Jam një grua familjare 53 vjeçe kërkoj të njoh një person për lidhje sekrete. Për çdo gjë kuptohet sekret. Të jetë në Tiranë. Lini një numër telefoni që të flasim.
Jam Alba nga jugu 26 vjeçe e interesuar për një mashkull në Itali, Gjermani apo Greqi, të jetë serioz i divorcuar me kushte të mira. Jam e diplomuar serioze, kërkoj një person për lidhje të më marrë jashtë Shqipërisë. Lë nr. cel. 0694573494.
Klea 31 vjeçe me pamje dhe karakter të mirë, jetoj larg Shqipërisë me familjen, gjithashtu dhe punoj. Do më pëlqente të njihja një person familjar dhe të ndershëm, mundësisht të jetojë jashtë Shqipërisë. Kush ndjehet i sigurtë dhe dëshiron një familje normale dhe të formuar me dashuri atëherë të më shkruaj një adresë skypi ose nr. telefoni. Me respekt.
Pershendetje jam një vajzë 25 vjece caloj nga kemba jam 1.40 e gjat 50 kg. Jam nga Lushnja quhem Majlinda kerkoj nje djalë si vetja ose te kete qene i martuar per lidhje serioze. Mosha e djalit të jetë 30 gjer 35 vjeç. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë.
Jam një grua shtëpiake nga fshati i Tiranës 58 vjeçe, familjare. Kam dëshirë të kem një lidhje shumë sekrete dhe të qëndrueshme. Të interesuarit të jenë nga Tirana mosha 55 vjeçe e lart. Më lini një numër telefoni që të komunikojmë.
Jam një zonjë me origjinë nga jugu lindur dhe rritur në Tiranë, kërkoj një njeri për martesë ti ketë vdekur gruaja dhe të mos ketë njeri në ngarkim. Të jetë i moshës 62 vjeç, të ketë shtëpi të jetë mirë nga ekonomia. Nuk kërkoj të ketë miliona por të jemi në gjëndje të dy të përballojmë jetën pasi unë në jetë kam vuajtur. I premtoj dashuri, respekt dhe mirëkuptim gjer në vdekje. Për çdo gjë flasim nga afër. Pres përgjigje në gazetë. Alma.
Jam me banim prej shumë vitesh në Tiranë, dhe origjinë nga jugu, shumë e rregullt dhe e kompletuar në çdo drejtim, beqare nga pretendimet. Jam e interesuar vetëm për një lidhje serioze me një person që të jetë simpatik, me trup të rregullt me arsim të lartë, i sinqertë, korrekt, familjar, larg duhanit, alkolit dhe bixhozit, i respektueshëm dhe i përkushtuar ndaj meje mosha 45-52 vjeç. Për sqarime më të hollësishme ja lëmë takimit. Kush e gjen veten në këtë mesazh të lërë numër telefoni në gazetë.
Jam Lola nga Tirana, shumë e rregullt dhe e kompletuar në çdo drejtim. Jam e interesuar per lidhje serjoze me nje zotri te jet i kompletuar si un ne mardhenje pune dhe i paraqitshem. Mosha mbi 50 vjec. Faleminderit.
Përshëndetje! Jam simpatike dua të lidhem me një djalë të divorcuar nga jugu me banim në Tiranë ose jashtë shtetit mosha 40-48 vjec, të jetë shofer maune, i pashën simpatik i dashur, mysliman. I interesuari të lëre numer telefoni te gazeta ose të lëre adresë facebooku. Ju faleminderit për mirëkuptimin dhe respekte nga Zhadja.
Pershendetje. Jam X nga jugu, punoj ne arsim, e pafejuar me pare nga pretendimet, 46 vjece, me cilesi te mira e mbi te gjitha, me shume karakter. Do deshiroja te njihja nje njeri te mire, me cilesi shume te mira, me arsim te larte, me ekonomi te mire, mbi 175 te gjate, te krishtere, deri në moshen 53 vjec, te pamartuar më pare. Per më shume informacion lini ju numrin tuaj të telefonit në gazetë.
Jam një 44 vjeçare nuk tregoj për moshen që kam, jam shumë e mbajtur, do doja të njihja një mashkull për të krijuar familje. Dua të jetë punëtor, larg alkolit e veseve të këqia. Do preferoja të jetonte jashtë si në Amerikë, Angli, Kanada, Australi ose vendet perëndimore. Mosha e tij të jetë 47-53 vjeç.
Përshëndetje, jam një zonjë nga Tirana 57 vjeçe dua të njoh një zotëri të jetë deri në moshen 60 vjeç që jetonë vetëm. Të ketë shtëpi se unë jam me qera, e dua për bashkëjetesë se ashtu i kam hallet. Nuk e dua për interes, vetëm të jetë njeri i dashur dhe i respektueshëm që vitet që na kanë ngelur ti jetojmë ashtu siç duhet. Shpresoj do jetë njeri për mua jo për tallje. Për më shumë flasim nga afër. Me respekt Loti.
Përshëndetje, jam Katerina një vajzë 18 vjeçe nga Tirana që jetoj në Sauk. Kërkoj të lidhem me një djalë për qëllime serioze. Të interesuarit të lënë numër telefoni në gazetë për më shumë.