Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Horoskopi 7 mars-13 mars
Zbulohen SMS-të dërguar Ramës pasi përkëdheli një qen endacak
Erion Veliaj: E vërteta e rritjes së taksës së karrikeve!

Zbulohen SMS-të dërguar Ramës pasi përkëdheli një qen endacak

qeniZbulohen sms-të që i janë dërguar Edi Ramës në telefon pasi publikoi në Facebook te rubrika “Photo of the day”, fotografinë e tij duke përkëdhelur një qen endacak. Të gjithë u prekën kur panë atë foto dhe shumë nga adhuruesit e bashkëpunëtorët e tij e morën në telefon, ose i dërguan mesazhe. Neve na kanë rënë në dorë të gjitha sms-të e dërguara në drejtim të Kryeministrit për këtë dhe po i paraqesim ato më poshtë:

Mirela Kumbaro: Shef Edi, kam 4 orë që po qaj qëkur pashë që kishe përkëdhelur atë qenin endacak. Vras mendjen, pse nuk më përkëdhel edhe mua? Edhe unë, gjynah jam…
Ilir Beqaj: Të keqen vllai, si pëllumb kë dalë tek ajo fotoja me qenin! Nigjo, unë them që të bojmë një check up edhe për qentë e ta japim me koncesion. E kam gjetur edhe fituesin. Si thua?
Ilir Meta: Nuk të dija të ishe aq romantik, hallall buka me qofte, i ke ndryshuar jetën atij qeni që ke përkëdhelur, flori.
Majlinda Bregu: Edi, numri yt është ky? Besoj të jetë i yti, se ia mora Niko Peleshit. Dua të them vetëm kaq për atë foton me qenin që kishe hedhur në Facebook: Uaaaaaaaaaaaa! Uaaaaaaaaaaaaaaa! Uaaaaaaaaaaaaaaaa!
Niko Peleshi: – Shef, më kërkoi Majlinda Bregu numrin tënd të telefonit… Po më dëgjove mua shef, nëse do që ta kërkojë numrin tënd edhe Grida Duma, hidh te rubrika “Photo of the day”, një foto me një tufë macesh.
Arben Ahmetaj: Për kokë të gocave, për kokë të mamit, për kokë të gruas, për kokë të babit, për kokë të gjyshes, për kokë të vezëve të skuqura që hëngra për mëngjes, tek ajo fotoja me qenin, o shef, dukesh si Nënë Tereza. Madje, dukesh akoma më i dhembshur se Nënë Tereza!
Eglantina Gjermeni: Na mallëngjeve, Edi me atë foto, ç’paske qenë?! Kjo është ngjarja më emcionuese këto 300 shekujt e fundit. Artist i vërtetë, përgëzime, shef Edi!
Taulant Balla: Rofsh ti, rroftë partia, rrofshin qentë e rrugës që përkëdhel shefi.
Erjon Veliaj: Shef, a mund ta vjedh idenë? Po mendoja tani që të dilja nesër në fotografi me kanarinat që më ka blerë mami.
Saimir Tahiri: Shef, ku i ke blerë ato këpucët që kishe dalë në foto me atë qenin? I dua një xhiro se dua të provoj tri ditë ushtrinë.
Ben Blushi: Kam një qen stani i cili ka nevojë urgjente për përkëdheljet e tua, të lutem bëje zemrën gur, Edi!
Sali Berisha: Më thuaj me kë rri, të të them se cili je!
Arbër Mazniku: Desha edhe unë me mjaftistët e tjerë të bënim foto te parku i liqenit me qentë e rrugës, po nuk na la Eljan Tanini me ata që protestojnë.
Fate Velaj: Shef, do të bëj një pikturë si puna e asaj fotografisë, po do të të nxjerr qenin duke të përkëdhelur ty nudo në plazh. Nam do të lëmë, o babam!
Erisa Spiropali: Edi, atë qenin dërgoje në doganë që të na ruajë kufirin!
Endri Fuga: Shef, atë foton që kishe dalë me qenin e kam vënë te rubrika “Photo of the day”, futu shikoje pak se ke marrë shumë like. Puç shef!

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Advertisement

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Horoskopi 7 mars-13 mars

Next Post

Erion Veliaj: E vërteta e rritjes së taksës së karrikeve!

Advertisement