Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Meteoriti vret një shofer autobusi në Indi

 

Një shofer autobusi është vrarë dhe tre njerëz të tjerë janë plagosur nga një meteorit në Indi. Nëse konfirmohet rënia e këtij meteoriti, kjo do të ishte vdekja e parë nga mbeturinat që bien nga qielli në afro 200 vjet!

Shpërthimi i ndodhur në fakultetin e inxhinierisë, në juglindje të shtetit indian të Tamil Nadusë, ka lënë një krater të vogël dhe ka thyer xhamat e dritareve. Kryeministrja e shtetit, Jayalalithaa Jayaram, tha se meteoriti ra brenda oborrit të universitetit. Një person pësoi dëmtime serioze dhe vdiq gjatë rrugës për në spital. Familjes së viktimës i është dhënë një shpërblim 1300 euro. Shoferi i autobusit po rrinte në një vend me bar afër mensës së universitetit kur u godit, ndërsa u plagosën edhe dy kopshtarë dhe një student. Në skenë u gjend një gur blu i errët, që ngjante me një diamant. Zyrtarët e qeverisë në fillim menduan se ishte një shpërthim i shkaktuar nga disa mbeturina eksplozivësh që ishin përdorur për ndërtim, por nuk u gjetën shenja të kësaj. Një zyrtar lokal tha se nuk u gjendën prova të materialit eksploziv, ndaj u mendua se duhet të ishte një meteorit, gjë që  nuk është konfirmuar 100%, pasi një ekip i Institutit Indian të Astrofizikës pritet të vizitojë sitin për të marrë mostrat. Drejtori i shkollës tha: “Ishte një tingull të cilin nuk e kishim dëgjuar më parë. Nuk kishte erë, as zjarr, asgjë”.

Advertisement

Vdekja e fundit nga meteoriti ka ndodhur në vitin 1825. Simon Guduin, një ekspert astrofizikan i universitetit të Shefildit, në Angli, tha se vdekjet nga meteoriti janë të rralla, sepse shkëmbinjtë zakonisht digjen kur kalojnë nëpër atmosferën e Tokës, ose bien në oqean dhe në vende të humbura. Në vitin 2013, një meteorit shpërtheu mbi Rusinë qëndrore, duke shkaktuar rënien e një shiu të zjarrtë mbi një zonë të gjerë dhe duke krijuar një valë ajri të fuqishme që theu xhamat e dritareve, dëmtoi ndërtesat dhe plagosi 1200 njerëz.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kuriozitete mbi Shën Valentinin

Next Post

Bateria e celularit do të karikohet një herë në javë

Advertisement