Kemi shkruar për historinë e orgazmës dhe pozicionet seksuale që e lehtësojnë arritjen e saj, por edhe për grupet në të cilat ndaheshin gratë. Ajo që nuk kemi shkruar deri më sot është se si mund të arrihet orgazma pa bërë seks. Ja, cilat janë 4 prej këtyre mënyrave:
- Teshtima
Sipas revistës “Live Science”, ashtu si orgazma, edhe teshtima shkakton çlirimin e endorfinave. Gjithashtu, hunda bën pjesë në zonat më erogjene të njeriut. Këtu, mund të mos dilet në përfundimin se kënaqësia është e njëjtë, por ka shumë ngjashmëri. Përveç kësaj, ekziston edhe një mit që thotë se 7 teshtima rresht të sjellin orgazmën. Kjo nuk mund të jetë e rastësishme!
- Gjetja e një oferte shumë të mirë
Studiues të universitetit të Miçiganit dolën në përfundimin se nëse arrin të gjesh një ofertë të shkëlqyer, mund të provosh një kënaqësi të njëjtë me atë të orgazmës.
- Gjumi
Kur jeni në fazën REM të gjumit, shtohet presioni i gjakut në vaginë dhe në muskujt e legenit. Paralelisht, mendja juaj është pothuajse e fikur dhe kjo të bën të arrish në orgazmë. Në ndryshim nga burrat, gratë mund ta arrijnë orgazmën pa e prekur veten dhe pa parë ëndrra erotike.
- Fizkultura
Fizkultura intensive mund të të çojë në orgazmë. Kjo mund të arrihet sidomos me ushtrimet e barkut dhe me pompa, kur ato përsëriten shumë herë. Këtë e kanë deklaruar afro 40% e grave që morën pjesë në një studim, ndërsa 20% e tyre deklaruan se e kishin arritur këtë duke bërë joga. Ishin më të pakta gratë që e kishin arritur orgazmën me ngritje peshash, me biçikletë, apo me not.