Je mashkulli i jetës sime, të lutem më kupto kur të them se të dua. Të lutem, më beso, je ëndrra e çdo vajze që do kishte në jetë. Të dua me gjithë shpirt, të dua me të vërtetë. Nga Xhelozja e Nardit
Sa shumë mall, sa dëshpërim, sa vuajtje, sa shumë dashuri ndjej për ty sonte, në këtë natë, i dashuri im. Sonte ëndrrat dhe kujtimet për ty i kam këtu grumbulluar në shpirtin tim, në zemrën time. Më beso ndihem e vetme në këtë botë të madhe e humbur si një e huaj ku në errësiren e harruar dhe e hidhur në nje qoshe pa skaj. Mes ëndrrash që dikur i pata, që jeta m’i ka ofruar një herë kur isha me ty, e ndjej veten të dëshiruar për pak çaste, e për pak ngrohtësi, e për shumë dashuri, tani në zemren time mbretëron acari që më ngriu zemren, e bëri akull! Sonte shoh një dorë që s’më bindet, shoh dy sy që të kerkojn, ty i dashuri im dhe ndjej një zemër që ndoshta s’më përket mua, ndjej dashuri që më përbin krejt trupin dhe pastaj shpirtin, mendimin, gjakun, nervat dhe çdo qelizë të qenies time. Ti ndoshta imagjinon çdo të thot të duash dikë në heshtje, në këtë largësi të mallkuar, të mendosh dhe të kalosh ditët përgjysëm.
Të jetosh çdo çast kur një pjesë e qenies tënde jeton larg dhe aq më keq, kur e di që s’të do. E ç’rëndësi ka për mua, veç ekzistencës tënde? Vetem një herë të jem me ty të qendroja një minutë, atëherë e kisha lutur Zotin që të vijë dhe le të më marrë në atë botën tjeter sepse asaj bote i takoj pa ty! K. & L.
Eh, sa e sa orë e ditë më ikin duke të menduar ty, netëve përpëlitem dhe ndiej shtrëngimin në zemër, lotët më rrjedhin pa pushim derisa bien rrezet e diellit mbi dritaret e dhomës sime, atëherë lotët teren nga ngrohtesia e rrezeve mbi fytyren time. Fytyra jote trazon çdo gjë në shpirtin tim, më ngacmon fantazinë. Ngado që po i hedh sytë, më duket se të shoh, shoh atë buzëqeshjen tënde magjepsëse ato buzë të ëmbla, ata sy të shkruar. Ngado që e hedh dorën të parfytyroj se të prek. Ca ti bëj tani shpirtit që të do pranë dhe s’të ka afer ohhhh Zot si nuk erdhe të ma marresh këtë shpirt që të mos vuaj m. Çfarë ti bëj zemrës që brenda saj qëndron vetëm ti? Ti që je i vetmi më rrënjën e mbijetesës së saj! Çfarë ti bëj syve që ndjejnë mall e duan të t’shohin dhe derdhin vetëm lot pa ndal! Çfarë ti bëj vetes sime që është dashuruar marrëzisht pas teje? Jam unë që të thërras me zë te shurdhër dhe vuaj brenda vetes këtë dashuri. Të dua me shpirt. Xh.
E dashuruar si sot do të mbetem pas teje përgjithmonë. Dhe nëse kam lënë diçka te ti, një ndjenjë të vogel dashurie apo respekti, të lutem mbroje, mos e fshij nga kujtesa jote. Unë do të të dua deri në përjetësi vetëm ty dhe këtë fjalë do ta mbyll brenda në shpirtin dhe kurrë s’do ta tradhtoj veten time. Nëse do të më marrë malli për ty, do ta gjej, ta shkruaj në skutat e kujtimeve të mia që i ruaj të pastra!
E filloj kete leter që ta shkruaj për ty, me fjalet me te embla te zemres dhe shpirtit tim te lenduar. Ne keto çaste kur e shkruaj ndjehem e emocionuar, me merzi, pikëllim dhe vuajtje te pafund brenda zemres sime, dhe me lot te pa ndalë ne syt e mi te permalluar per nje dashuri. Kur nuk do te mundem tia fal vetes nese diçka gabova me ty, e nuk po di gje çka beri ndryshim te madh ne mes nesh, kur nuk desha te lendoj as veten time. Laura.