- Çfarë seksi kanë spermatoizoidet:
- Mashkullor
- Femëror
- Ose mashkullor, ose femëror
- Nuk kanë asnjë lloj seksi.
- Sa gjatë jetojnë spermatozoidet pasi lënë trupin e një burri?
- 30-70 minuta
- 4-6 orë
- 2-5 ditë
- Nëse doni të prodhoni më shumë spermatozoide, duhet:
- Të relaksoheni dhe të shihni televizor.
- Të merreni me sport.
- Të bëni shëtitje të gjata me biçikletë.
- Në përbërjen e saj, sperma ka më shumë:
- Spermatozoide
- Proteina
- Uji
- Orgazma e një burri, shoqërohet patjetër me daljen e spermës:
- E vërtetë
- Gënjeshtër
- Sa herë duhet të ejakuloni për të mbushur një filxhan çaji me spermë?
- 7 herë
- 17 herë
- 70 herë
- A shkëlqen sperma në errësirë?
- Po
- Jo
- Sperma është një hidratant i mirë i lëkurës:
- Jo, ky është një mit.
- Po, ky është një fakt.
Përgjigjet
- Përgjigjja e saktë është d-ja.
Spermatozoidet në vetvete nuk kanë asnjë lloj seksi, por ato mund të kenë kromozomin X apo Y dhe zakonisht, numri i tyre është i barabartë. Ato që kanë kromozomin Y janë më të shpejtë, por nuk jetojnë shumë. Nëse doni të përcaktoni seksin e fëmijës suaj, nevojitet të fusni në punë teknologjinë serioze (dhe të kushtueshme) për të pasur më shumë spermatozoide me kromozomin Y (ose X).
- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Spermatozoidet mund të rrojnë disa ditë nëse ndodhen në trupin e gruas, por jashtë tij, ato nuk rrojnë shumë. Kështu, mos u shqetësoni se mund të ngelni shtatzënë nga njollat e thata në çarçafë, ose veshje. Edhe nxehtësia dhe klori i ngordhin spermatozoidet.
- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Në një studim, studentët që bënin të paktën 15 orë sport në javë kishin 73% më shumë spermatozoide sesa ata që bënin jetë sedentare. Por, këtu ka rëndësi edhe aktiviteti që do të zgjidhni. Nëse bëni më shumë se 300 km ecje me biçikletë në javë, gjithashtu, do të ulni numrin e spermatozoideve.
- Përgjigjja e saktë është c-ja.
Spermatozoidet përbëjnë vetëm 5% të spermës. Ajo gjithashtu përmban aminoacide, proteinë, sheqer dhe kripëra minerale.
- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Nëse ju nuk shihni spermë, ajo mund të jetë futur në fshikëzën e urinës. Kjo nuk është diçka e rrezikshme, por ju mund të këshilloheni me doktorin tuaj, ose një specialist urolog nëse doni të bëni fëmijë.
- Përgjigjja e saktë është c-ja.
Shumica e burrave prodhojnë ¾ e një luge çaji spermë gjatë një ejakulimi, por një burrë i hidratuar mirë dhe që nuk ka pasur orgazmë prej shumë kohësh, mund të prodhojë më shumë.
- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Sperma në vetvete nuk është fosforeshente, por, ashtu si lëngje të tjera të trupit (gjaku, djersa, pështyma dhe urina) pasqyron rrezet ultravjollcë ose “të zeza”, në mënyrë që ne mund t’i shohim. Për këtë arsye, spiunët britanikë e përdornin atë si bojë të padukshme gjatë Luftës së Parë Botërore. Tani, teknologjitë e reja përdorin lloje të ndryshme drite për të zbuluar shenja të tilla “biologjike” (për shembull, në skenën e një krimi), përfshi këtu edhe spermën.
- Përgjigjja e saktë është a-ja.
