Xhesika Ndoji, këngëtarja e njohur dhe përfolur shumë kohët e fundit, me siguri, është habitur nga pritja që ju bë në aeroportin e Athinës të shtunën. Në pritje të saj kishin dalë dhjetra fansa, madje shumë prej tyre me tufa lulesh të mëdha në duar. Në lartësinë e interesimit të fansave ishte edhe pritja e organizuar nga Agjensia e Spektakleve « Pepa », e denjë për yjet boterore: Në shërbim të këngëtares ishin, jo vetëm limuzina lluksoze, por edhe badiguardë të shërbimeve të specializuara. Interesimi për këngëtaren superseksi qe i madh edhe në ambjentet e hotelit Interkontinental ku ajo ishte sistemuar. Vazhdimisht në hollin e tij kishte fansa apo njerëz kuriozë që kërkonin të shikonin këngëtaren që ka qënë në faqet e para të gazetave kohët e fundit.
Vetë këngëtarja ju përgjigj më së miri këtij interesimi me performancën e saj të shtunën në darkë, kur mblodhi qindra e qindra artdashës që kënduan e kërcyen me të deri në orët e para të mëngjesit.