshme të Anmolit, duke i thënë se dikur ai ishte një njeri i gjallë, që i pëlqente kërcimi e argëtimi dhe se tani është i lidhur në këtë sakrificë që po jeton dhe është thjesht një hije e karakterit të tij të dikurshëm. Kjo gjë e fut Ragnin në mendime dhe ajo bindet se duhet ta lërë Anmolin të lirë të jetojë jetën e tij. Shivani është e lumtur që plani i saj ka filluar të funksionojë. Aleku e merr Shlokun me vete në lokalin ku punon dhe këmbëngul që ai nuk duhet ta shtyjë më martesën e tij, por duhet ta bindë Shivanin që të martohen sa më parë. Ragni shikon se Sakshi është e trishtuar dhe e pyet se çfarë ka. Sakshi i tregon për…