Me gjithë besimin popullor, nuk ka fakte që tregojnë se sperma luan një rol të tillë, bile, në raste të rralla, ajo mund të bëjë më shumë dëm sesa mirë. Proteinat e saj mund të shkaktojnë një reaksion të rrallë alergjik që shoqërohet me dhimbje, kruarje, djegie dhe enjtje. Meqë përbërja e spermës ndryshon nga njëri person te tjetri dhe nga njëri moment në tjetrin, alergjia ndaj spermës mund të ndodhë edhe me një partner afatgjatë.
10 gjëra që nuk i dinit për spermatozoidet
Në një lloj mënyre, spermatozoidet janë “burrat” e vezëve, pasi ata i “binden” rregullit: “Po u largove do të të ndjek nga pas. Po ika unë, më ndiq”. Mund të themi se ata janë këmbëngulës dhe nuk dorëzohen pa e “joshur” vezën e tyre, por ata janë edhe të pajisur me cilësi të tjera. Ja, 10 gjëra që nuk i dinit për spermatozoidet!
- Ata kanë GPS
Është e vërtetë, bishti i spermatozoideve, përveçse i ndihmon ato të lëvizin shpejt, është i pajisur me një “antenë” që i udhëheq lëvizjet e tyre deri në vendin e dëshiruar: Veza. Lind pyetja: A ka një zë që u thotë në fund të udhëtimit: “Ju keni arritur në destinacion!”?
- Ato janë llupëse
Spermatozoidet e duan shumë sheqerin dhe ushqehen veç me të. Sa më shumë sheqer të hajë partneri juaj (si fruta të ëmbla…), aq më “e këndshme” është sperma e tij. Ja një rast i mirë për t’i ofruar atij karamele me sheqer.
- Ato e urrejnë nxehtësinë
Nxehtësia është armiku i tyre më i madh, ashtu si kriptoniti për Supermenin. Një temperaturë e lartë i vret pak nga pak, ja pse testet ndodhen jashtë trupit (larg 37 gradëve celsius) dhe i mbrojnë spermatozoidet me një temperaturë që u afrohet 45 gradëve. Kjo vlen për të gjitha burimet e nxehtësisë: Banjoja, sauna, laptopi mbi gjunjë, bile edhe veshjet shumë të ngushta.
- Janë shumë punëtore
Spermatozoidet janë shumë punëtore, nuk ndalen kurrë. Ato nuk e njohin 48 orarëshin e punës!
- Janë një specie në zhdukje
Një burrë sot zotëron afro 50% më pak spermatozoide sesa para 50 vjetëve. Mbase e kanë fajin përparimet teknologjike (kompjuter, celular), që janë burime nxhetësie, ose moda e re e xhinseve tub?
- Atyre u pëlqen t’i thyejnë rregullat
Në vend që të ndjekin të njëjtin drejtim, ata notojnë kundër rrymës dhe zhvendosen në funksion të temperaturës. Megjithatë, ne vlerësojmë guximin e tyre, sepse në fund, nga 200 milionë spermatozoide, një i vetëm do të arrijë ta penetrojë vezën.
- Ata janë futur në epokën numerike
Studiues gjermanë kanë mundur të vendosin tuba mikroskopikë me ilaçe në brendësi të spermatozoideve. Me anë të magnetëve, ata arrijnë t’i drejtojnë drejt shenjës që duan. Si rezultat, ata kanë arritur të shërojnë disa zona të trupit zakonisht të paarritshme me metoda të tjera, bile edhe të pllenojnë vezë. Progresi është i pandalshëm.
- 100 milionë
Ky është numri i spermatozoideve që ndodhen në 1 mililitër spermë. Në momentin e ejakulimit, një burrë nxjerr 2-6 mililitra spermë, pra, 200-600 milionë spermatozoide.
- 70 ditë
Ky është numri i ditëve të nevojshme për prodhimin e spermatozoideve. Ky proces quhet spermatogjenezë.
- Ato kanë “frikë” nga vagina
Mund të duket e çuditshme, por vagina “i tremb” (për shkak të aciditetit që ka). Në fakt, ky aciditet (i pranishëm në të gjitha vaginat, pak a shumë e përqendruar në varësi të grave) mund t’i shkatërrojë. Për fat të mirë, spermatozoidet janë të pajisura me një mburojë mbrojtëse, që është lëngu i spermës.