Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Anjeza Branka: Këto janë pasojat e fiksimit!
Zbulohen sms-të e shkëmbyera mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, pas atentatit me vezë…
Dr. Argita Zalli: Dietë vetëm për katër ditë në muaj!

Zbulohen sms-të e shkëmbyera mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, pas atentatit me vezë…

Rama: “Ç’kemi Sali, si je? Edi Rama jam. Pa asnjë shenjë veze. Kam gjithë këto pasdite që i harxhoj duke u stërvitur për të shmangur vezët në seancat e tjera në parlament.”
Berisha: “Edvin Kristaq Rama, mor hajdut, kush ta ka dhënë numrin tim të telefonit?”
Rama: “Ma dha një shoqe që punon te Vodafoni. Kam një javë që e gënjej, i them “je shumë e bukur” dhe më në fund ma dha.”
Berisha: “Fshije shpejt se është ulje e madhe për mue të më shkruajë një hajdut ordiner.”
Rama: “Doktor, po të shkruaj për një arsye serioze. Dje, po bëja muhabet me Beqajn nëse domatja është frut, apo perim dhe si përfundim, mbërritëm në konkluzionin se po dhe dorëheqjen, unë do të të zëvendësoj me Andrea Stefanin.”
Berisha: “Ndërsa unë ty do të zëvendësoja me Sazan Gurin. Hahaha ta futa.”
Rama: “Aman, mos jep dorëheqjen se do na futësh në banjë me shpëlarje barku.”
Berisha: “Edvin, qetsohu Edvin, ju jeni qeveria e kapsllikut. Ti merrje nëpër mitingje Taulant Ballën e Koço Kokëdhimën që, me fjalimet e tyre ka dalë bark gjithë Shqipëria. Edvin, çuditem, si nuk paske dalë ti?”
Rama: “Ti Koços i merr pleshtat Sali, se e kam vëlla e shkuar vëllait.”
Berisha: “E shikon, Edvin? Sapo më konfirmove se edhe pse jeni hajdutë e vidhni lekë pa fund, nuk keni sensin e higjienës për të blerë një shampo kundra pleshtave. Ti ke gjet rehat për morrat dhe pleshtat, ke qethur kokën.”
Rama: “S’ka Sali, bjeri këmbës po deshe, tani është epoka e Olsave.”
Berisha: “Hajdut, ti dhe vllau yt jeni hajdutë. Ju deshët me vjedh edhe TVSH-në, por nuk ju lashë unë. Dhe nuk ju lë…”
Rama: “Sali, nuk e kisha fjalën për Olsin, por për Olta Xhaçkën…”
Berisha: “Madje edhe Kristaq Rama asht hajdut. Edhe gurët e kullës teme në Vuçidol i ka vjedh për të ndërtu skulpturat e veta. Unë do denoncoj nesër në Facebook se koka e Nënës Shqipëri në varrezat e Dëshmorëve të Kombit është bërë me gurin e banjës sime të katit të tretë në Vuçidol. Ky asht një skandal i madh kombëtar!”
Rama: “Mos harro të më dërgosh ndonjë copë muri ndonjëherë, kur të jem në studio, siç më dërgoi Lulushka jote vezën…”
Berisha: “Shko Edvin dhe lyeje studion e Sokol Ballës me ngjyra që t’u duket shqiptarëve Shqipëria vend më interesant për me jetue.”
Rama: “Vend më interesant do jetë po të japësh ti dorëheqjen.”
Berisha: “Unë dorëheqjen mund ta jap Edvin, por ti do të mbushësh brekët edhe sikur të ri ulur te divani në shtëpi duke parë filma me kukulla dhe ngrënë kokoshka.”
Rama: “Nuk do të të lënë Olsat o Sali.”
Berisha: “Prapë ma përmend vëllain tënd hajdut?! Ti nuk mund të rrish pa bërë biznese të fëlliqura me të…”
Rama: …..

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Anjeza Branka: Këto janë pasojat e fiksimit!

Next Post

Dr. Argita Zalli: Dietë vetëm për katër ditë në muaj!

Advertisement