Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Vuaj nga psoriaza

– Kam psoriazi vulgaris në kokë dhe në shpinë, prej një viti tashmë. Kam bërë shumë vizita dhe kam marrë edhe mjekime, por asnjë nuk ka qenë e suksesshme gjer tani. A ka ndonjë ilaç tjetër si mund të hiqet, se kam frikë se do të më përhapet në gjithë trupin?

Dr. Albana Lufi, Ph.D në Dermatologji: – Psoriasis vulgaris është një sëmundje kronike, inflamatore, jo infektive, mjaft e përhapur. Është një sëmundje autoimune dhe për shfaqjen e saj ndikojnë jo vetëm faktorët gjenetikë, por edhe faktorë të tjerë si: Infeksioni. Për shembull, infeksionet streptokoksike të hapsirës së gojës dhe të rrugëve të sipërme respiratore (tonsilet, faringitet). Medikamentet: provokimi ose keqësimi i një psoriazisi mund të vijë nga përdorimi i një sërë medikamentesh, për shembull, kortikosteroidet, antiinflamtoret josteriode, betabllokuesit, faktorët endokrinë. Pikat kulmore të sëmundjes janë puberteti dhe menopauza. Ajo ka tendencë të përmirësohet gjatë shtatzanisë, por jo në të gjitha rastet. Dieta është gjithashtu një shkaktar. Mendohet se sëmundjen mund ta rëndojë edhe alkooli, hypokalcemia, streset dhe rrezet e diellit (në përgjithësi, rrezet kanë veprim të mirë në përmirësimin e sëmundjes, por rrezatimi i fortë diellor çon në acarimin e saj). Psoriazisi paraqitet me lezione erythemo-papuloze. Në fillim lind një njollë e vogël me ngjyrë të kuqe me kufij të prerë që shpejt mbulohet me skuama të bardha. Psoriazisi mund të prekë pjesë të ndryshme të trupit (bërrylat dhe gjunjët janë vendet më të zakonshme); kokën në kufirin midis ballit dhe flokëve dhe pjesët anësore të kokës; në palat e lëkurës, në pëllëmbët e duarve dhe në shojet e këmbëve; gjithashtu, psoriazisi prek edhe thonjtë. Mjekimi i psoriazisit është lokal dhe sistemik, siç është terapia lokale.

– Pacientët me psoriazis duhet të përdorin çdo ditë një emolient (krem zbutës) i cili ndihmon hidratimin e lëkurës duke parandaluar plasaritjen dhe gjithashtu, ndihmon në pakësimin e kruarjes. Trajtimi fillestar është pastrimi i pllakave psoriatike nga skuamat. Pra, përdoret acid salicilik 5 % që redukton sasinë e skuamave duke lehtësuar depërtimin e terapisë së mëtejshme. Kortikosteroidët lokalë të cilët nuk duhet të përdoren rregullisht më shumë se 4 javë. Analoge të vitaminës D3 normalizojnë proliferimin jonormal të keratinociteve. Terapia sistemike: Fototerapia (me rreze ultraviolet). Fotokimioterapia (PUVA). Kombinim i rrezeve ultraviolet me fotosensibilizues. Citostatiket: Metotrexati është më i përdorshmi në trajtimin e formave të rënda të psoriazit. Retinoidet sistemike Tigason, Neotigason. Ka efekt gjithashtu teratogeni, por nuk përdoret te gratë shtatzëna ose tek ato që kanë parashikuar shtatzaninë. Terapia sistemike përdoret në format kur psoriazisi prek sipërfaqe të mëdha të trupit dhe nëse e lejon gjendja e organizmit, pra, nëse ekzaminimet laboratorike specifike janë normale.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kam alergji nga ilaçet

Next Post

Vajzat kerkojen djem...

Advertisement