Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Tavë me patate

 

 

Përbërësit

Advertisement

-1 kg patate

– 10 feta proshutë pa dhjamë

– 3 qepë

– mustardë e fortë

-½ filxhani me pana

-75 gramë djathë kaçkavall i grirë

– ½ gotë me qumësht

– kripë, piper, majdanoz

 

Përgatitja

Ziejini patatet në një tenxhere me ujë, por jo aq shumë sa të shpërbëhen. Qëroni e grini qepët dhe kavërdisini në një tigan me pak vaj ulliri, derisa të rreshken mirë. Priteni proshutën në kube të vogla dhe lyejeni me mustardë. Përzieni panën me djathin kaçkavall. Qëroni patatet dhe pritini në feta. Vëreni furrën të ngrohet në 220 gradë. Lyeni një tepsi me vaj apo gjalpë dhe radhisni një radhë me feta patatesh, mbulojeni këtë me gjysmën e përzierjes së proshutës dhe me gjysmën e qepëve. Hidhini kripë e piper. Shtroni një pjesë tjetër patatesh, qepësh e proshute dhe hidhini përsëri kripë e piper. Përfundojeni tavën me një shtresë përfundimtare patatesh, mbulojeni me përzierjen pana-djathë kaçkavall dhe hidhni sipër qumështin. Hidhni sipër kripë, piper e majdanoz dhe vëreni në furrë për 20-30 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Bateria e celularit do të karikohet një herë në javë

Next Post

Pinte për të duruar të keqen...

Advertisement