Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Lidhje të ndryshme...
Toka është krijuar nga përplasja me një planet tjetër
Kali dhe nusja

Toka është krijuar nga përplasja me një planet tjetër

Mendohet se Toka, ashtu siç e njohim ne sot, është krijuar pas një “përplasjeje të dhunshme” me Thian, 4.5 miliardë vjet më parë. Një embrion planetar, i quajtur Thia, afërsisht me madhësinë e Marsit apo të Tokës, supozohet të jetë përplasur me Tokën 4.5 miliardë vjet më parë, kur planeti ynë kishte vetëm 100 milionë vjet që ishte krijuar. Në këtë përfundim kanë arritur shkencëtarët e universitetit të Kalifornisë, UCLA. Edhe më parë mendohej se Thia dhe Toka ishin përplasur, por të dhënat e reja tregojnë se kjo nuk ishte një cekje anësore, por një përplasje ballore. Nga forca e impaktit ka rezultuar që Toka dhe Thia, pas përplasjes, kanë formuar një planet të vetëm, ku një copë është shkëputur dhe ka krijuar Hënën. Studiuesit studiuan shkëmbinjtë e Hënës nga të tre misionet Apollo dhe i krahasuan ato me shkëmbinjtë vullkanikë të gjetur në Havai dhe në Arizona. Për çudinë e tyre, nuk u gjetën ndryshime në izotopet e oksigjenit dhe u vërtetua se shkëmbinjtë kishin të njëjtën përbërje kimike.

Eduard Jungu, kryesuesi i studimit të ri dhe profesor në gjeokimi e kozmokimi në UCLA, tha: “Ne nuk shohim asnjë ndryshim mes izotopeve të oksigjenit në shkëmbinjtë e Tokës dhe Hënës. Ato nuk dallohen nga njëri-tjetri. Thia është bërë pjesë përbërëse e Tokës dhe Hënës dhe është shpërndarë mes tyre. Kjo shpjegon pse nuk shohim ndryshim të Thias në Hënë dhe në Tokë”. Sipas profesor Jungut, Thia ishte duke u rritur dhe ka gjasa të bëhej planet, nëse nuk do të ishte shkatërruar gjatë përplasjes. Studimi, i financuar nga Nasa e nga disa organizma të tjerë dhe i publikuar në gazetën “Shkenca”, gjithashtu, ka ngritur pyetje për origjinën e Tokës. Shkencëtarët thonë se ka gjasa që nga përplasja, uji të jetë zhdukur krejtësisht nga Toka, por një asteroid i pasur me ujë e ka goditur planetin tonë disa dhjetëra milionë vjet më vonë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Lidhje të ndryshme...

Next Post

Kali dhe nusja

Advertisement