Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Makina dhe përleshja
Nëse ndodh kështu… jeni lidhur me njeriun e gabuar!
I kullon veshi

Nëse ndodh kështu… jeni lidhur me njeriun e gabuar!

Ju jeni një grua e bukur, keni shumë gjëra për të ofruar dhe një jetë të ndërtuar me mundime shkallë pas shkalle. Atëherë, kur vjen puna për të zgjedhur njeriun e jetës, pse pranoni dikë që është nën pritshmëritë tuaja? Ka ardhur koha të mos i nënvlerësoni sukseset tuaja, të mos heshtni për nevojat që keni dhe të mos u përshtateni të tjerëve. Nëse doni të krijoni një lidhje, atëherë më mirë të zgjidhni dikë për të cilin ia vlen të harxhoni kohë dhe energji, përndryshe nuk ia vlen fare. Kështu pra, nëse po bëni ndonjë nga gabimet e mëposhtme, përgatituni për një ndarje të paevitueshme.

 

  1. Ju rrini gjithë kohën duke i ngritur moralin

Ne të gjithë kemi periudhat kur nuk ndjeheni mirë dhe kemi nevojë për mbështetje, por të harxhosh gjithë energjitë e tua për t’i ngritur moralin dikujt, me kalimin e kohës bëhet e lodhshme. Nëse ai nuk mund ta motivojë veten pa ndihmën tuaj, atëherë ai nuk bën për lidhje. Si mund të kesh një lidhje të lumtur dhe të shëndetshme me një person që nuk motivon veten?

Advertisement

  1. Ju i pranoni komentet e tij seksiste se është i bukur

Që në takimin e parë, ai ju thotë se keni “gjoks të bukur”? Më fal, çfarë?!

  1. Ndjeheni në ankth me të pranë

Fluturat në stomak janë të ëmbla, por nëse ju mblidhet stomaku lëmsh, kjo është histori tjetër.

  1. Ai është dembel në takime

Mbase ditët kur burrat vinin në takime me lule kanë kaluar më vakt e me kohë, por gjendja është e dëshpëruar nëse një djalë të dërgon një sms të tillë: “Do të takohemi shpejt e shpejt sonte?” për takimin e parë! Supozohet që kjo është koha kur ai duhet të tregojë më të mirën nga vetja dhe, një mesazh i tillë do të thotë se kjo është gjithçka që ai mund t’ju ofrojë.

  1. Ai i ndryshon premtimet e tij

Një ditë ai thotë se do të angazhohet seriozisht dhe ditën tjetër, se do që t’i merrni gjërat shtruar. Lidhjet serioze duhet të bëjnë përpara me një ritëm normal dhe qëndrueshmëria në premtime është e rëndësishme, sidomos kur bëhet fjalë për ndjenjat.

  1. Ju i ulni sukseset tuaja, për të mbrojtur egon e tij

Nëse nuk jeni të dy në një rang karriere, të paktën ai duhet të jetë krenar për faktin që ju keni punuar shumë për të arritur qëllimet tuaja. Nëse ai ndjehet i pasigurt për suksesin tuaj, mbase duhet të frymëzohet që të punojë më shumë vetë. Në realitet, ai duhet të ndihet krenar dhe jo ziliqar për sukseset tuaja.

  1. Ju po përpiqeni ta ndryshoni

“Kjo gjë mund të ndryshohet”, është një frazë e zakonshme të cilën mund ta keni dëgjuar në shoqëri. Edhe nëse mund ta ndryshoni, pse duhet të humbisni kohë dhe energji të çmuar për të krijuar versionin e një burri më të mirë? Po, ne të gjithë mund të ndikojmë dhe të frymëzojmë njëri-tjetrin, por ndryshimi i vërtetë vjen nga dikush që e ka kuptuar se mund të bëjë më mirë dhe do vërtet të bëjë më mirë, jo nga ju që e bëni në vend të tij. Nëse djali është i lumtur ashtu si është dhe ju vazhdimisht doni të ndryshoni, ai do të ndiejë se ju nuk e doni ashtu siç është dhe kjo gjë do ta lëndojë e ta shtyjë të kërkojë një grua që e bën diçka të tillë.

  1. Ju shtireni në lidhje me lidhjen

Nëse ju kërkoni një lidhje serioze, të martoheni dhe të bëni fëmijë, atëherë duhet të jeni patjetër të ndershëm për këtë. Nëse bini dakord që të keni një lidhje joserioze me dikë, ndërkohë që ajo që doni është një lidhje serioze, jo vetëm që nuk do të shkoni asgjëkundi, por do të ndjeheni edhe e zhgënjyer.

  1. Ju i bindeni presionit të orës biologjike

Është e vështirë të duash fëmijë, kur në fakt je beqare dhe ndjen presionin e kohës, por është fakt se të bësh dhe të rritësh fëmijë me dikë, për të cilin nuk jeni e sigurt, nuk është e drejtë për askënd nga ju, bile as për fëmijët që mund të keni. Nëse doni një fëmijë, mund të bëni një fëmijë, por të bëni një fëmijë me një burrë vetëm sepse ai është burrë, kjo është një ide e keqe.

  1. Ju përdorni fjalë të bukura për të përshkruar një sjellje të keqe

Ju mund të keni një marrëdhënie thjesht rastësore, por që ju e quani “lidhje”. Në këtë rast, do të dilni ju e humbur dhe e lënduar…

  1. Fjalët e tij nuk shoqërohen me vepra

Shumë njerëz thonë fjalë të bukura (duke përfshirë edhe frazën “të dua”). Është bukur të dëgjosh fjalë të bukura, por nëse ju ndjeni një mospërputhje mes asaj që ai thotë dhe asaj që bën, atëherë duhet të mbyllni veshët dhe të hapni sytë. Sa e bindur do të ishit nga fjalët e tij nëse do t’i kushtonit vëmendje kohës, kujdesit, respektit dhe dashurisë që ai tregon për ju?

  1. Ju duroni sjellje që nuk ju bëjnë të ndiheni mirë

Ju dhe vetëm ju jeni përgjegjëse për të përcaktuar qartë kufijtë e durimit dhe për t’u larguar prej kujtdo që nuk i respekton ato.

  1. Ju prisni pa fund

Kur nuk është momenti i duhur, nuk është dhe duhet pritur, por nëse ju rrini e prisni pa fund, ndërkohë që ai peshon pro-të dhe kundra-t e qëndrimit me ju, ose edhe më keq, nuk ju merr fare në konsideratë, në fund do të ngeleni e lënduar.

  1. Ju mendoni se do të përmirësohet… herën e dytë

Njerëzit mund të ndryshojnë, por nëse ai është treguar egoist, i papjekur, ose mashtrues herën e parë, ju po rrezikoni shumë nëse i jepni një shans të dytë. Vetëm mbajini sytë hapur dhe jini e përgatitur të merrni përsipër përgjegjësinë, nëse gjërat nuk funksionojnë kësaj here.

  1. Ai është i mirë “teorikisht”

Keni ndërmend ta kaloni gjithë jetën tuaj me dikë që “është i mirë teorikisht”?

  1. Ju e bindni veten se budallallëqet e tij kanë kuptim

Ai nuk i ka kthyer përgjigje sms-së suaj dhe nuk ka ardhur përsëri në takim sepse e zuri gjumi në divan? Mos vuan gjë nga narkolepsia? Nëse diçka nuk ka kuptim, nuk ka dhe pikë!

  1. Ai mundohet t’ju mbajë sekret

Një burrë që është serioz, të bën pjesë të jetës së tij. Ju takoni miqtë e tij, ai tuajët; nuk ju ka bërë bllok në Facebook dhe nuk e ka problem që të tjerët e dinë ekzistencën tuaj.

  1. Ju prisni prej tij të plotësojë listën tuaj të burrit ideal

Askush nuk është i përkryer, as ai, as ju. Është bukur të mendosh për Enrike Iglesiasin seksi dhe të nxehtë, por në realitet, ne duhet të lidhemi me qenie njerëzore të papërkryera, që përpiqen të japin më të mirën nga vetja.

  1. Ai nuk është i gatshëm të bjerë në kompromis

Marrëdhëniet janë një rrugë me dy kalime ku të dy partnerët duhet të marrin dhe të japin. I vetmi njeri që ngjan ekzaktësisht me ju jeni ju dhe nëse njëri nga ju të dy mendon se të biesh në kompromis nuk është e pranueshme në lidhje, kjo është një shenjë që tregon se dikush nuk është i pjekur sa duhet për të krijuar një marrëdhënie serioze.

  1. Ju nuk jeni vetvetja në praninë e tij

Nëse juve ju duhet ta fshihni fytyrën tuaj të vërtetë në shkëmbim të dashurisë së tij, atëherë ai nuk bën për ju.

  1. Ai ka frikë nga dashuria

Ju i tregoni anën më të mirë dhe të afërt të vetes dhe ai frikësohet. Sa më shumë t’i shfaqni ju dashurinë, aq më shumë trembet ai. Tërhiquni dhe ai do të afrohet! Kjo lojë tërhiq e mos këput është lënduese për të dy dhe sa më shumë të jepni ju, aq më pak do të vlerësohet. Ne duhet të duam veten tonë në mënyrë që të pranojmë dashurinë e dikujt tjetër dhe këtë gjë duhet ta bëjnë edhe partnerët tanë.

  1. Ai është egoist

Ne të gjithë mund të jemi përqendruar te vetja, por nëse ai mendon vetëm për veten, nevojat, dëshirat, frikërat dhe pikëpamjet e veta, nuk ka më vend për ju në lidhje.

  1. Ai nuk e di ç‘kërkon nga jeta

Si mund të ndërtoni një jetë të përbashkët dhe të keni vlera dhe qëllime të njëjta në jetë nëse ai nuk e di çfarë do dhe cili është drejtimi që do të marrë?

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Makina dhe përleshja

Next Post

I kullon veshi

Advertisement